Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 LAMTUMIRA E RAMAZANIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: LAMTUMIRA E RAMAZANIT   Sun Oct 28, 2007 5:56 am

Ramazani tha: Dua ta pėrfundoj bisedėn time me disa fjalė tė pėrgjithshme rreth vuajtjeve tė mia, kėshillave dhe mendimeve qė mė preokupojnė dhe varet prej teje se a do t'i pėrcjellish nė popull apo jo.
Tė gjithė popujt pėsojnė ndryshime tė shumta: fillim e mbarim, fuqi e dobėsi, famė e nėnshtrim edhe ate nėn ndikimin e faktorėve natyrorė. Populli mund ta arrijė kulmin e famės, autoritetin dhe qytetėrimin qė i pėrmirėson rregullat e shoqėrive dhe yes.gifn lumturinė e tij, mirėpo do tė pėrparojė me sukses tė plotė derisa tė mos depėrtojė nė tė pasiviteti, ta kaplojė fshehtėsia e ta dehė vrapimi pas epsheve dhe kėshtu fillon tė shkatėrrohet dhe pėrjeton vdekjen njė kohė tė gjatė pas shijimit tė jetės sė lumtur.
Populli mund tė jetė i lodhur dhe i dobėsuar nga katastrofat qė e dėrrmojnė jetėn mirėpo pas njė kohe do t'i ēelė sytė nė dritė, do ta braktisė fshehtėsine, do tė ngrihet sikur luani qė lėshohet nga kafazi nė liri dhe pas njė pėrpjekje disavjeēare do ta eliminojė dekadencėn shumėshekullore, do tė fitojė autoritet nė mesin e popujve tė gjallė dhe do tė udhėheqė pėr t'i realizuar tė drejtat, drejtėsinė dhe paqen nė mesin e popujve tė terrorizuar.
Nė tė dy rastet, duhet tė ketė vėmendje tė plotė dhe tė veprojė me urtėsi. Nė rastin e fuqisė, duhet tė merr shembull prej paraardhėsve tė famshėm qė i shkatėrroi koha dhe t'i hulumtojė shkaqet e fuqisė dhe dekadencės sė tyre.
Nė rastin e dobėsisė, duhet t'i hulumtojė shkaqet qė i pėrparuan popujt e mėparshėm dhe t'i aplikojė. Nuk dua ta teproj me shembuj rreth autenticitetit tė kėsaj teorie sepse nė historinė e popullit tėnd musliman kaluan periudha tė ndryshme qė tė bindin plotėsisht nė te.Cili i menēur mohon se faktori mė i rėndėsishėm qė lartėsoi famėn e muslimanėve tė hershėm ishte frika e tyre nga Zoti i Madhėruar, braktisja e kėnaqėsive afatshkurte tė kėsaj bote dhe pėrqėndrimi i pėrbashkėt nė lartėsimin e fjalės sė Zotit dhe flamurit tė Islamit? Kur mė vonė e humbėn namazin, kur u dhanė pas epsheve dhe u pėrēanė pas bashkimit qė ishte begati e Zotit xh.sh., Zoti i sprovoi me poshtėrim, prej tė cilit vuajnė edhe sot. Ju tash largoheni nga poshtėrimi dhe dėshironi tė pėrparoni dhe nuk mohoj se shpirti i zgjuarjes ėshtė riaktivizuar nė brendėsinė tuaj, mirėpo mė pikėllon fakti se nuk shoh syēeltėsi nė rregullimin e ēėshtjeve tuaja por bredhni tė hutuar nėpėr rrugėt e errėsirės me mendime tė ndryshme, pra, si do tė keni sukses nė rilindjen tuaj me kėtė gjendje tė mjeruar?
Dėshironi ta riktheni famėn e etėrve tuaj dhe mburrjen e tyre, mirėpo ku jeni ju e ku ishin ata? "Dallimi mes jush ėshtė shumė i madh". Ata e vendosėn pėlqimin e Zotit xh.sh. mbi dėshirat e tyre dhe adhurimin e Tij mbi epshet e tyre. Ata e kuptuan Islamin si ligj tė plotė e tė pandarė dhe respektuan ēdo imtėsi tė tij me vullnet tė plotė. Ata largoheshin nga mėkatet ashtu siē largoheni ju sot nga epidemitė e sėmurjeve. Transmetohet se gjatė njė beteje tė vėshtirė filluan tė rikujtojnė ndonjė mėkat eventual qė ua vėshtirėsonte fitoren dhe u ra ndėrmend se nuk e kishin aplikuar sunnetin e misvakit dhe kėshtu i pastruan dhėmbėt me misvak, derisa armiku mendoi se i mprehin dhėmbėt pėr t'i pėrbirė tė gjallė dhe kėshtu ai (armiku) humbi.
Ata e konsideronin jetėn vegėl pėr pėrfitimin e gradave tė larta nė botėn tjetėr dhe me dėshirė tė flaktė pritnin flijimin e jetės, si dhe e lutnin Zotin, ditė dhe natė, qė tė mos i kthejė nė vendlindje, as te familja e as tek fėmijėt e tyre.
Ata e rregulluan shoqėrinė nga frika prej Zotit xh.sh. kurse udhėheqėsi interesohej pėr popullin e vet mė shumė se nėna pėr fėmijėn e saj; nuk pritonte ta udhėheqė botėn kah e vėrteta pa i marrė parasyshė pasojat negative kurse i pasuri e shpėrndante pasurinė e vet me plotė dėshirė edhe ate vetėm pėr hir tė Zotit xh.sh. Tregtari ishte i sinqertė e besnik nė shitblerje kurse femra kishte zemėr tė pastėr e tė sinqertė dhe i zbatonte rregullat e Zotit tė Madhėruar.
Etėrit tuaj ishin ata tė cilėt fituan kundėr njė mijė idhujtarėve edhe pse ishin vetėm treqind veta; ata ishin heronjtė e Kadisijes, Jermukut, Hittinit dhe luftėrave tjera historike, kurse udhėheqėsit tuaj tė sotėm janė tiranė, dijetarėt flejnė, tė pasurit janė strofulluar, rinia ėshtė ēorientuar, tregtarėt janė bėrė gėnjeshtarė e mashtrues, kurse gratė stolisen dhe largohen nga udhėzimi i Zotit xh.sh. Ju sot jeni zhytur nė mendjemadhėsi, nė epshe e nė gjumė aq shumė saqė u janė errėsuar mendjet, zemrat dhe sytė sepse pėr qėllim kryesor keni botėn, luksin, pasurinė dhe pozitėn e rrejshme dhe luftoni pėr to.
Nuk ėshtė ēudi qė bota u pėrkulej etėrve tuaj kurse ju i pėrkuleni botės.
Nuk ėshtė pėr t'u habitur se Zoti xh.sh. atyre ua jepte atė qė e dėshironin kurse juve ua merr dhe jetoni nėn dirigjimin e epsheve.
Nuk ėshtė ēudi se fjala e tyre mbizotėronte nė botė kurse juve ju udhėzojnė njerėz tė ēoroditur.
"A ėshtė i njėjtė ai qė iu bind All-llahut dhe kėrkoi kėnaqėsinė e Tij, si ai qė tėrhoqi kundėr vetes hidhėrim tė madh nga All-llahu?" (Ali Imran: 162)
"A ėshtė mė i udhėzuar ai qė ecė i pėrmbysur me fytyrė pėr tokė, apo ai qė ecė i bindur rrugės sė drejtė?" (El-Mulk, 22)
"A mos do t'i barazojmė ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira me ata qė bėnė shkatėrrime nė tokė, apo do t'i konsiderojmė njėsoj si tė ruajturit prej tė kėqijave, ashtu edhe ata qė janė mėkatarė?" (Sad, 28)
Ky ėshtė dallimi mes jush dhe etėrve tuaj dhe ky ėshtė shkaku kryesor i disfatės suaj.
Pasi qė sot vendosa tė shkoj, tė lutem pėrcjelli kėto fjalė vijuese nė mesin e vėllezėrve muslimanė:
O muslimanė!
Si pranon populli qė ka fe, mendje e inteligjencė t'u nėnshtrohet popujve qė kanė karakter tė dobėt, zemėr mizore, moral tė shėmtuar, tradita dhe shije tė palakmueshme, si dhe i shoqėrojnė Zotit xh.sh. shok dhe e refuzojnė fenė e Tij?
O muslimanė!
Nėse armiqtė tuaj idhujtarė dominojnė nė botė, atėherė a nuk ėshtė mė mirė qė ju tė dominoni me besim nė Tė? Nėse ata sundojnė me dėfrime e amoral, a nuk ėshtė mė mirė ju tė sundoni me devotshmėri e pastėrti?
O muslimanė!
Jeta ėshtė pasuri dhe u takon vetėm falėnderuesve, kurse falėnderimi nėnkupton pėrballimin e vėshtirėsive tė kohės, ngritjen kundėr intrigave tė armikut dhe qytetėrimin me fenė e Zotit xh.sh.
Me dhembje nė zemėr dhe me lotė nė sy ju pėrshėndes, o muslimanė!
Lamtumirė, o muslimanė!
Unė sot do tė takohem me Zotin tim dhe do t'ia parashtroj zhvlerėsimin e monoteizmit (tevhidit), famėn e idhujtarisė, keqtrajtimin e udhėzimit, vrazhdėsinė e fatit dhe vdekjen e ndėrgjegjes:
"Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim, ia parashtroj All-llahut." (Jusuf, 86)
Ramazani tha: "Zoti tė lashtė!"
Kėshtu, ai mori rrugėn kurse mua m'u tha fryma nga pikėllimi i ndarjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
LAMTUMIRA E RAMAZANIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Agjėrimi i Ramazanit-
Kėrce tek: