Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 FILOZOFIA E BAJRAMIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

FILOZOFIA E BAJRAMIT Empty
MesazhTitulli: FILOZOFIA E BAJRAMIT   FILOZOFIA E BAJRAMIT Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 5:56 am

Mbarė bota islame pasnesėr me hare feston Bajramin, jepen sadakatė, vizitohen anėtarėt e familjes dhe shokėt, njerėzit veshin rroba tė bukura e tė reja...
Ē'ėshtė qėllimi shoqėror dhe njerėzor i Bajramit dhe si duhet tė jetė edukata apo morali jonė gjatė kohės sė tij?
Qėllimi shoqėror i Bajramit ėshtė tė mbjellė harenė nė zemra, gėzimin nė shpirtra, qetėsinė e trupave, pėrforcimin e dashurisė shoqėrore, mėshirėn mes tė afėrmve dhe bashkėpunimin e ndėrsjellė njerėzor.
Nė kėtė festė afrohen zemrat, bashkohen me lidhje miqėsore, harrohen urrejtjet, takohen pas ndarjes, pajtohen pas mosmarrėveshjeve, shtrijnė dorėn e pajtimit, gjegjėsisht ripėrtėrihen lidhjet shoqėrore e njerėzore me dashuri, sinqeritet e vėllazėrim.
Qėllimi shoqėror i festės ėshtė rikujtimi i ndėrtuesve tė shoqėrisė pėr tė dobėtit dhe tė paaftit derisa ēdo shtėpi dhe ēdo familje tė mbushet me gėzim e hare. Kėtė qėllim tė lartė shoqėror e simbolizon urdhėrimi i "Sadakatul-Fitrit" nė festėn e Bajramit tė Vitrit (tė Madh) dhe i prerjes sė kurbanėve nė festėn e Bajramit tė Kurbanėve (tė Vogėl).
Dhėnia e vitrave para festės paraqet shtrimin e dorės sė mirėsisė.
Para se tė lindė dielli ditėn e Bajramit, buzėqeshja i kaplon fytyrat e tė gjithė njerėzve dhe hareja dominon nė zemrat e fėmijėve tė shoqėrisė.
Qėllimi njerėzor i festės ėshtė shoqėrimi i njė numri tė madh njerėzish nė gėzim e hare, nė njė kohė tė caktuar si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Kėshtu njerėzit ndjejnė lumturi tė pėrbashkėt, kurse fėmijėt e njė populli, pa marrė parasysh shtėpitė e shpėrndara, bashkohen nė tė mirė e nė tė keqe. Nė festė forcohen lidhjet ideologjike e shpirtėrore qė i caktoi feja pėr njerėzit, pa marrė parasysh llojllojshmėrinė e gjuhėve dhe kombeve...
Kėto ishin disa nocione shoqėrore e njerėzore tė festės. Pastaj festat i prezentojnė kėto nocione nė ēdo shoqėri dhe ai i cili dėshiron ta njeh moralin e njė populli, le t'i pėrcjellė festat e tyre tė cilat paraqesin realitetin e ndjenjave dhe traditave tė tyre.
Shoqėri e lumtur konsiderohet ajo qė e lartėson deri nė kulm moralin dhe ndjenjėn njerėzore gjatė kohės sė festės, sepse nė kėtė kohė ajo tregon bashkimin, kooperimin dhe mėshirėn e ndėrsjellė tė saj, derisa ēdo zemėr mbushet me dashuri, mirėsi e kėnaqėsi dhe ēdokush ia tregon vėllait tė vet hallet e veta nė rast tė katastrofave ose ngjarjeve tragjike, qoftė edhe nė vende tjera.
Si veprojmė ne me kėto nocione shoqėrore e njerėzore gjatė festave tona bashkėkohore? Si ėshtė realiteti i moralit tonė shoqėror?
S'ka dyshim se festat tona atribuohen me disa nocione kooperuese shoqėrore tė sadakave dhe mirėbėrjeve ndaj shtėpive tė varfėra dhe familjeve tė mjera por jo aq sa duhet, gjegjėsisht jo aq sa harxhojmė nė luks, dėfrim, udhėtime e gosti. Pra, mjafton tė japim mė pak sesa kot tė bėjmė harxhime tė mėdha dhe rrallėherė japim pa na rikujtuar ndokush!
Njerėzit, tė cilėt jetojnė tė mbyllur nė shtėpitė e tyre dhe nuk kėrkojnė lėmoshė pėr shkak tė mbrojtjes sė nderit dhe dinjitetit, pėrjetojnė mjerim gjatė ditėve tė festės. Ne ndoshta i harrojmė mirėpo njerėz tė tillė kemi afėr nesh, qoftė me lidhje familjare, shoqėrore apo fqinjėsore; kjo harresė nuk bėn pjesė nė shoqėrinė e lumtur.
Kur populli ynė shijonte lumturinė e festės fqiu mendonte pėr fqiun e vet para se tė mendonte pėr veten dhe i preferonte nevojat e fėmijėve tė shokut mbi nevojat e fėmijėve tė vet.
El-Vakidiu, dijetar i njohur i shekullit tė dytė hixhrij, rrėfen njė ngjarje kėshtu: "Kisha dy shokė aq tė ngushtė sa e ndienim veten si njė, kurse njėri prej tyre ishte hashimij. Kur pėrjetova njė vėshtirėsi gjatė njė feste tė Bajramit, shoqja mė tha: 'Pėrjetojmė mjerim e vėshtirėsi, dhe kur i shoh fėmijėt me rroba tė vjetra, mė tronditet zemra, pra mendo se si t'ia bėjmė'."
El-Vakidiu vazhdoi mė tutje e tha: "I shkrova shokut tim hashimij njė letėr, dhe i kėrkova ndihmė, kurse ai mė dėrgoi njė qese me 1000 dirhemė. Sa i mora nė dorė, kur ja, pranova njė letėr nga shoku tjetėr, nė tė cilėn ankohet ashtu siē iu ankova shokut tim hashimij, dhe ia dėrgova qesen e posapranuar. Pėr kėtė e lajmėrova shoqen time e cila mė lavdėroi e s'mė qortoi. Derisa isha nė atė gjendje, papritmas mė erdhi shoku hashimij, mė solli njė qese sikur ajo e para dhe mė tha: 'Me trego se ē'bėre me qesen e parė qė ta dėrgova ty?' Pasi qė ia rrėfeva ngjarjen, mė tha: 'Kur mė kėrkove para i kisha vetėm ato qė t'i dėrgova, pastaj kėrkova prej shokut tim tė tretė tė mė ndihmojė, e ai ma dėrgoi qesen qė ta dėrgova ty...'"
El-Vakidiu pastaj thotė: "Kėshtu, i ndamė 1000 dirhemėt mes nesh, ashtu qė secili prej nesh mori nga 300 kurse e shoqja 100 dirhemė. Pasi qė kėtė lajm e kishte dėgjuar Me'muni mė thirri dhe mė pyeti e unė ia vėrtetova lajmin. Pastaj ai urdhėroi tė na dhurojnė 7000 dirhemė, gjegjėsisht pėr secilin nga 2000 kurse pėr shoqen 1000 dirhemė".
Ky ėshtė fenomen i sinqertė i lartėsisė sė moralit shoqėror nė ēdo popull.
S'ka dyshim se ne nuk i rikujtojmė vėllezėrit tanė tė tjerė gjatė festės, p.sh. nė shtetin tonė nė Siri, ka vende qė i ka kapluar thatėsia, konkretisht nė Horan, dhe pėr kėtė shkak banorėt e kėtij qyteti u shpėrndanė nėpėr vende tjera duke kėrkuar kushte mė tė volitshme pėr jetė. A e kujtuam ne katastrofėn e tyre? A i menduam vuajtjet e tyre nga skamja, etja e uria?
Nė mbarė vendin tonė arab zhvillohen revolucione e ndizen zjarre kundėr kolonializmit tiran derisa u rrėnuan shtėpitė dhe u ndanė familjet; armiku i shkatėrron me tė madhe popujt tanė kurse mbrojtėsit e popullit braktisėn jetėn e qetė dhe begatinė dhe iu vėrsulėn me pak armė armikut tė armatosur deri nė dhėmbė, bile ende luftojnė pėr ēlirimin e vatanit tė okupuar e tė jetojnė si popujt tjerė, gjegjėsisht tė jetojnė me nder e sinqeritet. Ēka u ofruam ne? Ēka mendojmė tė ndėrmarrim pėr ta nė kohėn e festave?
Mund tė paramendoj se kremtet tona tė pasnesėrme do tė jenė ashtu siē ishin nė festat e kaluara, ashtu sikur bota jonė nuk vuan nga katastrofat e tragjeditė, sikur populli ynė nė disa vende nuk vuan nga pikėllimi i dėshmorėve tė vdekur!
Unė nuk kėrkoj prej njerėzve t'i veshin mburojat e hekurta e as tė derdhin lot pėr dėshmorėt e lirisė dhe tė vėrtetės, as tė izolohen nė shtėpitė e tyre ashtu siē izolohet njeriu i goditur me fatkeqėsi tė madhe si vdekja e tė afėrmit, tė dashurės etj., e as tė largohen nga ngrėnia e pija ashtu siē largohen agjėruesit. Unė s'kėrkoj gjėra tė tilla, por kėrkoj qė populli ynė ta tregojė veten tė vetėdijshėm gjatė festave tona pėrkujtimore e fetare dhe ta ndiej atė qė e ndjejnė njerėzit tanė tė tjerė; dėshiroj qė ta pakėsojmė dėfrimin dhe teprimin e t'ia ofrojmė popullit tonė nevojat qė i ndien gjatė luftės sė hidhur e shkatėrruese.
Dua qė tė ndjejmė lidhje tė fuqishme vėllazėrore gjatė ditėve tė festės ashtu qė katastrofat, qė i pėrjetojnė vėllezėrit tanė, tė na nxisin nė dhėnie e sakrifikim.
Dua qė ta kufizojmė qeshjen tonė e tė vėrehet pikėllimi i sinqertė nė fytyrat tona pėr shkak tė interesimit tonė tė madh pėr ēėshtjet tona dhe ngjarjet e katastrofat qė ndodhin nė vatanin tonė tė gjerė.
Dua tė mos e harrojmė Palestinėn, vatanin tonė tė plagosur qė e pėrjeton terrorin e sulmuesve tė egėr; tė mos e harrojmė popullin tonė tė shpėrndarė nėn qiellin e pastėr duke kėrkuar prej popujve tjerė vendstrehim, kafshatė buke, ujė dhe shėrim; tė mos e harrojmė Marokun tonė i cili nė kohėn e festave i varrosė dėshmorėt, i shėron tė plagosurit, u ndihmon fatkeqėve dhe pėrgatitet kundėr tiranėve okupues; tė mos e harrojmė rrezikun qė i kėrcėnohet mbarė popullit tonė nga intrigat e kolonializmit, eliminimi i lirisė, maltretimi i tė lirėve, plaēkitja e pasurive qė shkojnė nė arkat e kolonialistėve pėr ta rritur kėnaqėsinė, luksin dhe fuqinė e tyre nė llogari tė popullit tonė tė varfėr e tė pėrvuajtur!
O vėlla fisnik!
S'ka dyshim se ti pėrgatitesh pėr festėn e Bajramit, qofsh babė, nėnė, burrė, grua, djalė apo vajzė si dhe s'ka dyshim se ofron ēdo gjė qė ėshtė e nevojshme pėr festė, si veshja, ushqimi dhe dėfrimi, por shto edhe njė pėrgatitje tjetėr tė ēmueshme pėr Zotin xh.sh. dhe tė vlefshme pėr vėllezėrit, gjegjėsisht pėrgatitjen pėr mėnjanimin e barrės dhe vėshtirėsive nga tė mjerėt dhe tė varfėrit e mjedisit tėnd!..
Kėrko fqiun tėnd, tė afėrmin apo anėtarin tjetėr tė shoqėrisė dhe pyete pėr nevojat e tij, ndihmoi qė tė depėrtojė gėzimi nė zemrat e fėmijėve dhe gruas sė tij, e nėse s'mundesh njė gjė tė tillė, atėherė ndihmoi me fjalė tė mira, buzėqeshje tė kėndshme, dėshira tė sinqerta nga zemra yte islame dhe pėrkujtoi vėllezėrit qė vuajnė nė botė!
Nė mėngjesin e festės kur t'ua urosh anėtarėve tė familjes festėn dhe kur tė tuboheni rreth ushqimit tė kėndshėm e pijeve tė freskėta, pėrkujtoi tė vobektit qė nuk e kanė nė atė mėngjes buzėqeshjen e tė jatit tė tyre, tė vejat qė nuk e pėrjetojnė dashurinė e burrave tė tyre dhe refugjatėt qė i deportoi kolonializmi mizor, sepse kėta njerėz e presin festėn me lot nė sy, janė tė preokupuar me zjarr dhe nuk e shijojnė qetėsinė, sigurimin dhe paqen.
Pos kėtyre, rikujto edhe veten tėnde, sepse kur pikėllohesh pėr plagėt e vėllezėrve tuaj, pikėllohesh edhe pėr plagėn tėnde dhe kur i plotėson nevojat e fqinjve tuaj, i plotėson edhe nevojat tua personale. Zoti i Madhėruar thotė:
"Ēkado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj". (Bekare: 272)
"Kush bėn mirė, ai e ka pėr vete". (Fussilet: 46)
Pasha shpirtin tim, s'ka mė tė madhėruar e mė tė lartėsuar se Muhammedi a.s., i cili kur ua mėson njerėzve dashurinė, mirėsinė dhe vėllazėrimin, thotė:
"Ai qė e shpėton vėllain e vet nga ndonjė vėshtirėsi e kėsaj bote, Zoti e shpėton atė nga njė vėshtirėsi nė botėn tjetėr".
"Zoti i ndihmon robit (njeriut), gjersa ai i ndihmon vėllait tė vet". (Muslimi).
"Kush nuk interesohet pėr ēėshtjet e muslimanėve, s'ėshtė prej tyre (s'ėshtė musliman)." (Hakimi).
"Shembulli i dashurisė dhe i mėshirės sė ndėrsjellė tek besimtarėt i ngjanė trupit, gjegjėsisht nėse ankohet njė organ, ankohen edhe organet tjera". (Muslimi dhe Ahmedi).
- O Zot, na bėn prej atyre, tė cilėt tė falėnderohen pėr begatitė Tua, u ndihmojnė vėllezėrve dhe i pėrgjigjen thirrjes Sate nė ēdo rast e nė ēdo kohė!
O Zot, unė jam kėtu, para Teje!
O Zot, deklaroj se s'ke shok!
O Zot, deklaroj se falėnderimi, begatia dhe sundimi tė takojnė vetėm Ty!
O Zot, deklaroj se s'ke shok!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
FILOZOFIA E BAJRAMIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HADITHET E BAJRAMIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Agjėrimi i Ramazanit-
Kėrce tek: