Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: 40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:04 am

Falėnderimi i takon All-llahut, Atė e falendėrojmė dhe prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Kėrkojmė nga Zoti qė tė na mbrojė nga tė kėqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atė qė e udhėzon All-llahu, s’ka kush e humbė dhe atė qė e humbė s’ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s’ka tė adhuruar pėrveē All-llahut, i cili ėshtė Njė i pa rival dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.




Shtėpia ėshtė begati
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“All-llahu ua ka bėrė shtėpiat e juaja vendbanim”
Ibni Kethiri rahimehull-llah , gjatė tefsirit tė kėtij ajeti thotė: “All-llahu tebareke ve teala pėrmend begatitė e Tij qė ia ka dhuruar robit; prej kėtyre begative ėshtė edhe shtėpia qė ėshtė vend ku banojnė, mbrohen dhe nė tė cilėn kanė shumė dobi”.
Vallė ēdo tė thotė shtėpia pėr ne? A nuk ėshtė shtėpia vendi ku hamė, pimė, flejmė, pushojmė dhe kemi marėdhėnie bashkėshortore!? A nuk ėshtė vendi ku tubohemi me familjen tonė? A nuk ėshtė vendi ku mbrohet gruaja?
All-llahu i Plotfuqishėm thotė:
"Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj..."(El-Ahzab:33)
Nėse shikon gjendjen e njerėzve qė nuk kanė shtėpi, tė cilėt jetojnė rrugėve ose nėpėr parqe, ose nwse shikon gjendjen e refugjatėve tė cilėt jetojnė nėpėr kampe tė ndryshme, kupton begatinė e shtėpisė. Gjithashtu e kupton rėndėsinw e shtėpisė dhe se ēfarė ērregullimi buron nga mosposedimi i shtėpisė kur tė dėgjosh dikė duke thėnė: nuk kam vendqėndrim tė caktuar, njė ditė flej tek fulani, ditėn tjetėr nė kafeteri, nė park ose nė bregdet; rrobat gjithmonė i mbaj me vete.
All-llahu xhel-le xhelaluhu hebrenjtė prej fisit Benu Nadir i dėnoi duke ua marrė kėtė begati dhe duke i nxjerur prej shtėpiave tė tyre. E tregon kėtė duke thėnė:
{
"Ai ėshtė qė nė dėbimin e parė i nxori prej shtėpive tė tyre ata nga ithtarėt e librit, tė cilėt nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do tė dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t'i mbronin prej ndėshkimit tė All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe nė zemrat e tyre hodhi frikėn ashtu qė me duart e veta dhe me duart e besimtarėve rrėzonin shtėpitė e tyre; pra merrni mėsim o ju tė zotėt e mendjes"!(El-Hashr: 2)
Ē’e stimulon muslimanin pėr t'i dhėnė rėndėsi pėrmirėsimit tė shtėpisė
Njė: Mbrojtja e vetvetes dhe familjes prej zjarrit tė xhehennemit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"O ju qė besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėj tė rreptė e tė ashpėr qė nuk kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar". (Et-Tahrim: 6)
Dy: Pėrgjegjėsia e madhe qė ka bariu (pėrgjegjėsi) i shtėpisė para All-llahut subhanehu ve teala Ditėn e gjykimit.
Pejgamberi ? thotė:
(
"All-llahu i Lartėsuar do ta pyetw ēdo bari (pėrgjegjės) pėr tufėn qė e ka pasur nėn pėrgjegjėsinė e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa tė pyetet njeriu pėr anėtarėt e shtėpisė sė vet".Hadithi ėshtė hasen, tra. Ibni Hibbani.
Tre: Pasiqė shtėpia ėshtė vendi ku mbrojmė veten, jemi tė qetė prej tė kėqiave dhe ėshtė vendi ku duhet ndejtur muslimani gjatė kohės sė fitnes, atėherė duhet dhėnė rėndėsi tė ndejturit nė shtėpi, ngase Muhammedi ? thotė:
"Xhenneti qoftė pėr atė qė e mbisundon gjuhėn, i mjafton shtėpia e vet dhe pėr atė qė qan mėkatin e vet". Hadithi ėshtė hasen, tra. Taberaniu.
Muhammedi ? thotė:
"Atė qė bėn njėrėn prej kėtyre pesw veprave, All-llahu i Lartėsuar do ta 40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Yesjė: atė qė viziton njė tė sėmurw, atė qė del pėr tė luftuar, atė qė hyn tek imami (kryetari) pėr ta ndihmuar dhe madhėruar dhe atė qė rri nė shtėpi, njerėzit janė rehat prej tij por edhe ai ėshtė rehat prej njerėzve". Tra. Ahmedi.
Muhammedi ? thotė:
"Shpėtimi i njeriut gjatė kohės sė fitneve (sprovimeve) ėshtė tė rrijw nė shtėpinė e vet". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibn Ebi Asimi nė librit e tij Es-sunneh.
Muslimani mund tė sheh dobinė e kėsaj ēėshtjeje nė kohė tė vetmisė, nė kohė kur nuk do tė mund t'i ndryshojė shumė vepra tė kėqija, nė kėtė rast shtėpia i bėhet vendbanim nė tė cilin e mbron veten prej veprės sė ndaluar dhe shiqimit tė ndaluar, gjithashtu mbron familjen e vet nga lakuriqėsia, kurse fėmijėt nga shoqėria e keqe.
Katėr: Njerėzit pjesėn mė tė madhe tė kohės sė tyre e kalojnė nė shtėpi, sidomos kur ėshtė shumė nxehtė ose shumė ftohtė, kur bie shi, pasi tė kryejnė punėn dhe pas mėsimit. Pėr kėtė shkak kėtė kohė (qė kalojnė nė shtėpi) duhet harxhuar nė vepra me tė cilat ėshtė i kėnaqur All-llahu, pėrndryshe do ta harxhojnė kėtė kohė nė gjėra tė ndaluara (haram).
Pesė: Shtėpia ėshtė faktor i rėndėsishėm pėr ndėrtimin e shoqėrisė Islame, ngasa qėliza kryesore e shoqėrisė ėshtė shtėpia. Ēdo shtėpi ėshtė njė tullė nė shoqėri, nėse kėto tulla janė tė mira, kjo shoqėri do tė bėhej aq e fortė saqė do t’u qėndronte ballė armiqėve tė All-llahut, nė tw do tė pėrhapej e mira dhe do tė ndalohej e keqja.
Kjo shtėpi mund tė nxjerė burra qė do tė pėrmirėsojnė hallin e shoqėrisė. Vetėm prej shtėpive tė tilla mund tė dalin thirrės shembullorw, kėrkues tė diturisė, muxhahidė tė sinqertė, femra tė ndershme, nėna edukatore...etj.
Pasiqė kjo temė qenka kaq e rėndėsishme,e shtėpitw tona janė pėrplot gjėra negative, atėherė parashtrohet pyetja:
Cilat janė mjetet pėr pėrmirėsimin e shtėpive?
Pėrgjigje e kėsaj pyetje janė kėto kėshilla qė do t'i pėrmend mė poshtė. Lusim All-llahun e Lartėsuar qė kėto kėshilla t’u bėjnė dobi muslimanėve dhe ta orijentojw mundin e bijve muslimanw kah ringjallja e rolit tė shtėpisė nė shoqėritė e tyre!
Kėto kėshilla kanė tė bėjnė me dy gjėra:
a) arritja e dobisė, qė personifikohet nė tė urdhėruarit nė tė mirė dhe
b) largimi i dėmeve, qė personifikohet nė ndalimin nga veprat e kėqija.
Pėrbėrja e shtėpisė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Kėshila e parė: Ta zgjedhėsh mirė gruan   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:04 am

Kėshila e parė: Ta zgjedhėsh mirė gruan
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"Dhe martoni tė pamartuarat dhe robėrit e robėreshat qė janė tė ndershėm dhe tė ndershme. Nėse janė tė varfėr, All-llahu i begaton nga mirėsitė e Tij, All-llahu ėshtė Bujar i madh, i Gjithwdijshėm". (En-Nur: 32)
Pronari i shtėpisė duhet tė zgjedhė grua tė mirė, e cila duhet t'i posedojė disa kushte, tė cilat i ka treguar Muhammedi ?:
1- “Gruaja martohet pėr katėr gjėra: pėr pasurinė e saj, pėr ate se i takon familjes sė ndershme, pėr bukurinė e saj dhe pėr fenė e saj. Zgjidhe ate qė ka fe, tė lumshin duart!” Tra. Buhariu dhe Muslimi
2- “Tėrė bota ėshtė kėnaqėsi, kurse kėnaqėsia mė e mirė nė kėtė botė ėshtė gruaja e mirė”. Tra. Muslimi
3- “Secili prej jush le tė ketw zemėr falėnderuese, gjuhė pėrmendėse (qė pėrmend All-llahun shumė) dhe grua besimtare, e cila e ndihmon nė veprat pėr ahiret”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheja.
4- Nė transmetimin tjetėr qėndron “dhe grua tė mirė, e cila e ndihmon nė ēėshtjet e kėsaj bote dhe nė ēėshtjes e fesė. Kurse kjo ėshtė thesari mė i mirė qė posedojnė njerėzit”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Bejhakiu
5- “Martoni ato tė cilat i doni dhe tė cilat lindin, ngase unė do tė krenohem me numrin tuaj tė madh nė Ditėn e Ringjalljes para pejgamberėve tjerė!” Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi
6- “Martohuni me beqare, se ato japin mė shumė fėmijė, kanė gojė tė ėmbėl dhe kėnaqen mė pak”, nė transmetimin tjetėr qėndron “dhe mė pak tradhtojnė”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibni Maxheja
Ashtu siē ėshtė gruaja e mirė njėra prej katėr kėnaqėsive tė kėsaj bote, ashtu ėshtė gruaja e keqe njėra prej fatėkeqėsive tė kėsaj bote, siē thotė Pejgamberi ?:
“Prej lumturisė ėshtė gruaja e mirė, e cila kur e shiqon tė pėlqen, kur mungon prej saj je i sigurtė nė te dhe nė pasurinė tėnde. Kurse nga fatkeqėsia ėshtė gruaja, e cila kur e shiqon, tė dėshpron, flet kundwr teje dhe kur mungon prej saj, nuk je i sigurtė nė te dhe nė pasurinė tėnde”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibni Hibbani.
Pėrballė kėsaj medoemos duhet tė dihet gjendja e djalit, i cili i ofron vajzės muslimane martesė, kurse pėlqimi duhet tė ndodhė duke patur parasysh kėto kushte:
“Nėse ju vjen (pėr fejesė) ai, me moralin dhe fenė e tė cilit jeni tė kėnaqura, martohuni me tė. Nėse nuk e bėni kėtė atėherė ndodhė ēorodi dhe ērregullim i madh nė tokė”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibn Maxheja.
Pėr gjithė kėtė qė e thamė duhet tė pyetet mirė dhe tė mblidhen informata tė sakta, me qėllim qė tė mos rrėnohet shtėpia e cila do tė ngrihet me martesėn e kėtyre dy ēifteve.
Burri i mirė dhe gruaja e mirė ndėrtojnė shtėpi tė mirė, ngase toka e mirė jep fryte tė mira, kurse toka e keqe jep fryte shumė rėndė ose nuk jep aspak



Kėshilla e dytė : Mundohu ta pėrmirėsosh gruan
Nėse gruaja ėshtė e mirė, atėherė duhet lavdėruar All-llahun pėr kėtė begati, mirėpo nėse ndodhė qė gruaja tė mos jetė e mirė, atėherė pronari i shtėpisė e ka pėr detyrė tė mundohet qė ta pėrmirėsojė. Kjo mund tė ndodhw nė kėto raste:
a) Burri ėshtė martuar me grua jofetare, ngase nė kohėn e martesės edhe ai nuk ka qenė fetar i madh;
b) Burri ėshtė martuar me njė grua jofetare me shpresė se do tė pėrmirėsohet, ose
c) ėshtė martuar nga presioni i anėtarėve tė shtėpisė.
Nė kėto raste burri duhet tė mundohet qė ta pėrmirėsojw gruan e vet. Normalisht nuk duhet harruar se udhėzimi ėshtė nė Dorė tė All-llahut, All-llahu ėshtė Ai qė Udhėzon. Duke u nisur nga ky fakt, njė begati prej begative tė All-llahut ndaj Zekerijasė ėshtė fjala e All-llahut: “dhe ia pėrmirėsuam bashkėshorten e tij”. (El-Enbija: 90) Ky pėrmirėsim ka tė bėjė edhe me trupin edhe me fenė e saj. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotė: Ishte sterile, nuk lindte, e pastaj lindi. Kurse Atau radijall-llahu anhu thotė: Fliste shumė e All-llahu e pėrmirėsoi.
T'i pėrmendim disa metoda pėr pėrmirėsimin e gruas:
1) Duhet dhėnė rėndėsi pėrmirėsimit tė ibadetit tė saj ndaj All-llahut.
2) Duhet munduar qė ta ngritėsh (rritėsh) imanin e saj me kėto gjėra:
a) Nxite nė namaz nate
b) Nxite qė tė lexojė Kur'an
c) Mėsoja pėrmendėsh disa dhikre qė janė tė caktuara pėr disa kohė dhe pėr disa raste (siē ėshtė dhikri i mėngjesit dhe mbrėmjes, dhikru gjatė daljes prej shtėpisė etj.)
d) Nxite tė jepė sadaka
e) Nxite tė lexojė literaturė Islame
f) Nxite tė dėgjojw kaseta tė dobishme, ligjerata qė i shtojnė njohuritė e saja fetare dhe ligjerata qė ia rrisin imanin
g) Zgjidhi asaj shoqe fetare dhe bėja tė mundėshme tė ndėrlidhin marėdhėnie shoqėrore dhe tė vizitohen mes vete
h) Largoji tė kėqijat prej saj dhe mbylli tė gjitha dritaret e sė keqes, duke e larguar prej shoqeve dhe vendeve tė kėqija.
Besimi nė shtėpi


Kėshilla e tretė: Bėje shtėpinė vend ku pėrmendet Zoti
Muhammedi ? thotė:
"Shembulli i shtėpisė nė tė cilėn pėrmendet All-llahu dhe shtėpisė, nė tė cilėn nuk pėrmendet All-llahu, ėshtė sikur shembulli i tė gjallit dhe tė vdekurit". Tra. Muslimi
Pra, medoemos duhet bėrė shtėpinė vend ku pėrmendet All-llahu, pa marrė parasysh llojin e dhikrit, qoftė dhikėr me zemėr, me gjuhė, ose falje e namazeve, lexim i Kur'anit, pėrkujtim i lėndėve tė sheriatit ose lexim i librave tė ndryshėm.
Sot, sipas hadithit tė lartėpėrmendur, shumė shtėpi tė muslimanėve janė tė vdekura, ngase nw to nuk pėrmendet All-llahu. Pėrkundrazi, nė shtėpitė e muslimanėve sot, dwgjohet muzika (zėri i shejtanit), tė marrurit nėpėr gojė, shpifja, pėrgojimi etj! Shtėpitė tona janė pėrplot mėkate, siē ėshtė pėrzierja e burrave me gratė, ecja shpluar para farefisit qė nuk ėshtė mahrem, ose para fqiut etj.
A thua vallė si mund tė hyjnė melekėt nė kėto shtėpi!?
Pėr kėtė duhet ngjallur shtėpitw tona duke pėrmendur All-llahun.



Kėshilla e katėrt: Bėjeni shtėpinė tuaj vend adhurimi
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
“Ne i thamė Musait dhe vėllait tė tij t'i bėni vend nė Egjipt popullit tuaj, shtėpitė tuaja t'i: bėni faltore (kible) e ta falni namazin rregullisht dhe pėrgėzoi besimtarėt”. (Junus: 87)
Ibni ‘Abbasi radijall-llahu anhu, gjatw komentit tė kėtij ajeti, thotė: Janė urdhėruar qė shtėpitw e tyre t'i bėjnė xhamia. Kurse Ibni Kethiri thotė: "Siē duket, e Zoti e di mė mirė, kur u shtua sprovimi nga Faraoni dhe populli i tij, e u ngushtuan mundėsitė, u urdhėruan tė falin namaz shumė, siē thotė All-llahu xhel-le shanuhu: “O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me namaz”. (El-Bekare: 153). Kurse nė hadith, tė cilin e transmeton Ebu Davudi me sened hasen qėndron: "Kur e shqetėsonte ndonjė send Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem falte namaz"
Kjo qė thamė sqaron rėndėsinė e adhurimit nė shtėpi, sidomos nė kohė kur muslimanėt janė tė dobėt, e nuk mund tė falen haptazi para kafirėve.
I tillė ka qenė mihrabi (dhoma) i Merjemes, e cila dhomėn e saj e kishte bėrė vend adhurimi. All-llahu xhel-le shanuhu, pėr kėtė thotė: "Sa herė qė Zekerija hynte nė Mihrabin (dhomėn) e saj, gjente tek ajo ushqime..." (Ali Imran: 37)
As’habėt, radijall-llahu anhum, i jepnin rėndėsi tė madhe faljes sė namazit nė shtėpi, kuptohet namazeve nafile, sunneteve.
Njė gjė tė tillė argumenton ky tregim. Transmetohet nga Mahmud ibn Rebi' El-Ensariu radijall-llahu anhu se I'tban ibn Maliku, i cili ishte as’hab i Pejgamberit ?, ishte Ensari dhe kishte marrė pjesė nė betejėn e Bedrit, njė ditė shkoi te Pejgamberi ? dhe i tha: O Pejgamber i All-llahut! Unė jam imam i popullit tim, mirėpo mė ėshtė dobėsuar shiqimi, ashtu qė kur bie shi, lugina qė ėshtė ndėrmjet meje dhe tyre mbushet me ujė, dhe pėr kėtė shkak nuk mund tė shkoj nė xhaminė e tyre e tua falė namazin. Kam dėshirė, o Resulull-llah qė tė vish e tė falesh nė shtėpinė time, qė kėtė vend ta bėj vendfalje. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha: "Do ta bėj njė gjė tė tillė, insha-All-llah. "Thotė I'tbani: Pas dreke erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe Ebu Bekri. Kėrkoi leje Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e unė i dhash leje (pėr tė hyrė nė shtėpi). Pasiqė hyri nė shtėpi nuk u ul, por tha: "Nė cilin vend tė shtėpisė sate dėshiron tė falem?" Tha (I'tbani): drejtova gishtin nė njė drejtim tė shtėpisė. U drejtua kah kibla, mori tekbir dhe filloi tė falet, kurse ne rėnditėm saffat dhe u falėm pas tij. I fali dy rekate, pastaj dha selam".Transmeton Buhariu.
Ibni Haxheri duke pėrmendur dobitė e kėtij hadithi thotė: "Nė kėtė hadith ka argument pėr caktimin e njė vendi nė shtėpi pėr t’u falur. Kurse sa i pėrket ndalimit tė caktimit vend nė xhami, sipas hadithit qė e transmeton Ebu Davudi ka tė bėjw nėse kjo vepėr bėhet me syfaqėsi. Gjithashtu nga ky hadith mwsohet se pėrcaktimi i njė vendi pėr t’u falur nuk konsiderohet vakėf, as qė i mvishen rregullat e vakėfit, edhe pse quhet mesxhid".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Kėshilla e pestė: Edukimi fetar nė familje   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:05 am

Kėshilla e pestė: Edukimi fetar nė familje
Transmetohet nga Aisheja radijall-llahu anha, e cila thotė:"Pejgamberi ? falte namaz nate, kurse kur fillonte tė falė namazin e vitrit thoshte: "Oj Aishe, ngrehu dhe fale vitrin". Tra. Muslimi
Muhammedi ? thotė:
“E mėshiroftė All-llahu njeriun, i cili ngrihet pėr tė falur namaz nate dhe e zgjon edhe gruan e tij pėr tė falur, e nėse ajo refuzon, e stėrpikė fytyrėn e saj me ujė". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi dhe Ebu Davudi.
Duhet nxitur gratė nė shtėpi qė tė japin sadaka, ngase kjo vepėr e rritė imanin, gjithashtu ėshtė vepėr nė tė cilėn Pejgamberi ? ka nxitur, duke thėnė:
"Gra! Jepni sadaka, ngase ju kam parė se jeni pjesa mė e madhe e banorėve tė xhehennemit". Tra. Buhariu.
Prej ideve tė mira nė kėtė kontekst ėshtė vėndimi i njė kutie, nė tė cilin ēdo antar i familjes do tė vėndonte vullnetarisht tė holla, tė cilat pastaj do t’u shpėrndahen tė varfėrve dhe atyre qė kanė nevojė. Gjithė kjo shumė e cila tubohet nė kėtė sanduk do tė jetė pronė e atyreve qė kanė nevojė.
Nėse gjindet nė shtėpi kush agjėron ditėt e bardha (dita e trembėdhjetė, katėrmbėdhjetė dhe pesėmbėdhjetė e ēdo muajit hixhrit), tė hėnėn dhe tė ejntėn, ditėn e nėntė dhe tė dhjetė tė muajit Muharrem (Tasuan dhe Ashuranė), ditėn e Arafatit, kjo do tė jetė nxitės qė antarėt tjerė tė familjes ta kenė shembull kėtė individ nė jetėn e tyre.


Kėshilla e gjashtė: : Dhėnia rėndėsi dhikreve dhe sunneteve qė kanė tė bėjnė me shtėpinė.
Pėr shembull:
Pėrmendja e All-llahut gjatė hyrjes nė shtėpi
Transmeton Imam Muslimi nė Sahihun e Tij se Pejgamberi ? thotė:
"Kur tė hyjė njeriu nė shtėpi dhe ta pėrmendė emrin e All-llahut gjatė hyrjes dhe gjatė ngrėnies, shejtani thotė: s’keni as vend pėr tė fletė e as darkė pėr tė ngrėnė, kurse nėse hyn dhe nuk e pėrmendė emrin e All-llahut, shejtani thotė: gjetėt vend pėr tė flejtur, e nėse nuk e pėrmendė emrin e All-llahut gjat ngrėnjes, shejtani thotė: gjetėt vend pėr tė flejtur dhe pėr tė ngrėnė darkė". Tra. Imam Ahmedi dhe Muslimi

Pėrmendja e All-llahut gjatė daljes prej shtėpisė
Transmeton Ebu Davudi nė Sunenin e tij se Pejgamberi ? thotė:
"Kur tė del njeriu prej shtėpisė dhe tė thotė: "Bismil-lah, tevekeltu a'lall-llah, ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah (Me emėr tė All-llahut, nė All-llahun mbėshtetem, askush s’ka mundėsi dhe forcė pėrveē All-llahut), i thuhet: tė mjafton; u udhėzove, tė mjafton kjo nga vėshtirėsitė dhe u mbrojte, dhe largohet nė kėtė rast shejtani nga ky, kurse shejatni tjetėr i thotė: ē'mund t'i bėsh njeriut qė ėshtė udhėzuar, nuk ka vėshtirėsi dhe ėshtė i mbrojtur". Hadithi ėshtė sahih.
Misvaku
Transmeton Imam Muslimi nė Sahihun e tij nga Aisheja radijall-llahu anha, e cila thotė:
"Pejgamberi ? kur hynte nė shtėpi gjėja e parė qė bėnte ishte pėrdorimi i misvakut"



Kėshilla e shtatė: Leximi i pandėrperė i sures Bekare nė shtėpi me qėllim qė tė largohet shejtani
Pėr kėtė temė ka disa hadithe:
Resulull-llahu ? thotė:
"Mos i bėni shtėpiat e juaja varre, ngase shejtani ikė nga shtėpia nė tė cilėn lexohet sureja Bekare". Tra. Muslimi
Muhammedi ? thotė:
"Lexoni suren Bekare nė shtėpitė tuaja, ngase shejtani nuk hyn nė atė shtėpi qė lexohet sureja Bekare". Hadithi ėshtė sahih, tra. Hakimi
Muhammedi ? duke treguar vlerėn e dy ajeteve tė fundit tė sures Bekare dhe ndikimin e tyre nė shtėpi thotė:
"All-llahu i Lartėsuar ka shkruar Librin 2000 vjet para se t’i krijojė qiejt dhe tokėn, kurse Ai ka qenė nė Arsh (fron) dhe i zbriti dy ajete me tė cilat pėrfundoi suren Bekare. Nė atė shtėpi qė lexohen kėta dy ajete tre ditė, shejtani nuk i afrohet asaj shtėpie". Hadithi ėshtė sahih, tra. Tirmidhiu, Nesaiu dhe Hakimi.


Kėshilla e tetė: Mėsimi i anėtarėve tė shtėpisė
Kjo vepėr ėshtė farz pėr tė pronarin e shtėpisė dhe ai duhet realizuar kėtė farz nė shenjė dėgjueshmėrie ndaj All-llahut, i cili thotė:
"O ju qė besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt..." (Et-Tahrim: 6)
Nė kėtė ajet bazohet domosdoshmėria e tė mėsuarit dhe edukimit tė anėtarėve tė familjes, duke i urdhėruar nė tė mirė dhe duke i ndaluar nga e keqja.
Dėshiroj t’u paraqes disa thėnie tė mufesirėve rreth kėtij ajeti, qė t’u bėhet mė e qartė detyra e pronarit tė shtėpisė:
Katadeja rahimehull-llah thotė: "I urdhėron tė respektojnė All-llahun, i ndalon nga tė bėrit mėkat. Ai vet t'i veprojė urdhėrat e All-llahut dhe t’i urdhėrojė anėtarėt e familjes nė kėto urdhėra dhe t’u ndihmojė nė realizimin e kėtyre urdhėrave, kurse nėse tek ata sheh ndonjė mėkat, atėherė duhet t'i largojė nga ky mėkat dhe t'i kritikojė pėr kėtė gjė".
Dahaku dhe Mukatili thonė: "Muslimani e ka pėr detyrė qė t’ua mėsojė familjes sė vet, farefisit dhe shėrbėtorėve, veprat qė ua ka bėrė obligim All-llahu dhe veprat qė ua ka ndaluar".
Aliu radijall-llahu anhu thotė: "Mėsoni dhe edukoni (anėtarėt e familjes)". Kurse Taberiu rahimehull-llah thotė: "Detyrė e kemi t’ua mėsojmė fėmijėve dhe grave tona fenė, veprat e mira dhe moralin e lartė".
Nėse Pejgamberi ? ka urdhėruar qė t'i mėsojmė robėreshat, atėherė edhe mė parė do tė ishte obligim t’i mėsojmė gratė dhe fėmijėt tonė.
Imam Buhariu nė Sahihun e tij njė kaptinė tė tėrė ka titulluar: "Kaptina: Mėsimi i burrit gratė dhe robėreshat e tij", pastaj ka pėrmendur hadithin e Pejgamberit ?, ku thotė: "Tre lloj njerėzish kanė nga dy shpėrblime: ...dhe njeriu i cili ka poseduar robėreshė dhe tė cilėn e ka edukuar mirė dhe e ka mėsuar mirė, e pastaj e ka liruar dhe e ka martuar. Ky person ka dy shpėrblime".
Ibni Haxheri rahimehull-llah duke komentuar kėtė hadith thotė: "Titulli i kaptinės pėrputhet me hadithin qė ka pėrmendur mė poshtė sa i pėrket robėreshės me teks, kurse sa i pėrket gruas me analogji, pasiqė mėsimi i farzeve tė All-llahut dhe sunneteve tė Pejgamberit ? familjes qė janė tė lirė ėshtė mė e rėndėsishme se mėsimi i kėtyre ēeshtjeve robėreshės".
Njeriu duke pasė parasysh se ėshtė shumė i zėnė me punėn e tij ose me detyrat qė i ka, mund tė harojė ta caktojė njė kohė, nė tė cilėn do t’ia mėsonte familjes sė vet ēeshtjet e fesė. Mirėpo rrugėdalje pėr kėtė ėshtė caktimi i njė dite pėr takim tė pėrgjithshėm me antarėt e familjes, bile edhe pėr farefisninė mė tė gjerė, me qėllim mėsimi. Tė gjithė i informon pėr kėtė takim, kurse prezentimi le tė bėhet i domosdoshėm pėr atė qė ka dėshirė tė jetė i pranishėm, kėshtu do tė praktikonim atė qė ka vepruar Pejgamberi ?.
Imam Buhariu rahimehull-llah nė Sahihun e tij thotė: "Kaptina: A t’u caktohet grave njė ditė pėr mėsim?" pastaj pėrmend Hadithin qė transmeton Ebu Seid El-Hudriu radijall-llahu anhu, i cili thotė: Njė ditė disa gra Pejgamberit ? i thanė: Burrat na fituan, na cakto njė ditė (pėr mėsim). Pejgamberi ? iu premtoi njė ditė, nė tė cilėn u takua me to. Nė kėtė ditė i kėshilloi dhe i urdhėroi (nė vepra tė mira)".
Ibni Haxheri rahimehull-llah thotė: "Nė transmetimin e Sehl Ibn Ebi Salihut, i cili transmeton nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejreja radijall-llahu, qėndron: "Pejgamberi ? u tha: "Takimi ynė ėshtė te shtėpia e filanes. Ata erdhėn te kjo shtėpi, e Pejgamberi ? u mbajti fjalim".
Nga ky hadith mund tė kuptojmė: lejohet mėsimi i grave nė shtėpi, kujdesin e as’habėve pėr tė fituar dituri dhe se forcat e davetēiut nuk duhen tė orijentohen vetėm kah burrat, por duhet pėrfshirė edhe gratė me programin e tij.
Ndoshta ndonjė lexues thotė: Ja. Caktuam njė ditė pėr tė mėsuar dhe informuam familjen, mirėpo si tė fillojmė? Ēka tu ofrojmė nė kėto tubime?
Si pėrgjigje i propozoj njė planprogram tė thjeshtė nė tė cilin mund tė mbėshtetet gjat marjes sė mėsimeve nė kėto tubime:
1-Nė lėndėn e tefsirit: Tefsiri i Ibni Sa'dit, i quajtur "Tejsirul-Kerimir-Rahman fi tefsiri Kelamil-Mennan", ėshtė 7 vėllime dhe ėshtė i lehtė. Nga ky tefsir lexon ndonjė sure dhe komentin e saj ose ndonjė ajet dhe komentin e tij.
2-Nė lėndėn e hadithit: "Rijadus-salihin"- libėr qė pėrmbledhė hadithe. Ēdo tubim lexon disa hadithe me njė koment tė shkurtėr. Pėr kėtė mund tė mbėshtetesh gjithashtu nė librin "Nuzhetul-Muttekin", i cili pėrmbledh komentin e kėtij libri.
3-"Husnul-Usveti bima thebet anil-lahi ve anir-resulihi fin-nisveh", i dijetarit Siddik Hasen Han. Gjithashtu me rėndėsi ėshtė qė t'i mėsohet gruas disa vėndime tė fikhut, siē janė rregullat e pastėrtisė, rregullat e menstruacionit, rregullat e namazit, zekatit, agjėrimit dhe haxhxhit (nėse ka mundėsi tė shkojė nė haxhxh). Duhet mėsuar asaj rregullat e ngrėnies, pirjes, veshmbathjes dhe zbukurimit. Duhet mėsuar asaj dhjetė rregullat e fitres (natyrshmėrisė), vendimin e sheriatit mbi muzikėn, fotografitė etj. Normalisht duhet dhėnė rėndėsi qė tė mirren kėto rregulla nga burimet e sakta, siē janė fetvatė e dijetarėve Abdul-Aziz ibn Bazit, Muhammed Salih ibn Uthejminit dhe dijetarėve tjerė qė mbėshteten nė argument, pa marrė parasysh a janė kėto fetva tė shkruara ose tė inēizuara nė kaseta.
Nė kėtė hyn edhe pėrkujtimi i antarėve tė familjes mbi kohėt e ligjeratave qė i ligjerojnė dijetarėt dhe kėrkuesit e diturisė nėpėr xhamia dhe pėrkujtimi i antarėve tė familjes pėr ditėt e caktuara pėr vizitimin e panaireve tė librit nga ana e grave, normalisht duke pasė parasysh kushtet e sheriatit



Kėshilla e nėntė: Bėn bibliotekė islame nė shtėpinė tėnde.
Prej ēėshtjeve qė i ndihmojnė antarėve tė familjes nė mėsimin e tyre dhe qė i ofron rast pėr ta kuptuar fenė mirė dhe pėr tė vepruar sipas rregullave tė sheriatit ėshtė bėrja e njė biblioteke islame nė shtėpi. S'ėshtė patjetėr tė ėshtė e madhe, mirėpo me rėndėsi ėshtė zgjedhja e mirė e librave dhe vėndosja e tyre nė vėnd tė pėrshtatshėm, nė vėnd qė i nxit antarėt e familjes pėr t'i lexuar kėta libra.
Kjo bibliotekė mund tė vendoset nė dhomėn e ndejės, nė dhomėn e fletjes, nė dhomėn e mysafirėve, me rėndėsi ėshtė tė jetė nė vend praktik pėr antarėt e familjes.
Nga pėrsosmėria e bibliotekės (e All-llahu don pėrsosmėrinė) ėshtė qė biblioteka tė pėrmbajė libra, tė cilat vlejnė pėr tė studiuar lėmi tė ndryshme, libra tė cilat edhe do tu bėjnė dobi fėmijėve nė shkollė por edhe antarėve tjerė tė familjes. Kjo bibliotekė duhet tė posedojė libra edhe pėr tė mėdhenj edhe pėr tė vegjėl. Gjithashtu ėshtė mirė qė kjo bibliotekė tė posedojė libra, tė cilat u jipen dhuratė musafirėve, shokėve, fėmijėve, vizituesve tė familjes etj. Pastaj duhet dhėnė rėndėsi qė botimi tė jetė tėrheqės, tė jenė tė pėrpunuar dhe cenzuruar nė aspektin e hadithit.
Pėr tė formuar bibliotekė shtėpie mund tė pėrfitosh nga panairet e librit, normalisht pasiqė tė konsultohesh me ata qė marrin vesh kėtė lėmi.
Duhet rregulluar librat sipas tematikės me qėllim qė tė lehtėsohet gjetja e librit tė duhur nė kohė tė caktuar. Pastaj mirė ėshtė qė njėri prej antarėve tė familjes tė bėjė bibliografinė e librave sipas abecedės dhe bibliografi kronologjike, mė qėllim qė ta lehtėsojnė gjetjen e librit tė nevojshėm.
Normalisht pas kėsaj qė thash shumica prej jush do tė pyesin pėr emrat e librave islame qė duhet poseduar?
Si pėrgjigje po i propozoj kėta libra:
Tefsir: "Tefsiri i Ibni Kethirit",...etj.
Hadith: "Sahihul-Kelimit-Tajjibi" (Fjala e bukur), "Rijadus-Salihin" me komentin e tij "Nuzhetul-Mutekin", " Sahihul-Buhari",...etj.
Akide: "Fethul-Mexhid" (Ky libėr ėshtė koment I librit “Libri i monoteizmit” me cenzurė tė haditheve nga ana e Abdul-Kadėr Arnautit), "A'lamus-Sunnetil-Menshure" i Hakemiut, (ky libėr ėshtė pėrpunuar nė disa ligjerata tė inēizuara nė 15 kaseta),...etj.
Fikh: "Zadul-Meadi" i Ibn Kajjim El-Xhevziut, "Sifetus-Salatun-Nebijji" i Muhammed Nasirud-din Albanit (ky libnėr ėshtė pėrkthyer nė verzion tė shkurtėruar),...etj.
Ahlak: "Tezkijetun-Nufus",... etj.
Histori dhe biografi: "Er-Rehikul-Mehtum" i Mubarekfurit,...etj
Ekzistojnė edhe disa libra tė mirė tė autorėve bashkėkohor, siē janė librat e Sejid Kutbit, "Islami fe e ardhmėrisė", "Kjo fe", "Shenjat nė rrugė" etj, librat e Muhammed Kutbit, siē janė "Minhexhut-Terbijetil-Islamije" (Metodologjia e edukatės islame) dy vėllime, "Vakiunal-Muasir" (Realiteti yn bashkėkohor), "Shikimi Islam i gjendjes sė botės bashkėkohore" (ėshtė duke u pėrkthyer), etj. Disa libra tė Ebul-A'la El-Mevdudit, librat e ebul-Hasen En-Nedeviut, librat e dr. Omer Eshkarit, librat e Selman Udes, librat e Nasir El-Omerit, etj.
Kėto tituj qė u pėrmendėn janė vetėm shembuj, ngase ka shumė libra dhe broshura qė janė tė dobishme e qė ne nuk i kemi pėrmendur kėtu ngase nuk kemi hapėsirė dhe nuk ėshtė vendi kėtu. Mirėpo mbetet detyrė e muslimanit qė tė pyetė dhe tė konsultohet me dijetarė dhe kėrkues tė diturisė me pėrvojė pėr librat qė ka dėshirė t'i blejė dhe me to tė mbush bibliotekėn e tij shtėpiake.


Kėshilla e dhjetė: Bė nė shtėpi njė bibliotekė audio kasetash
Kasetofoni mund tė pėrdoret pėr tė mirė ose pėr tė keqe. Mirėpo muslimani duhet tė mendojė se si mund ta shfrytėzojė kėtė mjet nė gjėra nė tė cilat ėshtė i kėnaqur All-llahu?
żPėr ta realizuar kėtė qėllim duhet bėrė njė biblioteke audio kasetash, bibliotekė e cila do tė pėrmbajė disa kaseta me lexime tė Kur'anit, disa ligjerata tė dijetarėve, hoxhallarėve dhe hatibave, sepse dėgjimi i kasetave,nė tė cilat ėshtė inēizuar ndonjė lexim i ndikueshėm prej imamėve qė lexojnė gjat namazeve ka ndikim pozitiv tek antarėt e familjes; do tė ndikojė nėpėrmjet domethėnieve tė ajeteve tė lexuara, do t'u mundėsojė qė mė lehtė tė mbajnė mend ato ajete qė i dėgjojnė, nga shkaku qė pėrsėriten shumė ose do ta zėvendėsojė dėgjimin e muzikės me dėgjim tė Kur'anit, duke mos lejuar qė nė veshėt dhė gjoksin e tyrė tė pėrzihen Fjala e Rahmanit dhe fyejt e shejtanit.
Kasetat nė tė cilat gjenden fetva tė hoxhallarėve eminent ndikojnė nė ngritjen e vetėdijes fetare tek anėtarėt e familjes, nga kėto kaseta mėsojnė shumė rrėgulla dhe vendime tė sheriatit, pėr tė cilat kanė nevojė ēdo ditė. Propozojmė qė prej kasetave tė cilat duhet dėgjuar tė jenė kasetat e Shejh Abdul-Aziz ibn Bazit, Shejh Muhammed Nasirud-din Albanit, Shejh Muhammed Salih ibn Uthejminit, Shejh Salih Feuzanit, e hoxhallarėve nė fenė dhe diturinė e tė cilėve nuk dyshojmė.
Muslimani medoemos duhet t'i jepė rėndėsi anės nga e cila merr fetvanė, ngase kjo fetva ėshtė fe dhe pėr kėtė duhet shiquar nga e marrim kėtė fe. Fetvaja miret nga ai qė ėshtė i mirė, i devotshėm, bazohet nė hadithe sahihe, nuk ėshtė ekstrem nė ndonjė medhheb, por pason argumentin, ėshtė mesatar, as nuk ėshtė shumė rigoroz e as shumė tolerant, ky ėshtė i dijshmi tė cilin duhet pyetur, siē thotė All-llahu xhel-le shanuhu: "Ai ėshtė Mėshiruesi. Pėr kėtė pyet ndonjė shumė tė dijshėm". (El-Furkan: 59)
Pastaj ėshtė e nevojshme qė tė dėgjohen kasetat e atyre qė mundohen ta zgjojnė kėtė ummet nga gjumi, qė mundohen tė urdhėrojnė nė tė mirė dhe tė ndalojnė nga e keqja, ngase kjo ka rėndėsi tė madhe nė ndėrtimin e personalitetit tė njė individi nė familjen muslimane.
Kaseta tė kėtij lloji ka shumė dhe janė tė pėrhapura me tė madhe ashtu qė s’ka nevojė tė pėrmenden.
Gjithashtu kemi vėrejtur se kasetat pėr fėmijė kanė ndikim tė madh tek fėmijėt tanė; atyre u mėsojnė disa sure tė vogla tė Kur’anit, u mėsojnė dhikret e mėngjesit dhe mbrėmjes, u mėsojnė disa rregulla Islame, u mėsojnė disa kaside tė dobishme etj.
Kasetave duhet bėrė rafte tė mira dhe duhet vėnduar nė vend ku do tė jetė lehtė tė pėrdoren, kurse nė tė njejtėn kohė nuk do tė jenė pranė fėmijėve.
Kasetat e mira duhet tė pėrhapen me tė madhe duke i dhuruar njerėzve ose duke ua dhėnė vetėm pėr t'i dėgjuar.
Pasiqė gruaja shumicėn e kohės e kalon nė kuzhinė, ėshtė mirė qė kasetofoni tė gjindet nė kuzhinė, me qėllim qė ajo ta shfrytėzojė kohėn e vet maksimalisht pėr pėrfitimin e diturisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Kėshilla e njėmbėdhjetė: Ftuarja e njerėzve tė mirė dhe dije   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:05 am

Kėshilla e njėmbėdhjetė: Ftuarja e njerėzve tė mirė dhe dijetarėve pėr t’ju vizituar nė shtėpi
"Zoti im, mė fal mua dhe prindėrit e mi, dhe ata qė hyjnė nė shtėpinė time duke qenė besimtarė, edhe besimtarėt e besimtaret, ndėrsa mizorėve mos u shto tjetėr pos shkatrrim". (Nuh: 28)
Hyrja e besimtarėve tė mirė nė shtėpi ia shton dritėn (nurin) shtėpisė, kurse biseda dhe dialogu me to i mėson antarėt e familjes shumė gjėra, se bartėsi i parfumit ose tė jep parfum qė tė parfumosesh, ose blen prej tij ose sė paku nuhat erė tė mirė nga ai. Dėgjimi i kėsaj bisede nga fėmijėt, vėllezėrit, prindėrit, gratė (pas perdes) u bėn dobi dhe mėsojnė. Pastaj hyrja e tė mirit nė shtėpinė tėnde nuk lė vend pėr tė hyrė i keqi.




Kėshilla e dymbėdhjetė: Mėsoi vendimet e fesė qė kanė tė bėjnė me shtėpinė
1-Falja e namazit nė shtėpi:
Pejgamberi ? sa i pėrket burrit thotė:
“Namazi mė i mirė i njė personi ėshtė namazi qė e fal nė shtėpi, pėrveē farzit”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.
E sa u pėrket farzeve, ato duhet falur nė xhami, pėrveē nėse ka ndonjė arsye.
Pejgamberi ? thotė:
"Namazi vullnetar (qė falet) nė shtėpi ėshtė mė i vlefshėm se namazi vullnetar (qė falet) para njerėzve, ashtu siē ėshtė vlera e namazit me xhemat nė krahasim me namazin nė vete". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibn Ebu Shejbe
Kurse sa i pėrket gruas, mė mirė pėr te ėshtė qė tė falet nė vende sa mė tė fshehura, ngase Pejgamberi ? thotė:
"Namazi mė i mirė i gruas ėshtė nė brendėsi tė shtėpisė sė saj". Hadithi ėshtė sahih, tra. Taberaniu.
2-Mos tė bėhet dikush tjetėr imam nė shtėpinė e pronarit tė shtėpisė dhe tė mos ulet nė vendin e tij pėrveē se me lejen e tij
Pejgamberi ? thotė:
"Nuk bėhet imam dikush tjetėr nė pronėn e tij, as qė ulet dikush nė vendin e pronarit tė shtėpisė pėrveē se me lejen e tij". Hadithi ėshtė Sahih, tra. Tirmidhiu.
Dmth. askujt nuk i jipet pėparėsi para pronarit tė shtėpisė edhe pse musafiri mund tė jetė mė i ditur se pronari i shtėpisė, ashtu si nuk i jipet pėrparėsi dikujt ne xhami para imamit tė xhamisė. Gjithashtu nuk lejohet qė dikush tė ulet nė vendin e posaēėm pėr tė pronarin e shtėpisė.
3-Kėrkimi i lejės
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpi tė huaja pa kėrkuar leje dhe pa i pėrshėndetur njerėzit e saj. Kjo ėshtė mė mirė pėr ju nė mėnyrė qė tė merrni mėsim. Por nėse nuk gjeni aty asnjė, atėherė mos hyni nė to derisa t'ju jepet leje, e nėse ju thuhet kthehuni, ju pra kthehuni. Kjo ėshtė mė e ndershme pėr ju. All-llahu di ēdo gjė qė veproni ju". (En-Nur: 27-28)
"Nė shtėpi hyni kah dyert e tyre". (El-Bekare: 189)
4-Lejohet hyrja nė ato shtėpi qė nuk banon askush,duke mos kėrkuar leje, nėse aty brenda ka diē tė veten, siē ėshtė shtėpia (dhoma) e caktuar pėr musafirė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"Nuk ėshtė pėr ju ndonjė mėkat, nėse hyni nė shtėpi tė pabanuara, nė tė cilat keni ndonjė pėrfitim. All-llahu e di atė qė e shfaqni haptas dhe atė qė e mbani fshehtė". (En-Nur: 29)
5-Nuk ėshtė mėkat tė hash nė shtėpinė e shokut ose farefisit dhe nė atė shtėpi, ēelėsin e tė cilave e posedon,nėse pronarėt e shtėpisė nuk e urrejnė njė gjė tė tillė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"Nuk ėshtė mėkat pėr tė verbėrin, pėr tė ēalin, pėr tė sėmurin, as pėr ju vetė, tė hani nga shtėpitė tuaja ose nga shtėpitė e etėrve tuaj, shtėpitė e nėnave tuaja, shtėpitė e xhaxhallarėve, tė hallave, tė dajėve tuaj, shtėpitė e tezeve tuaja ose tė atyre qė jua kanė besuar ēelėsat e tyre, ose (nė shtėpitė) e miqve tuaj. Mund tė hani bashkarisht ose veēmas, nuk ėshtė mėkat". (En-Nur: 61)
6-Duhet tė urdhėrohen fėmijėt dhe shėrbėtorėt qė mos tė hapin dhomėn e fletjes sė prindėrve pa leje nė kohėn e gjumit.
Dmth. para namazit tė sabahut, pas namazit tė drekės (ky pushim quhet kajlule) dhe pas namazit tė jacisė, me qėllim qė mos tė shohin gjėra qė nuk duhet parė. Nėse sheh ndonjė send pa dėshirė nė kohėt tjera, i falet ngase ata janė prej anėtarėve tė shtėpisė, rėndė ėshtė t'i ndalosh tė qarkullojnė.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
"O ju tė cilėt besuat, ata tė cilėt i keni nė pronėsinė tuaj (shėrbėtorėt) dhe ata qė nuk kanė arritur moshėn e pjekurisė, duhet tė kėrkojnė leje prej jush (pėr tė hyrė tek ju) nė tri kohė: para namazit tė sabahut, nė kohė tė drekės kur i hiqni rrobat tuaja (pėr tė pushuar) dhe pas namazit tė jacisė, qė tė tri kėto kohė janė kur ju nuk jeni tė veshur. Pos atyre tri kohėve nuk ėshtė mėkat as pėr ju as pėr ata, tė vizitoni njeri tjetrin, ngase ata janė nė shėrbimin tuaj. Kėshtu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu ėshtė i Dijshėm, i Urtė". (En-Nur: 58)
7-Ndalohet shiqimi nė shtėpitė e huaja pa leje.
Muhammedi ? thotė:
"Kush shiqon nė shtėpi tė huaj pa leje dhe ja nxjerin syrin, pėr kėtė vepėr nuk ka as gjakpagim as dėnim". Hadithi ėshtė sahih. tra. Ahmedi.
8-Ndalohet dalja ose nxjerja e gruas me divorc kthyes nga shtėpia derisa t'i kalon iddeti
All-llahu xhel-le xhelaluhu thotė:
"O ti pejgamber, kur t'i lėshoni (shkurorėzoni) gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre) dhe kohėn e pritjes mbani mend mirė e keni frikė All-llahut, Zotit tuaj dhe mos i nxirni ato prej shtėpive tė tyre e edhe ato tė mos dalin pos nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar (amoralitet). Kėto janė kufijtė e All-llahut, e kush del jashta kufijve tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund tė tė jep diēka rishtazi". (Et-Talak: 1)
9-I lejohet burrit tė largohet prej gruas sė tij, nėse ajo nuk e respekton, duke u larguar nga krevati ose duke dalur prej shtėpie.
Sa i pėrket largimit prej saj duke mbetur nė shtėpi, argument ėshtė ajeti Kur'anor:
"...madje largoni nga shtrati". (En-Nisa: 34)
Kurse sa i takon largimit nga shtėpia, argument pėr kėtė ėshtė vepra e Pejgamberit, i cili u largua prej grave tė veta, doli jashta shtėpisė sė tyre, saqė edhe hante edhe pinte jashta shtėpie. Tra. Buhariu
10-Mos fle vetėm nė shtėpi.
Transmetohet nga Ibni Omeri radijall-llahu anhuma, i cili thotė se "Pejgamberi ? ka ndaluar vetminė, tė flejė njeriu vetė ose tė udhėtojė vetė". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi
Pejgamberi ? ka ndaluar vetminė, ngase nė vetmi njeriu ndihet i vetmuar, i dėshpruar dhe i zymtė. Kur njeriu ėshtė vetė lehtė mund ta sulmojė armiku ose ndonjė vjedhės, ose mund tė sėmuret, e shoqėrimi i shokut me te mund t'i ndihmojė qė tė mbrohet nga armiku, vjedhėsi ose t'i ndihmojė nė rast sėmundjeje.
11-Nuk lejohet tė flesh nė tavan tė shtėpisė, i cili nuk ka mur pėrrethi, me qėllim qė tė mos biesh.
Pejgamberi ? thotė:
"Pėr atė qė flen nė tavan tė shtėpisė qė nuk ka mure, askush nuk pėrgjigjet". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi
Ka ndaluar Pejgamberi ? kėtė vepėr ngase njeriu duke fjetur mund tė rrotullohet, e nėse ėshtė nė tavan qė s'ka mure, tė cilat e pengojnė nga rėnia, mund tė biejė poshtė dhe tė vdesė. E nė kėtė rast askush nuk pėrgjigjet pėr te ose me kėtė vepėr ka dalė nga mbrojtja e All-llahut, ngase nuk i ka marė parasysh arsyet (shkaqet qė tė mbrojnė nga kjo rėniė).
12-Macja e shtėpisė nuk i fėlliqė enėt ose ushqimin nėse han prej tyre.
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Ebi Katadeja radijall-llahu anhu, i cili kishte vėnduar pjatėn me ujė qė tė merr abdest babai i tij, mirėpo nė ndėkohė nga kjo pjatė piu ujė macja, e ai mori abdest nga ky ujė. Disa i thanė: O Ebu Katade, nė kėtė ujė piu macja. Ebu Katadeja tha: Kam dėgjuar Pejgamberin ? duke thėnė: "Macat janė prej antarėve tė familjes dhe janė prej atyre qė qarkullojnė shpesh tek ju", nė transmetimin tjetėr qėndron: "ajo nuk ėshtė e papastėr, ajo ėshtė prej atyre qė qarkullojnė shpesh nė mesin tuaj". Hadithi ėshtė sahih, tra. Ahmedi.




[Kėshilla e trembėdhjetė: /b] Duhet mbajtur tubime ku do tė diskutohen ēeshtjet familjare.
All-llahu xhel-e xhelaluhu thotė:
"ata konsultohen mes vete pėr punėt e pėrbashkėta tė tyre". (Esh-Shura: 38)
Nėse tė gjithė anėtarėt e njė familjeje tubohen pėr tė diskutuar ēeshtjet familjare, qofshin tė brendshme ose tė jashtme, dmth se kjo familje ėshtė e ndėrlidhur dhe mirėkuptohen ndėrmjet veti.
Ska dyshim se burri, tė cilin All-llahu subhanehu ve teala e ka bėrė pėrgjegjės pėr familjen, ėshtė pėrgjegjėsi i parė dhe vendimtar pėr ēeshtjet familjare, mirėpo pėr t’i edukuar fėmijėt, sidomos kur tė rriten, si duhet baretur pėrgjegjėsinė dhe se konsultimi ėshtė elementi kryesor pėr stabilitetin e familjes, duhet tu jipet rast edhe atyre qė tė shprehin mendimet e tyre rreth problemeve familjare, bile me kėtė i nxitė qė tė mendojnė rreth zgjedhjes sė problemit, pasiqė me kėtė u tregon se idetė e tyre paskan vlerė.
Pėr shembull mund tė diskutohet shkuarja nė Haxhxh ose shkuarja nė Umre gjat Ramazanit ose nė pushimet tjera, udhėtimi pėr tė vizituar farefisin ose pėr dėfrime tė lejuara, mund tė bisedohet pėr organizim tė dasmės, ose prerja e kurbanit pėr fėmijėn e posalindur, ose pėr pjesėmarrje nė akcione bėmirėse, siē ėshtė numrimi i tė varfėrve nė lagje, ofrimi i ndihmave tė nevojshmėve etj. Gjithashtu mund tė diskutohen ēeshtjet e familjes dhe problemet e farefisit dhe gjetja e zgjidhjeve pėr problemet e ndodhura.
E shoh tė arsyeshme tė aludoj edhe nė njė lloj tjetėr tė rėndėsishėm tė tubimeve, siē ėshtė biseda e haptė mes prindėrve dhe fėmijėve, ngase disa probleme qė u ndodhin fėmijėve tė moshėrritur, nuk mund tė zgjidhen mirė pėrveē se me tubime tė veēanta, ku psh. ulet prindi me djalin dhe bisedojnė rreth problemeve me tė cilat ballafaqohet ēdo i ri, rregullat e pubertetit, sjelljes, etj, gjithashtu nga ana tjetėr ulet nėna me vajzėn pėr t'ia mėsuar rregullat e nevojshme tė sheriatit dhe i ndihmon pėr t’i zgjedhur problemet me tė cilat ballafaqohet vajza nė kėtė kohė.
Babai dhe nėna mund tė pėrdorin shprehjet "kur kam qenė nė vitet tua...", ngase kjo ndikon shumė nė pranimin e kėshillės. Pėrndryshe mosbisedimi i haptė mes prindėrve dhe fėmijėve do tė shkaktojė qė ata kėto biseda t'i bėjnė me ndonjė shok tė keq ose shoqe tė keqe, gjė qė mund tė shkaktojė devijim tek ata.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: [b]Kėshilla e katėrmbėdhjetė: Nuk duhet tė shfaqen mospajtim   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:06 am

Kėshilla e katėrmbėdhjetė: Nuk duhet tė shfaqen mospajtimet familjare para fėmijėve.
Shumė tė rralla janė rastet ku mund tė jetojė njė bashkėsi pa mospajtime dhe pa pėrēarje, edhe pse pajtimi ėshtė mė mirė, e kthyerja nė tė vėrtetė ėshtė vyrtyt i lavdėruar.
Ajo qė dridh mirėkuptimin e familjes dhe dėmton brendėsine e shtėpisė ėshtė shfaqja e kėtyre problemeve para fėmijėve, kėshtu qė antarėt e familjes ndahen nė dy pale ose edhe mė shumė. Kjo gjė ndikon nėgativisht nė mentalitetin e fėmijėve, sidomos fėmijėve tė vegjėl. Paramendo njė shtėpi nė tė cilėn prindi i thotė fėmijės: mos i flit nėnės sate, kurse nėna i thotė: mos i flit babait tėnd, pa dyshim kjo shkakton mėdyshje psikike tek fėmijėt. Sė fundi tė gjithė do tė jetojnė nė dėshprim dhe jetė tė zymtė.
Pra, tė mos biem nė pėrēarje, e nėse ndodh, atėherė tė mundohemi qė mos ta shfaqim kėtė para fėmijėve tanė. All-llahun e lus qė t'i bashkojė zemrat!.



Kėshilla e pesėmbėdhjetė: Mos fut nė shtėpi person jofetar (amoral).
Pejgamberi ? thotė:
"Shembulli i shokut tė keq ėshtė sikur shembulli i farkėtarit". Tra. Ebu Davudi, kurse nė transmetimin e Buhariut qėndron:
"Gjyryku i farkėtarit ose tė djeg shtėpinė, ose t'i djeg rrobat, ose sė paku nuhat erė tė keqe".
Po, vall-llahi, tė djeg shtėpinė me lloj-lloj ēorodish. Shumė herė hyrja e kėtij lloji njerėzish ka qenė shkak pėr armiqėsi ndėrmjet antarėve tė familjes, ka ndarė burrin prej gruas, kurse All-llahu ka mallkuar ate qė ndan burrin prej gruas ose ndan gruan prej burrit, ose shkakton armiqėsi ndėrmjet prindit dhe bijve tė vet. Pėr kėtė shkak nė tė shumtėn e rasteve shkak pėr bėrjen e sihrit ose ndodhja e ndonjė vjedhjeje ose prishja e moralit tė familjes ėshtė hyrja e njerėzve jofetar (amoral) nė shtėpi. Mu pėr kėtė edhe nuk duhet lejuar qė nė shtėpitė tona tė hyjnė njerėz tė tillė madje edhe nėse i kemi fqinjė. Disa njerėz nuk kanė guxim tė mos I pranojnė nė shtėpitė e tyre njerėzit amoral dhe pėr kėtė kur I sheh nė derė e len tė hyjė dhe nuk e kthen. Kjo ėshtė vyrtyt negativ, ngase muslimani duhet tė ketė qėndrim tė prerė ndaj njeriut tė keq. Gjė e cila mund tė ndikon pozitivisht nė edukimin e kėtij njeriu.
Gruaja gjithashtu bart njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė sė shtėpisė. Pejgamberi ? thotė:

"O ju njerėz! Ē’farė dite ėshtė kjo? Ē’farė dite ėshtė kjo? Ē’farė dite ėshtė kjo? I thanė: Ditė e Haxhxhit tė madh. Pastaj Pejgamberi ? ndėrmjet tjerash nė kėtė hutbe tė tij pėrmbledhėse tha: "Detyra e gruas ndaj burrit ėshtė qė: mos tė futė nė krevatin tuaj atė qė urreni dhe mos tė lejon tė hyn nė shtėpi atė qė e urreni". Hadithi ėshtė sahih, tra. Tirmidhiu.
Pra, mos tė vjen keq ty oj grua muslimane, nėse burri ose babai yt tė ndalon hyrjen e ndopnjė fqinjes sė keqe nė shtėpi, ngase sheh ndikimin e saj negativ nė familje. Nėse ndodh qė gruaja e fqiut bėn krahasime mes burrit tė saj dhe burrit tėnd, mos nxito qė tė kėrkosh nga burri yt gjėrat qė nuk ka mundėsi t’i realizon.
Megjithate mos haro se edhe ti e ke pėr detyrė ta kėshillosh burrin tėnd, kur tė shohish se ai shoqėrohet me njerėz qė ia zbukurojnė gjėrat e kėqija.
Dhuratė: Mundohu qė tė gjindesh nė shtėpi nė ēdo rast qė tė jipet.
Prezenca e pronarit tė shtėpisė nė shtėpi i rregullon punėt, gjithashtu mundėson edukimin, pėrmirėsimin dhe pėrcjelljen e sjelljeve tė anėtarėve tė familjes. Disa njerėz mendojnė se ēdo herė duhet dalė prej shtėpisė, e nėse nuk gjen ku tė shkon, atėherė kthehet nė shtėpi. Ky princip ėshtė i gabuar. Nėse njė person del prej shtėpie pėr tė vepruar vepra tė mira dhe tė vlefshme duhet barazpeshuar gjėrat, kurse nėse dalja e tij ėshtė pėr tė bėrė mėkat, pėr tė harxhuar kohėn kot ose pėr tė punėsuar veten me vepra tė kėsaj bote, atėherė duhet t'i pakėson punėt dhe tregtinė e tij dhe t'i ndėrpret takimet e kota.
Sa populli i keq janė ata njerėz qė familjet e tyre shkatrohen kurse ata harxhojnė kohėn nė lozje.
Pastaj neve nuk kemi dėshirė qė tė veprojmė mu ashtu siē kanė planifikuar armiqtė e All-llahut. Nė njė broshurė tė njė klubi masonik franēez "Lindja mė e madhe" tregohen rezultatet e mbledhjes sė mbajtur mė 1923, ku nė mes tjerash thuhet: Dėshira pėr tė ndarė njė person prej familjes sė tij nuk mund tė realizohet pėrveē se duke rrėnuar moralin nė bazė, ngase epshi anon kah ndėrprerja e marėdhėnjeve farefisnore dhe afrimi kah veprat e ndaluara, dhe i jep pėrparėsi bisedave tė kota nė ēajtore ndaj detyrave tė tij ndaj familjes.


Kėshilla e gjashtėmbėdhjetė: Duhet qenė preciz gjat vėzhgimit tė gjendjes sė antarėve tė familjes.
Cilėt janė shokėt e fėijėve tuaj?
A je takuar dhe njohtuar me shokėt e tyre?
Ēka sjellin fėmijėt nė shtėpi nga jashtė?
A ke kontrolluar se ē’mbajnė nė ēantat dhe raftet e tyre, ē’ka mbajnė nėn jastukėt dhe krevatet e tyre?
Ku shkon vajza yte dhe me kend?
Disa prindėr nuk dinė se fėmijėt e tyre posedojnė fotografi tė kėqija, filma imoral, ndoshta edhe drogė! Ndodh qė prindi tė mos din se vajza e tij del nė treg qė tė takohet me ndonjė shejtan, e tjetra shkon te ndonjė shoqe e keqė qė tė oinė sė bashku duhan. Kėta prind qė i lėnė tė lirė fėmijėt e tyre, nuk i kontrollojnė, nuk do tė kalojnė pa marė nė pyetje Ditėn e Ringjalljes, e as qė do tė mund tė ikin nga vėshtirėsitė e kėsaj dite.
Pejgamberi ? thotė:
“All-llahu i Lartėsuar do ta pyet ēdo bari (pėrgjegjės) pėr tufėn qė ka pasur nėn pėrgjegjėsinė e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa tė pyetet njeriu pėr anėtarėt e shtėpisė sė vet”. Hadithi ėshtė hasen, tra. Ibni Hibbani.
Mirėpo gjat kėtij vėzhgimi duhet pasur para sysh kėto gjėra:
a) Ky vėzhgim duhet tė jetė i fshehur.
b) Nėn moton “Jo atmosferės sė dhunės”.
c) Nuk duhet tė hetojnė fėmijėt se prindėrit e tyre dyshijnė nė to.
d) Gjat kėshillimit ose denimit tė fėmijėve duhet pasur parasysh vjetėt e fėmijėve, aftėsitė e tyre pėr tė kuptuar dhe gradėn e gabimit.
e) Largohuni precizitetit negativ dhe numrit tė ēdo frymėmarjes (dmth. pėrcjellje e ēdo gjėje qoftė e vogėl ose e madhe.)
Njė person mė ka treguar se njė prind ka kompjuter dhe nė te i regjistron gabimet e fėmijėve, me datė dhe hollėsitė e ndodhisė, e nėse ndodh ndonjė gabim prej fėmijėve tė tij, i thėret dhe i hapė fletėn e tij ku gjinden tė regjistruara tė gjitha gabimet e tija, tė hershmet dhe tė tashmet.
Vėrrejtje: Nuk ėshtė familja sipėrmarje, e as qė ėshtė prindi melek, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr t’i shkruar gabimet. Ky prind duhet edhe mė tepėr tė lexon mbi pedagogjinė Islame.
Nga ana tjetėr i njoh disa njerėz qė refuzojnė tė ndėrhyjnė nė ēeshtjet e fėmijėve tė tyre, duke argumentuar kėtė qėndrim tė tyre se fėmiju nuk ka mundėsi tė bindet se kjo ėshtė gabim e ajo mėkat derisa nuk bjer nė to, e pastaj tė zbulon se kjo paska qenė gabim e kjo mėkat. Ky pėrfundim i gabuar buron prej burimeve tė filozofisė perendimore tė edukimit, e cila si bazė ka shfrenimin e njeriut nga ēdo pėrgjegjėsi. Disa tjerė nuk e kontrollojnė fėmiun duke menduar se po e kontrolloi fėmijun, ai do ta urren, e pėr kėtė thotė: mė mirė tė fitoj dashurinė e tij e ēka don le tė bėn. Disa tjerė i lėshojnė frerėt e kontrollit ndaj fėmijėve tė vet si reakcon i pėrjetimit tė keq me babain e tij, i cili ka ushtruar ashpėrsi gjat edukimit tė tij, dhe mendon se duhet vepruar nė tė kundėrtėn e asaj qė ka vepruar prindi i tij me te. E ahmakllėku i disave arrin deri nė atė gradė saqė thotė: lere djalin e vajzėn le tė kėnaqen nė rininė e tyre ashtu si dojnė ata. A nuk mendojnė kėta njerėz se klėta fėmijė Ditėn e Kijametit kanė pėr ti kapur pėr fyti dhe kanė pėr tu thonė: baba pse na le tė bėjmė mėkate?!



Kėshilla e shtatėmbėdhjetė: Duhet dhėnė rėndėsi fėmijėve tė vegjėl nė shtėpi.
Kjo temė mund tė vėshtrohet nė shumė aspekte:
1) Tua mėsojmė pėrmendsh Kur’ani Kerimin dhe disa tregime Islame.
S’ka mė mirė se t’i tubon prindi fėmijėt e vegjėl dhe tua mėson disa sure (kaptina) tė vogla tė Kur’anit, duke ua komentuar nė mėnyrė tė lehtė, aq sa kuptojnė ata, e atyre qė mėsonjė pėrmendsh ndonjė surė tu ndan dhurata. Nėse prindi zakonisht ditėn e Xhuma lexon suren El-Kehf, fėmija gjat dėgjimit tė shpeshttė kėsaj surejeje mund qė ta mėson pėrmendsh. Tu mėson fėmijėve bazat e besimit Islam, si psh. bazat e besimit Islam qė gjenden ne Hadithin e Abdull-llah ibn Abbasit radijall-llahu anhuma: “Ruajeni All-llahun (duke vepruar urdhėrat e Tij dhe duke u larguar prej ndalesave tė Tij), All-llahu tė ruan ty”. Le tia mėson rregullat Islame, dhikrin e mėngjesit dhe mbrėmjes, dhikrin qė duhet dhėnė gjat ngrėnies, gjat teshtisjes, rregullat e pėrshėndetjes, hyrjes, etj. Kurse s’ka gjė qė mund tė ndikon tek fėmiu i vogėl ashtu si ndikon tregimi Islam, siē ėshtė tregimi i Nuhit ? , i Tufanit (Vėrshimi), tregimi i Ibrahimit ? gjat thyerjes sė idhujve dhe gjuajtjes sė tij nė zjar, tregimi i Musait ? me Faraoni, tregimi i Junusit nė bark tė balenės, tregimi i Jusufit ? dhe tregimi i Pejgamberit ?, duke filluar prej pejgamberllėkut, shpėrnguljes (hixhretit), duke i pėrmendur disa beteja mė tė rėndėsishme qė kanė ndodhur gjat jetės sė tij, etj. Tregimi I disa njerėzve tė mirė, siē ėshtė tregimi I Omerit radijall-llahu anhu me atė grua dhe fėmijėt e saj tė uritur, tregimi I njerėzve qė janė gjuajtur nė hendegje plot zjar, etj. Ua tregon kėto tregime nė mėnyrė konēize dhe me disa komente tė lehta, gjė me tė cilėn largohemi prej pėrrallave qė vijnė nė kundėrshtim me besimin Islam, legjendave dhe pėrallave tė trishtueshme qė prishin realitetin fėminor e shkaktojnė frikė dhe tutė.
2) Tė jesh i kujdesshėm e tė mos lėsh qė fėmijėt tu tė shoqėrohen me ēdo kend, shoqėri e cila do tu mėson fjalė dhe moral tė keq. Por mundohu qė tu zgjedhish shok dhe shoqe me moral dhe vyrtyte fisnike.
3) Kujdesu qė tu sjellish fėmijėve lojėra tė dobishme. Bėru njė dhomė ose njė dollap ku do tė vėndojnė lojėrat e tyre, kurse largoi prej tyre lojėrat qė kundėrshtohen me sheriatin Islam, siē janė lojėrat muzikore, lojėrat qė kan kryq, etj. ėshtė mirė qė tė caktohet njė vend pėr hobi tė djemve, qoftė ajo zdrukthtaria, elektronia, mekanikizmi, disa lojėra tė lejuara tė kompjuterit, etj. Nė kėtė rast ju tėrheqim vėrrejtjen prej disa disketave tė kompjuterit qė janė tė programuara qė tė paraqesin fotografi tė grave tė ēveshura lakuriq, ose lojėra nė tė cilat ka kryqe. Mė kanė treguar disa njerėz se prej lojėrave tė kompjuterit ėshtė njė lojė qė ėshtė lojė kumari me kompjuterin. Nė kėtė lojė zgjedh njė vajz prej katėr vajzave qė tė paraqiten nė monitor qė tė jet kundėrshtari yt nė kėtė lojė, e nėse fiton nė kėtė lojė atėherė si shpėrblim pėr fitimin e arritur paraqitet fotografia e vajzės e ēveshur lakuriq.
4) Ndarja e djemve prej vajzave nė shtratet e tyre, gjė me tė cilėn dallohen shtėpiat e njerėzve fetar prej atyre qė si japin rėndėsi parimeve fetare.
5) Pėrkdhelja e fėmijėve dhe tė bėrit shaka me to. Muhammedi ? bėnte shaka me fėmijėt, i pėrkdhelte kokat e tyre, kur ti thėriste i thėriste nė mėnyrė tėrheqėse, frytet e para ua jipte fėmijėve, disa bile edhe i mbante nė shpinė. Ja po u ofrojmė dy shembuj nga shakaja qė bėnte Pejgamberi ? me nipėrit e tij, Hasanin dhe Husejnin. Transmeton Ebu Hurejreja radijall-llahu anhu, i cili thotė:
“Ia tregonte Pejgamberi ? gjuėn e tij Hasanit, birit tė Aliut, e kur shifke fėmija tė kuqėn e gjuhės sė tij vraponte kah ai i mahnitur”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Shejhu nė librin e tij “Ahlakun-Nebijji ve Adabuhu”. Kurse J’ala ibn Murrete thotė: “Dolėm mė Pejgamberin ?,e nė ndėrkohė na thirėn nė ushqim (drekė). Duke ecur rrugės pamė Hasanin duke luajtur nė rrugė, atėherė nxitoi Pejgamberi ? kah ai dhe i hapi krahėt, kurse ai ikte nė tė djathtė e nė tė majtė dhe qeshej me Pejgamberin ?. E mori dhe me njėrėn dorė kapi nofullėn e tij e me tjetrėn kafkėn e tij dhe e puthi”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Buhariu nė librin e tij “Edebul-Mufred”.
Kjo temė ėshtė e gjėrė, ndoshta na jipet rasti qė tė flasim mė gjėrėsisht mbi kėtė nė ndonjė broshurė tė veēantė, me lejen e Zotit.



Kėshilla e tetėmbėdhjetė: Duhesh tė jesh i prerė nė rregullimin e kohės sė gjumit dhe detyrave.
Disa shtėpi janė porsi hotel, anėtarėt e saj pėr pak mos tė njohin njėri tjetrin dhe shumė pak takohen. Disa fėmijė hanė kur tė duan, flejnė kur duan, mbeten deri vonė natėn pa gjumė, humbin kohėn, kėshtuqė prishet renditja e ushqimit dhe gjumit. Ky kaos shkakton prishjen e marėdhėnjeve mes anėtarėve tė familjes, harxhimin e energjisė dhe kohės, gjithashtu zmadhohet ē’rregullsia tek anėtarėt e familjes. Mund qė tė pranojmė arsye prej disa personave, siē janė nxėnėsit dhe studentėt, tė cilėt dalin prej shkollave dhe univerziteteve nė kohė tė caktuar, meshkujt qofshin ose femra. E njejta vlen edhe pėr puntorėt dhe nėpunėsit, te tė cilėt kohėzgjatja e punės nuk ėshtė e njejtė. Mirėpo kjo gjendje nuk ėshtė tek tė gjithė.
S’ka mė ėmbėl se tubimi i gjith familjes gjat ushqimit, rast i cili mund tė shfrutėzohet pėr tė njoftė gjendjen e antarėve tė familjes dhe pėr tė bėrė diskutime tė dobishme. Pėr kėtė pronari i shtėpisė duhet tė jetė i prerė nė rregullimin e kthimit nė shtėpi dhe tė kėrkimit leje gjat daljes, sidomos pėr tė vegjėlit, pėr tė cilėt frikohemi qė tė mos tė devijonė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Kėshilla e nėntėmbėdhjetė: Vlerėsimi i punėsimit tė gruas ja   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:06 am

Kėshilla e nėntėmbėdhjetė: Vlerėsimi i punėsimit tė gruas jashtė shtėpisė.
Dispozitat e islamit e plotėsojnė njėra tjetrėn. Allahu xhel-le .shanuhu kur i urdhėron gratė duke thėnė:
“Dhe rrini nė shtėpitė tuaja” (Ahzab: 33) bėri qė kush ti furnizon ato meodomos siē ėshtė prindi dhe burri.
Nė esencė gruaja nuk duhet tė punon jashtė shtėpisė, pėrveēse nėse ka nevojė, siē pa Musai ? dy vajzat e njeriut tė mirė duke pritė qė tu japin ujė kafshėve dhe i pyeti:
“E ēka ėshtė puna e juve dyve? Ato qė tė dyja thanė: “Ne nuk u japim ujė deri tė largohen barinjtė, kurse babai ynė ėshtė shumė i vjetėr!” (Kasas:23)
Pra u arsyetuan pėr daljen e tyre pėr tu dhėnė ujė bagėtisė me faktin se pėrgjegjėsi i tyre ishte shumė i vjetėr dhe nuk mund tė punon. Mirėpo pėr kėtė ato shfrytėzonin ēdo rast pėr tė shpėtuar prej punės sė tyre jashtė shtėpisė. Pėr kėtė edhe iu drejtuan babait tė tyre:
“Njėra prej atyre dyjave tha: “O babi im, merre kėtė nė shėrbim me pagė, pse mė i miri i atij qė do ta marrėsh nė shėrbim ėshtė ai i fuqishėm, e besniku!” (Kasas: 26)
Pra kjo grua shrpehu dėshirėn e saj qė tė kthehet nė shtėpi pėr tė mbrojtur vetveten nga dėmi qė mund ti ndodh duke punuar jashtė shtėpisė.
Kur u paraqitė nevoja pėr punėsimin e gruas tek jobesimtarėt nė kėtė shekull, pas dy luftrave botėrore, pėr tė plotėsuar mungesėn e burrave dhe pėr tė pėrmirėsuar atė qė shkatėrroj lufta, gjė tė cilėn e pasoj plani ēifut mbi emancipimin e gruas dhe thirrja pėr tė drejtat e tyre, me qėllim qė tė prishė gruan, e pastaj automatikisht edhe gjithė shoqėrinė, doli nė shesh problemi i punėsimit tė gruas.
Edhe pse nxitjet qė ishin tek ata nuk janė edhe tek neve, ngase individi musliman mbron gruan dhe vajzat e tij dhe i furnizon, mirėpo lėvizja pėr emancipimin e gruas u pėrhap, gjėrsa edhe filluan qė tė kėkojnė dėrgimi i tyre jashtė pėr tė studiuar, qė pastaj tė kėrkojnė punėsimin e tyre, me qėllim qė diploma e saj tė mos jetė e kotė. Mirėpo shoqėria Islame nuk ka nevojė pėr kėtė ēėshtje, nė kėtė formė tė gjėrė. Argument pėr kėtė ėshtė ekzistimi i njė numri tė madh tė burrave pa punė edhe pse edhe mė tej hapen vende pune pėr gratė.
Kur themi: “nė kėtė formė tė gjėrė” kemi pėr qėllim se kemi nevojė pėr punėsimin e gruas nė disa drejtime, siē ėshtė arsimi, mjekėsia, mirėpo me kushte tė sheriatit. Mirėpo e dhamė kėtė hyrje ngase kemi parė se disa gra dalin pėr tė punuar pa nevojė, bile nė disa raste pėr rroga tė vogla, duke u nisur prej ndjenjės se meodomos duhet tė dalė tė punon edhe pse s’ka nevojė, edhe ate nė vende qė si takon asaj. Andaj ndodhėn ēorodi tė mėdha.
Dallimi kryesor ndėrmjet metodės islame dhe metodės sekulariste, sa i takon ēėshtjes sė “emancipimit” tė gruas, ėshtė se islami esencė tė kėsaj ēėshtje e konsideron ajetin “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja” (Ahzab: 33), e lejon daljen prej shtėpisė pėr nevojė:
“U ėshtė lejuar tė dilni (prej shtėpiave tuaja) pėr nevojat tuaja”. Kurse metoda sekulariste pėrkrah teorinė se dalja e gruas nė punė ėshtė esencė nė ēdo rast.
Pėr tė qenė tė drejtė nė fjalė themi: nė disa raste punėsimi i gruas ėshtė nevojė, mund qė gruaja tė jetė bartėsi i familjes pas vdekjes sė burrit, ose prindi tė jetė i pamundshėm etj. Bile nė disa vende, si rezultat i mosekzistimit tė shoqėrisė sė bazuar nė baza islame, detyrohet gruaja tė punon sė bashku me burrin qė tė mund ti mbulojė harxhimet e shtėpisė. Nė kėto shoqėri ndodh qė edhe mos tė martohet vajza e papunėsuar, bile disa nė kontratėn e fejesės kanė kushtėzuar gruas qė tė punon.
Pėrfundojmė kėtė temė duke thėnė se punėsimi i gruas mund tė jetė pėr nevojė, pėr qėllim islam, siē ėshtė daveti (thirja) nė sferat e arsimit ose pėr zbavitje pėr ato gra qė nuk kanė fėmijė.
Sa i pėrket negativitetit tė punėsimit tė gruas, ato janė:
1) Ndodhja e shumė veprave tė kėqija, siē ėshtė pėrzierja me burrat, njoftimi dhe vetmimi me ta, parfymosja pėr ta, shfaqja e zbukurimeve njerėzve tė huaj. E fund i githė kėsaj mund tė jetė amoraliteti.
2) Mos dhėnja rėndėsi familjes, burrit, fėmijėve dhe shtėpisė (kjo ėshtė edhe tema jonė).
3) Nga kjo rezulton fakti se disa gra nuk ndiejnė se burrat janė pėrgjegjės pėr to. Paramendo gruaja tė ketė diplomė si tė burrit ose mė tė lartė (gjė e cila nuk ėshtė e metė nė vete), tė punon dhe tė merr rrogė mė tė madhe se tė burrit. A thua vallė kjo grua do tė ndien se ka nevojė pėr burrin e saj ose ndodh qė ndjenja se ėshtė e panevojshme pėr tė tjerėt mund tė shkakton dridhje tė fortifikatės sė shtėpisė. Kėto janė probleme qė edhe nuk mbarojnė.
4) Lodhja trupore, presioni psiqik dhe nervoza, gjėra qė nuk pėrkojnė me natyrėn e gruas.
Pas kėtij ekspozimi konēiz tė dobive dhe tė dėmeve tė punėsimit tė gruas themi: medoemos duhet tė posedohet devotshmėri dhe tė peshohen sendet nė peshojė tė sheriatit qė tė dihet kur mundet tė del gruaja tė punon dhe kur nuk lejohet tė del tė punon. Pastaj nuk duhet tė na verbėrojnė fitimet e kėsaj bote nga pasimi i rrugės sė vėrtetė. Pėr kėtė shkak kėshilloj gruan muslimane tė jetė e devotshme dhe tė respekton burrin nėse ai kėrkon prej saj qė tė len punėn pėr tė mirė tė shtėpisė dhe pėr tė mirė tė saj, kurse burri duhet tė mos i hakmirret dhe tė mos han pronėn e gruas sė tij pa tė drejtė.



Kėshilla e njėzet: [b] Mbane sekretin e shtėpisė
Kjo kėshillė kaplon disa pika:
1) Mospėrhapja e sekreteve tė kėnaqėsive epshore mes dy bashkėshortėve.
2) Nuk duhet nxjerrė jashtė mospajtimet qė ndodhin mes dy bashkėshortėve.
3) Nuk duhet zbuluar asnjė send qė me zbulimin e tij i bėhet dėm shtėpisė ose ndonjė antari tė saj.
- Argument pėr ndalimin e pikės sė parė ėshtė fjala e Pejgamberit ?:
“Njeriu me pozitė mė tė keqe tek All-llahu Ditėn e kijametit ėshtė ai qė bėn marrdhėnje me gruan e tij, pastaj e pėrhapė kėtė sekret”. Tra. Muslimi. Kurse tregon Esmaja bija e Jezidit, e cila ka qenė bashkė me disa burra dhe disa gra nė prani tė Pejgamberit ?, i cili u ka thėnė:
“A ndodh qė ndonjė burrė tė tregon se ē’bėn me gruan e tij, ose tė tregon ndonjė grua se ē’bėn me burrin e saj”. Nė kėtė rast heshtėn tė gjithė. (Esmaja) Tha: Po o Rresulull-llah, ata e veprojnė kėtė vepėr. Tha (Pejgamberi ?):
“Mos e bėni kėtė vepėr ngase kjo i pėrngjanė shejtanit i cili e takon njė shejtane nė rrugė e bėn me tė marrdhėnje nė prezencė tė njerėzve”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi. Nė transmetimin e Ebu Davudit qėndron: “A ka ndokush prej jush qė kur bėn marrdhėnje me gruan e tij, e mbyll derėn dhe mbulohet me mbulesė tė Allahut? Thanė: po. Mirėpo pastaj ulet dhe u tregon njerėzve, kam bėrė kėtė e kėtė. (Ata) heshtėn. Pastaj iu drejtua grave dhe u tha: ‘‘A e bėn kėtė ndokush prej jush? Edhe ato heshtėn. Njė vajzė u ngrit nė gishta dhe u zgjat pėr ta dėgjuar dhe pėr ta parė Resulull-llahu ?, dhe tha: O Resulull-llah ata e bėjnė kėtė vepėr. (Resulull-llahu) Tha: ‘‘A e dini ē’ėshtė shembulli i kėsaj? Shembulli i kėsaj ėshtė sikur shembulli i shejtanit i cili e takon shejtanen nė rrugė, bėn marrdhėnjė me tė, e njerėzit I shikojnė’’. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.
- Sa i takon pikės sė dytė, qė ėshtė tregimi i pėrēarjeve bashkėshortore jashta rrethit familjar, nė tė shumtėn e rasteve e koklavit problemin edhe mė tepėr. Gjithashtu ndėrhyrja e palėve tė jashtme nė mosmarrveshjet bashkėshortore nė tė shumtėn e rasteve e acaron edhe mė tepėr problemin. Kurse zgjedhja e problemit, nėse nuk ka mundėsi tė pajtohen pa ndėrhyrje, ėshtė ndėrhyrja e dy pėrsonave qė janė mė tė afėrt tė tyre, domethėnė veprojnė ashtu siē ka thėnė Allahu:
“Dėrgoni njė pari tė drejtė nga familja e tij dhe njė pari tė drejtė nga familja e saj. Nėse ata tė dy (ndėrmjetėsuesit) kanė pėr qėllim pajtimin, Allahu ju mundėson afrimin mes tyre. (burrit dhe gruas)” . (Nisa: 35)
- Pika e tretė: Kjo vepėr i bėn dėm shtėpisė ose ndonjė antarit tė shtėpisė dhe pėr kėtė shkak nuk lejohet. Pejgamberi ? thotė:
“Nuk ka dėm as tė dėmtuar (reciprok)’’. Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi. żPrej kėtyre shembujve ėshtė ajo qė ėshtė pėrmendur gjat komentit tė ajetit:
“Atyre qė mohuan, Allahu u sjell shembuj gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin kurorė e tė dy robėrve tė mirė nga robėrit tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (nė fe) ata tė dy...” (Tahrim: 10)
Transmeton Ibn Kethiri gjatė komentit tė kėtij ajeti kėtė qė vijon: “Gruaja e Nuhut kuptonte sekretet e Nuhut dhe kur pranonte fenė ndonjė tjetėr, ajo i tregonte mbretėrve tė popullit tė Nuhut, kurse sa i takon gruas sė Lutit, ajo kur vinte ndonjė musafir tek Luti, i lajmėronte njerėzit e kėqinj nė qytet” (qė tė bėjnė amoralitet me ta).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Kėshilla e njėzetenjė: Pėrhapja e butėsisė nė shtėpi.   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:07 am

Kėshilla e njėzetenjė: Pėrhapja e butėsisė nė shtėpi.
Transmeton Aisheja r.a. nga Pejgamberi ?, i cili thotė:
“Nėse Allahu don tė mirėn e e njė shtėpie e fut nė butėsinė”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi, kurse nė transmetimin tjetėr qėndron:
“Nėse Allahu don njė familje futė tek ata butėsinė”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ibn Ebu Dunja.
Domethėnė sjellėn butė njėri me tjetrin. Kjo ėshtė prej faktorėve tė lumturisė nė shtėpi. Pra, butėsia ėshtė e dobishme ndėrmjet bashkėshortėve, ndėrmjet fėmijėve, ndėrmjet fėmijėve e prindėrve dhe sjell rezultate qė nuk mund t’i sjell ashpėrsia. Pejgamberi ? thotė:
“Allahu don butėsinė, dhe jep nė butėsi atė qė nuk jep as nė ashpėrsi e as nė sjellet tjera”.

Kėshilla e njėzet e dy: Bashkėpunimi ndėrmjet antarėve tė famijes
Shumica e burrave urrejnė punėn e shtėpisė, bile disa besojnė se kjo vepėr ua zvoglon vlerėn dhe pozitėn e tyre. Kurse sa i takon Pejgamberit ?, ai “ka qepė rrobat e tij, arrnonte kėpucėt, nallanet dhe bėnte atė qė bėjnė burrat nė shtėpi” . Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi
Kėtė e ka thėnė gruaja e tij, Aisheja r.a., pasi qė ėshtė pyet se ēka ka vepruar Pejgamberi ? nė shtėpi. Pra ėshtė pėrgjigjė me atė qė ka parė. Kurse nė transmetimin tjetėr qėndron:
“Ishte njėri prej njerėzve, pastronte rrobat e tij, milte delen e tij dhe shėrbente vetveten” . Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi.
Gjithashtu ėshtė pyetur Aisheja r.a. se ēka ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s nė shtėpi? Ėshtė pėrgjigjur: “Shėrbente familjen e tij, kurse kur vinte koha e namazit, dilte pėr ta falė namazin”. Tra. Buhariu.
Po tė bėnim kėtė ne sot do tė realizonim kėto dobi:
1) Pasojmė Pejgamberin ? .
2) Ndihmojmė familjen tonė.
3) Ndiemi modest dhe jo kryelartė.
Disa burra kėrkojnė prej grave tė tyre ushqimin nė tė shpejtė, kurse ushqimi ėshtė nė zjarr, e fėmija qanė dhe kėrkon qumėsht, e ky as qė mban fėmijėn, e as qė pret pak. Pra le tė jenė kėto hadithe pėrkujtim dhe mėsim pėr kėtė lloj tė burrave.



Kėshilla e njėzet e tretė: Pėrkdhelja dhe bėrja shaka me antarėt e familjes
Pėrkdhelja e bashkėshortes dhe e fėmijeve ėshtė faktor i pėrhapjes sė lumturisė dhe dashurisė nė shtėpi. Pėr kėtė shkak Muhammedi ? kėshilloj Xhabirin r.a. qė tė marton vajzė beqare duke thėnė:
“Marto beqaren, me tė cilėn luan dhe ajo luan me ty, qeshesh me tė dhe ajo qeshet me ty”. Tra. Buhariu
Dhe thotė:
“Ēdo send nė tė cilėn nuk pėrmendet Zoti ėshtė lojė dhe zbavitje (humbje kohe) pėrveē se nė katėr gjėra: luajtja e burrit me gruan e tij...”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Nesaiu nė librin “Ushretun-Nisa”.
Pejgamberi ? pėrkdhelte gruane e tij, Aishen, duke u larė me tė, siē thotė Aisheja r.a.:
“Lahesha me Pejgamberin ? prej njė ene, e mxitonte dhe nxirrte ujė para mua, kurse unė i thosha lere pėr mua, lere pėr mua. Tha: dhe tė dy ishim xhunub”. Tra. Muslimi.
Sa i takon pėrkdheljes sė Pejgamberit ? fėmijėve, kjo ēėshtje ėshtė e njohur. Shpesh herė pėrkdhelte Hasanin dhe Husejnin, siē pėrmendėm mė parė. Ndoshta kjo ka qenė prej shkaqeve tė gėzimit tė fėmijėve gjatė ardhjes sė Pejgamberit ? prej udhėtimit, ku nxitonin tė takojnė Pejgamberin ? , siē transmetohet nė hadith tė vėrtetė: “Kur kthehej prej udhėtimit takohej mė fėmijėt e familjes”. Tra. Muslimi.
Pejgamberi ? i pėrqafonte fėmijėt, siē transmeton Abdullah ibn Xhaferi r.a.:
“Kur kthehej Pejgamberi ? prej udhėtimit takohej me mua, Hasanin ose Husejnin. Njerin e mbante nė duar, kurse tjetrin nė shpinė derisa hynim nė Medine”. Tra. Muslimi.
Krahaso kėtė me gjendjen e shumė shtėpive nė tė cilat nuk ka shaka, as pėrkdhelje e as mėshirė. Ndaj, ai qė mendon se puthja e fėmijėve nuk pėrputhet me burrėrinė e prindit le tė lexon kėtė hadith: Ebu Hurejra r.a thotė:
“Pejgamberi ? puthi Hasanin birin e Aliut r.a. nė prezencė tė El-Ekre’ bin Habis et-Teminit. El-Ekreu’ tha: Unė i kam dhjetė fėmijė, asnjėrin prej tyre nuk e kam puthė. Pejgamberi ? e shiqoi, pastaj tha:
“Ai qė nuk mėshiron nuk Mėshirohet”. Tra. Buhariu. TOP
Kėshilla e njėzet e katėrt: Duhet bėrė rezistencė ndaj moralit tė keq nė shtėpi
Rrallė herė mund tė ketė persona qė nuk janė tė cilėsuar me moral tė keq, siē ėshtė gėnjeshtra, gibeti, bartja e fjalėve etj. Pėr kėtė shkak duhet bėrė medoemos rezistencė ndaj kėtyre cilėsive negative.
Disa mendojnė se dėnimi trupor ėshtė ilaēi i vetėm nė kėto raste. Mirėpo nga hadithi qė do tė citojmė mė poshtė do tė kuptojmė se kjo nuk ėshtė ashtu. Aisheja r.a. thotė:
“Pejgamberi ?, nėse shihte tek ndonjė antar i familjes ndonjė gėnjeshtėr, largohej prej tij deri sa tė bėnte teube (pendohej)”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Imam Ahmedi.
Nga ky hadith kuptojmė se largimi, mosbisedimi dhe mosndodhja afėr tij ėshtė dėnim i madh nė kėtė rast, ndoshta me efekt mė tė madh se dėnimi trupor. Pra le tė kuptojnė kėtė gjė edukatorėt (prindėrit) nė shtėpi. Shko lart
Kėshilla e njėzet e pestė: Vėndo shkopin nė atė vend qė e shohin antarėt e famijles.
Dhėnja shenjė pėr dėnim ėshtė mjet mjaft edukativ. Pėr kėtė shkak ėshtė sqaruar shkaku i vėrjes sė shkopit nė shtėpi, siē qėndron nė transmetimin tjetėr, ku Muhammedi ? thotė:
“Vareni shkopin nė vend ku e shohin antarėt e familjes, ngase kjo ėshtė edukatė pėr ta”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Taberaniu.
Shikimi i mjetit tė dėnimit, ata tė cilėt kanė qėllime tė kėqija, i bėn tė ē’veshen nga rrobat e jomoralit, duke u frikė nga dėnimi dhe i nxitė tė jenė tė edukuar dhe tė moralshėm. Ibnul-Enbari thotė: “Nuk ka pasė pėr qėllim (me kėtė hadith), rrahjen, ngase nuk ka urdhėruar, por ka pasė qėllim edukimin e tyre”.
Rrahja asnjėher nuk ėshtė esencė, dhe nuk lejohet shfrytėzimi i kėtij mjeti nėse nuk i ke pėrdorur tė gjitha mjetet tjera edukative.
Allahu xh.sh thotė:
“E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė tyre, kėshilloni, madje largoni nga shtrati (e mė nė fund), edhe rrahni (lehtė, nėse nuk ndikojnė kėshillat as largimi)’’. (Nisa: 34)
Gjat pėrdorimit tė kėtyre masave edukuese duhet pasė parasysh renditjen. Kurse Pejgamberi ? thotė:
“Urdhėroni fėmijėt e juaj tė falin namaz kur ti mbushin shtatė vjet, kurse rrahni (nėse e lėnė namazin) kur ti mbushin dhjetė vjet”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Davudi.
Pėrdorimi i rrahjes pa nevojė ėshtė kalim i kufijve dhe mizori, kurse “Pejgamberi ? ka porositur njė grua qė tė mos martohet me filan burrin ngase ai shumė e pėrdorė shkopin”, dmth i rreh shumė gratė. Mirėpo ai qė mendon se nuk duhet pėrdorur rrahja asnjėherė, duke u bazuar nė metodologjinė e jobesimtarėve nė edukatė, ėshtė nė gabim dhe bjer nė kundėrshtim me tekstet e sheriatit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Veprat e ndaluara nė shtėpi   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 6:07 am

Veprat e ndaluara nė shtėpi

Kėshilla e njėzet e gjashtė: Hyrja e tė afėrmėve qė nuk janė mahrem nė shtėpi kur nuk ėshtė burri aty.
Kėshilla e njėzet e shtatė: Ndani gratė prej burrave gjat vizitave familjare.
Kėshilla e njėzet e tetė: Keni kujdes prej rezikut tė vozitėsit dhe shėrbėtorėve nė shtėpi.
Kėshilla e njėzet e nėntė: Nxjerrni hemafroditėt prej shtėpie.
Kėshilla e tridhjetė: Ruhuni nga dėmi i televizorit.
Kėshilla e tridhjetė e njė: Ruhuni prej dėmit tė telefonit.
Kėshilla e tridhjetė e dytė: Duhet nxjerrė prej shtėpisė tė gjitha shenjat e besimeve tjera dhe tė zotave tė tyre.
Kėshilla e tridhjetė e tretė: Nxjerrni fotografitė e gjėrave qė kanė shpirtė.
Kėshilla e tridhjetė e katėrt: Ndalni pirjen e duhanit nė shtėpit tuaja.
Kėshilla e tridhjetė e pesė: Mos mbani qen nė shtėpi.
Kėshilla e tridhjetė e gjashtė: Largohuni nga zbukurimi i tepėrt i shtėpive.
Rregullimi i shtėpisė nga brenda dhe jashtė
Kėshilla e tridhjet e shtatė: Duhet zgjedhė vend dhe projekt tė mirė pėr shtėpinė.
Pa dyshim muslimani i vėrtetė, gjat zgjedhjes sė shtėpisė dhe projektit tė saj, ka parasysh kėto pika:
1) Tė jetė shtėpia afėr xhamisė. Nė kėtė vepėr ka dobi tė mėdha. Ezani ia pėrkujton namazin dhe e zgjon pėr nė namaz. Afėrsia e xhamisė tė mėdhenjėve u mundėson qė ēdo namaz tė falin me xhemat, e fėmijėve tė marin pjesė nė mėsim-besim, ku do tė mėsojnė pjesė tė Kur’anit pėrmendsh dhe parimet e besimit Islam.
2) Tė mos jetė banesa nė ndėrtesė, nė tė cilėn jetojnė njerėz tė prishur moralisht ose jobesimtarė.
3) Mbulimi i dritareve, nė ē’mėnyrė nuk do tė shihet mbrendėsia e dhomės prej fqiut, ose njeriut prej nė rrugė, sidomos natėn kur ndezen llambat.
4) Tė bėn hyrje tė veēantė pėr gratė dhe dhoma tė ndejes veēmas pėr burrat dhe veēmas pėr gratė, e nėse nuk ka mundėsi, atėherė le tė bėn kėtė ndarje me perde ose diē tjetėr.
5) Mos tė jenė nevojtoret nė drejtim tė kibles gjat pėrdorimit tė tyre.
6) Tė zgjedhet banesė tė gjėrė dhe (me komoditet) pėr shumė shkaqe:
a) “Allahu xh.sh don qė tė sheh tregjet e nimeteve (dhuntive) tė Tij nė robin e Tij”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Tirmidhiu.
b) “Tre gjėra janė prej lumturisė sė njė personi dhe tre gjėra janė prej mjerimit tė njė personi. Prej lumturisė janė: gruaja e mirė, kur e sheh tė pėlqen dhe nėse largohesh prej saj, je i sigurtė pėr tė dhe pėr pasurinė tėnde, kafsha e shpejtė e cila tė takon me shokėt tuaj dhe shtėpia, e cila ėshtė e gjėrė dhe me shumė komoditet, kurse prej mjerimit janė: gruaja e keqe, kur ta shohish tė neveritė dhe flet kundėr teje, dhe nėse largohesh prej saj nuk je i sigurtė pėr te dhe pėr pasurinė tėnde dhe kafsha, e cila ėshtė e ngadalshme, nėse i bjer e lodhė, kurse nėse e len nuk mund tė takon me shokėt e tij dhe shtėpia e cila nuk ka shumė komoditet”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Hakimi.
c) T’i japim rėndėsi ēėshtjeve shėndetsore, siē ėshtė ajrosja, hyrja e rrezeve tė diellit dhe ēėshtjeve tjera, normalisht sipas mundėsive materiale.
Kėshilla e tridhjetė e tetė: Zgjidhe fqiun para shtėpisė.
Njė broshurė e tėrė mund tė veēohet mbi kėtė temė, nga rėndėsia e madhe e kėsaj teme.
Fqiu nė kėtė shekull ndikon shumė nė fqiun e tij, nga shkaku i afrimit tė banesave dhe bashkimit tė njerėzve nė ndėrtesa dhe banesa.
Muhammedi ? na lajmėron pėr katėr gjėra, tė cilat janė prej lumturisė sė njeriut, prej tyre ėshtė “fqiu i mirė”, gjithashtu lajmėroi katėr gjėra prej mjerimit tė njeriut dhe pėrmendi “fqiun e keq”.Hadithi ėshtė sahih, tra. Ebu Nua’jmi nė “El-Hilje”.
Nga shkaku i rrezikut tė kėtij tė fundit, Pejgamberi ? kėrkonte mbėshtetje tek Zoti nga ky duke thėnė:
“O Zot, unė kėrkojė mbėshtetje prej Teje nga fqiu i keq nė (vend - qytet tė palėvizshėm), ngase fqiu nomad (bedevij) mund tė transportohet”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Hakimi. Dhe urdhėroi muslimanėt qė tė kėrkojnė mbėshtetje tek Zoti nga kjo gjė duke thėnė: “Kėrkoni mbėshtetje tek Zoti nga fqiu i keq nė qytet (vend tė palėvizshėm), ngase fqiu nomad (bedevij) mund tė transportohet”.Tra. Buhariu.
Nuk na lejon vendi qė tė flasim mbi ndikimin e fqiut tė keq mbi bashkėshortėt dhe fėmijėt dhe llojet e dėmeve qė dalin prej tij. Mirėpo praktikimi i kėtyre haditheve ėshtė mėsim i mjaftueshėm mbi kėtė temė. Ndoshta prej zgjedhjeve praktike ėshtė ajo qė veprojnė disa burra tė mirė, tė cilėt i marrin me qira edhe banesat rreth shtėpiave tė tyre pėr tė afėrmit e tyre, pėr tė zgjedhė problemin e fqiut, edhe pse shkon nė dėm tė mundėsive materiale, ngase fqiu i mirė nuk vlerėsohet me pasuri.
Kėshilla e tridhjetė e nėntė: Duhet dhėnė rėndėsi pėrmirėsimeve tė nevojshme nė shtėpi dhe ofrimit tė mjeteve tė rehatisė nė shtėpi.
Prej begative tė Allahut ndave nė kėtė kohė ėshtė ofrimi I kėtyre mjeteve tė rehatisė, mjeteve qė na e lėhtėsojnė jetėn nė kėtė botė dhe na shpenzojnė kohėn, siē ėshtė pajimi klimatik, frigoriferi, petkalarėseja etj. Menēuri ėshtė sjellja e kėtyre mjeteve nė shtėpi me kualitet sa mė tė mirė, normalish sipas mundėsive materiale tė pronarit tė shtėpisė. Mirėpo medoemos duhet tė dallojmė ndėrmjet ēėshtjeve tė dobishme pėrmirėsuese dhe ēėshtjeve qė s’kanė vlerė.
Duhet pėrmirėsuar pajimet e komoditetit nėse ato prishen. Disa njerėz kėto vepra i lėnė pas dore saqė gratė e tyre ankohen nga ē’rregullimi i shtėpisė, ku mbushet shtėpia me erė tė gjubreve, paraqiten lloj-lloj insektesh, kurse pjesėt e mobiljeve tė thyera i gjen nė ēdo vend.
S’ka dyshim se kėto gjėra menjanojnė lumturinė nė kėtė shtėpi dhe shkaktojnė probleme familjare e shėndetsore, kurse i menēur ėshtė ai qė i shėron kėto negativitete.

Kėshilla e katėrdhjetė: Duhet dhėnė rėndėsi shėndetit tė antarėve tė familjes.

Pejgamberi ? “fryente duke lexuar Muavedhatet (suren Ihlas, Felek dhe Nas) nė antarėt e sėmurė tė familjes”.Tra. Muslimi.
Gjithashtu “Kur sėmurėj ndonjė antarė i familjes, Pejgamberi ? urdhėronte tė bėhet ēorbė, pastaj urdhėronte qė tė pinė nga kjo ēorbė. Dhe thoshte “Kjo pėrforcon zemrėn e tė dėshpruarit dhe largon sėmundjen nga zemra, ashtu siē largon ēdo kush prej juve papastėrtinė nga fytyra e saj”. Hadithi ėshtė sahih, tra. Tirmidhiu.
Disa masa preventive:
Pejgamberi ? thotė:
“Nė mbrėmje ndalni fėmijėt (nė shtėpi) ngase shejtanėt nė atė kohė pėrhapen, e pasi tė kalon kjo kohė leni tė lirė, mbyllni dyert duke pėrmendur Emrin e Zotit, mbuloni enet e juaja duke pėrmendur Emrin e Zotit, e nėse nuk keni me ēka, atėherė vėndoni diē (siē ėshtė njė degė) dhe fikni llambat”.Tra. Buhariu.
Nė transmetimin e Muslimit qėndron:
“Mbyllni dyert, mbuloni enėt, fikni llambat, mbuloni ibrigėt, ngase shejtani nuk hap derė tė mbyllur, nuk shpalon mbulesėn dhe nuk hapė kapakun, kurse miu mund tė ndezė shtėpinė (duke kapė fitilin dhe ndezė gjithė shtėpinė)’’.
Pejgamberi ? thotė:
“Mos e leni zjarrin (ndezur) nė shtėpi kur tė fleni”. Tra. Buhariu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
Sponsored content





40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Empty
MesazhTitulli: Re: 40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė   40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
40 kėshilla pėr pėrmirėsimin e shtėpisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Feja dhe shoqėria-
Kėrce tek: