Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 KEQKUPTIMI I EVOLUCIONIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: KEQKUPTIMI I EVOLUCIONIT   Sun Oct 28, 2007 5:47 am

KEQKUPTIMI I EVOLUCIONIT

Darvinizmi, qė pėrpiqet tė mohoj faktin e krijimit tė gjithėsisė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mashtrim joshkencor. Kjo teori sipas sė cilės jeta rrjedhi nga materia e pajetė pėrmes rastėsive, ėshtė shkatėrruar nė tėrėsi me dijen se gjithėsia u krijua nga Zoti. Ėshtė Zoti Ai qė krijoi gjithėsinė dhe qė e pėrpunoi atė deri nė detalin mė tė vogėl. Prandaj, ėshtė e pamundshme qė teoria e evolucionit, sipas sė cilės qeniet e gjalla nuk janė tė krijuara nga Zoti, por janė fryt i rastėsive, tė jetė e vėrtetė.
Nuk ėshtė ēudi qė kur i hedhim njė sy teorisė sė evolucionit, shohim se kjo teori ėshtė zhvlerėsuar nga zbulimet shkencore. Krijimi i jetės ėshtė jashtėzakonisht kompleks dhe i mahnitshėm. Nė botėn e pajetė, pėr shembull, mund tė shohim se sa tė ndieshme janė barazpeshat nė tė cilat mbėshteten atomet dhe mė tej, nė botėn e gjallė, mund tė shohim se nė ēfarė krijime komplekse janė bashkuar kėto atome dhe sa tė jashtėzakonshėm janė mekanizmat dhe strukturat e tilla si proteinat, enzimet dhe qelizat qė janė pėrpunuar me to.
Ky krijim i jashtėzakonshėm i jetės e zhvlerėsoi Darvinizmin nė fund tė shekullit tė 20tė.
Ne jemi marrė me kėtė temė nė masė tė madhe nė disa prej studimeve tona tjera dhe do tė vazhdojmė tė merremi me tė. Megjithatė, mendojmė se duke marrė parasysh rėndėsinė e saj, do tė na ndihmonte po tė bėnim njė pėrmbledhje tė shkurtėr edhe kėtu.

Rėnia (rrėnimi) shkencore e Darvinizmit
Edhepse njė doktrinė qė daton qė nga Greqia antike, teoria e evolucionit u avancua nė masė tė madhe nė shekullin e 19tė. Zhvillimi mė i rėndėsishėm qė e bėri kėtė teori temėn numėr njė nė botėn e shkencės ishte libri i Ēarlls Darvinit i titulluar Prejardhja e Gjallesave i publikuar mė 1859. Nė kėtė libėr, Darvini mohoi se gjallesat e ndryshme nė tokė ishin krijuar ndarazi nga Zoti. Sipas Darvinit, tė gjitha qeniet e gjalla kishin njė paraardhės tė pėrbashkėt dhe ato u shndėrruan nė qenie tė ndryshme me kohė pėrmes ndryshimeve tė vogla.
Teoria e Darvinit nuk bazohej nė asnjė zbulim konkret shkencor, sikurse ai vet gjithashtu pranoi, ishte vetėm njė “supozim.” Pėr mė tepėr, sikurse Darvini pranoi nė kapitullin e gjatė tė librit tė tij tė quajtur “Vėshtirėsitė e Teorisė,” teoria dėshtonte para shumė pyetjeve kritike.
Darvini investoi tė gjitha shpresat e tij nė zbulimet e reja shkencore, qė ai shpresonte tė zgjidhnin “Vėshtirėsitė e Teorisė.” Megjithatė, pėrkundėr asaj qė shpresonte ai, zbulimet shkencore zgjeruan dimensionet e kėtyre vėshtirėsive.
Disfata qė Darvinizmi pėsoi nga shkenca mund tė pasqyrohet nė tri ēėshtje themelore:
1) Teoria nė asnjė mėnyrė nuk mund tė shpjegojė mėnyrėn se si u shfaq jeta nė tokė.
2) Nuk ekziston ndonjė zbulim shkencor qė do tė tregonte se “mekanizmat evolutiv” tė propozuar nga kjo teori kanė ndonjė fuqi ēfarėdo qoftė pėr tė evoluar.
3) Dėshmitė pėr fosile dėshmojnė nė tėrėsi tė kundėrtėn e propozimeve tė teorisė sė evolucionit.
Nė kėtė pjesė, do tė ekzaminojmė kėto tri ēėshtje themelore nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar:

Hapi i parė i pakapėrcyeshėm: Zanafilla e Jetės
Sipas teorisė sė evolucionit tė gjitha gjallesat evoluan nga njė qelizė e vetme e gjallė qė u shfaq nė tokėn primitive 3.8 bilion vjet mė parė. Si mund tė ketė krijuar njė qelizė e vetme me miliona gjallesa komplekse dhe poqese njė evolucion i tillė me tė vėrtetė kishte ndodhur, pse nuk mund tė vėzhgohen gjurmėt e tij nė dėshmitė e fosileve, janė disa prej pyetjeve nė tė cilat teoria nuk mund tė jap pėrgjigje. Mirėpo, sė pari dhe mbi tė gjitha, hapi i parė i procesit tė supozuar evolutiv qė duhet tė hetohet ėshtė si u shfaq (krijua) kjo “qelizė e parė”?
Pasiqė teoria e evolucionit mohon krijimin dhe nuk pranon ēfarė lloji tė ndėrhyrjes sė mbinatyrshme, pohon se “qeliza e parė” u shfaq (krijua) rastėsisht pėrbrenda ligjeve tė natyrės, pa ndonjė qėllim, plan apo mbarėshtim (pėrgatitje). Sipas teorisė, materia e pajetė duhet tė kishte prodhuar njė qelizė tė gjallė si rezultat i rastėsive. Kjo, megjithatė, ėshtė njė pohim i paqėndrueshėm madje edhe pėr rregullat mė tė pamposhtura tė biologjisė.

“Jeta rrjedh (buron) nga Jeta”
Nė kėtė libėr, Darvini kurrė nuk iu referua zanafillės sė jetės. Tė kuptuarit primitiv tė shkencės nė kohėn e tij mbėshtetej nė pandehjen se qeniet e gjalla kishin njė strukturė shumė tė thjeshtė. Prej mesjetės, krijimi spontan, teoria qė pohonte se materiet e pajetė u bashkuan pėr tė formuar organizma tė gjallė, ishte gjerėsisht e pranuar. Pėrgjithėsisht besohej se insektet erdhėn nė jetė nga mbeturinat e ushqimit dhe minjėt erdhėn nė jetė nga gruri. Eksperimente interesante u ndėrmorėn pėr tė vėrtetuar kėtė teori. Ca kokra gruri ishin vendosur nė njė copė tė ndytė pėlhure dhe besohej se minjėt do tė zėnin fill nga ajo pas njė kohe.
Ngjashėm, zhvillimi i krimbave nė mish supozohej tė ishte dėshmi e krijimit spontan. Mirėpo, vetėm pak kohė mė vonė u kuptua se krimbat nuk paraqiteshin nė mish nė mėnyrė spontane, por barteshin atje nga mizat nė formėn e larvave, tė padukshme pėr syrin e njeriut.
Madje edhe nė periudhėn kur Darvini shkruajti “Zanafillėn e Gjallesave”, besimi se bakteriet mund tė vinin nė jetė nga materia e pajetė ishte gjerėrisht e pranuar nė botėn e shkencės.
Mirėpo, pas vite pas botimit tė librit tė Darvinit, Lui Paster shpalli rezultatet e tij pas njė studimi tė dhe eksperimentimi tė gjatė, qė hedhnin poshtė krijimin spontan, njė gur themeli tė teorisė sė Darvinit. Nė ligjėratėn e tij triumfale tė mbajtur nė Sorbonė mė 1864, Pasteri tha: “Kurrė nuk do tė kėndellet doktrina pėr krijimin spontan nga kjo goditje vdekjeprurėse qė iu dha nga ky eksperiment i thjeshtė.” 6
Mbrojtėsit e teorisė sė evolucionit iu bėnė ballė zbulimeve tė Pasterit pėr njė kohė tė gjatė. Megjithatė, me zgjidhjen e strukturės komplekse tė qelizės sė njė qenieje tė gjallė me zhvillimin e shkencės, idea se jeta do tė mund tė kishte lindur rastėsisht u ballafaqua madje me njė gjendje edhe mė tė pashpresė.

Pėrpjekjet jobindėse tė shekullit tė 20tė
Evolucionisti i parė qė vazhdoi ēėshtjen e zanafillės sė jetės nė shekullin e 20tė ishte biologu i njohur Rus Aleksandėr Oparin. Me tezat e ndryshme qė ai lėvizi pėrpara nė vitet e 1930ta, ai u pėrpoq tė dėshmojė se qeliza e njė qenieje tė gjallė do tė kishte mundur tė krijohej nga rastėsia. Kėto studime, megjithatė, ishin tė dėnuara tė dėshtojnė dhe Oparinit iu desht tė bėnte kėtė pohim: “Fatkeqėsisht, megjithatė, problemi i zanafillės sė qelizės ėshtė ndoshta pika mė e paqartė nė tėrė studimin e evolucionit tė organizmave.” 7
Pasuesit evolucionistė tė Oparinit u pėrpoqėn qė tė bėjnė eksperimente pėr tė zgjidhur problemin e burimit tė jetės. Eksperimenti mė i njohur prej tyre u ndėrmor nga kimisti Amerikan Stenli Miller mė 1953. Duke kombinuar gazėrat qė ai pretendonte tė kishin ekzistuar nė atmosferėn fillestare tė tokės nė njė ambient eksperimentues dhe duke i shtuar kėsaj pėrzierje energji, Milleri sintetizoi disa molekula organike (aminoacide) tė pranishme nė strukturėn e proteineve.
Mezi kishin kaluar disa vite para se tė zbulohej se ky eksperiment, i cili ishte paraqitur atėherė si njė hap i rėndėsishėm nė emėr tė evolucionit ishte i pavlefshėm, pasiqė atmosfera e pėrdorur nė kėtė eksperiment ishte shumė e ndryshme nga kushtet e vėrteta qė ekzistonin nė tokė. 8
Pas njė heshtjeje tė gjatė, Milleri pranoi se ambienti i atmosferės qė pėrdori nuk ishte real.9
Tė gjitha pėrpjekjet evolucioniste tė parashtruara gjatė shekullit XX pėr tė shpjeguar zanafillėn e jetės dėshtuan. Gjeokimisti Xhefri Bada nga Instituti Scripps i San Diegos pranon kėtė fakt nė njė artikull tė botuar nė “Earth Magazine” mė 1998:
Sot nė mbarim tė shekullit XX ne ende pėrballemi me problemin mė tė madh tė pazgjidhur qė kishim nė fillim tė shekullit XX. Si u krijua (shfaq) jeta nė Tokė?10

Pėrbėrja komplekse e jetės
Arsyeja parėsore pse teoria e evolucionit pėrfundoj nė njė gjendje tė kėtillė tė parrugėdalje nė lidhje me zanafillėn e jetės ėshtė se madje edhe organizmat e gjallė qė konsideroheshin mė tė thjeshtėt kanė pėrbėrje jashtėzakonisht komplekse. Qeliza e njė qenieje tė gjallė ėshtė mė komplekse se tė gjitha produktet teknologjike tė prodhuara nga njeriu. Sot, madje edhe nė laboratoriumet mė tė zhvilluara tė botės, njė qelizė e gjallė nuk mund tė krijohet duke bashkuar materiet inorganike.
Kushtet e kėrkuara pėr formimin e njė qelize janė tė panumėrta nė masė pėr t’u shpjeguar me anė tė rastėsive. Mundėsia qė proteinet, pjesė ndėrtuese tė qelizės, tė jenė formuar rastėsisht, ėshtė 1 nė 10950 pėr njė proteinė mesatare tė pėrbėrė prej 500 aminoacideve. Nė matematikė, njė mundėsi mė e vogėl se 1 nė 1050 konsiderohet tė jetė praktikisht e pamundshme.
Molekula e ADN-sė qė gjendet nė bėrthamėn e qelizės dhe qė ruan informacionin gjenetik, ėshtė njė bazė e jashtėzakonshme e tė dhėnave. Ėshtė llogaritur se poqese informacioni i koduar nė ADN do tė shkruhej, kjo do tė formonte njė librari gjigante qė do tė pėrbėhej nga 900 volume enciklopedike prej 500 faqesh secila.
Nė kėtė pikė shfaqet njė dilemė shumė interesante: ADN-ja mund tė pėrsėritet vetėm me ndihmėn e disa proteinave tė specializuara (enzimeve). Megjithatė, sinteza e kėtyre enzimeve mund tė realizohet me anė tė informacionit tė koduar nė ADN. Pasiqė ato tė dyja janė tė varura nga njėra tjetra, ato duhet tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė pėr t’u pėrsėritur. Ky fakt sjellė skenarin qė jeta tė ketė zėnė fill vetvetiu nė njė situatė pa rrugėdalje. Prof. Lesli Orgel, njė evolucionist me nam nga Universiteti i San Diegos tė Kalifornisė, pranon kėtė fakt nė numrin e Shtatorit tė vitit 1994 tė “Scientific American Magazine” (Revistės Shkencore Amerikane):
Ėshtė jashtėzakonisht e pamundshme qė proteinet dhe acidet nukleike, duke qenė tė dyja komplekse pėr nga struktura (pėrbėrja), tė kenė zėnė fill vetvetiu nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė. Prapseprap gjithashtu duket tė jetė e pamundshme tė kesh njėrėn pa tjetrėn. Dhe kėshtu, nė shikim tė parė, do tė duhej tė vihej te pėrfundimi se jeta kurrė, nė tė vėrtetė, s’do tė mund tė kishte zėnė fill me anė tė proceseve kimike.11
Padyshim, nėse ėshtė e pamundshme qė jeta tė ketė zėnė fill nga shkaqet natyrore, atėherė duhet tė pranohet se jeta “u krijua” nė njė mėnyrė tė mbinatyrshme. Ky fakt nė mėnyrė tė qartė e zhvlerėson teorinė e evolucionit, qėllimi kryesor i sė cilės ėshtė tė mohojė krijimin.

Mekanizmat imagjinarė tė evolucionit
Pika e dytė e rėndėsishme qė mohon teorinė e Darvinit ėshtė se tė dy pikėpamjet (konceptet) e parashtruara nga kjo teori si “mekanizma evolutiv” janė kuptuar t’mos kenė nė realitet ndonjė fuqi evolutive.
Darvini mbėshteti supozimin e evolucionit tėrėsisht nė mekanizmin e “pėrzgjedhjes natyrore.” Rėndėsia qė ai i dha kėtij mekanizmi ishte evidente nė emrin e librit tė tij: Zanafilla e Gjallesave, me anė tė Pėrzgjedhjes Natyrore…
Sipas pėrzgjedhjes natyrore ato gjallesa qė janė mė tė forta dhe mė tė pėrshtatshme ndaj kushteve natyrore tė mjedisit ku jetojnė do tė mbijetojnė nė luftėn pėr jetė. Pėr shembull, nė njė kope tė drerėve nėn kėrcėnim tė sulmit nga bishat e egra, ata qė vrapojnė mė shpejtė do tė mbijetojnė. Prandaj, kopeja e drerėve do tė pėrbėhet nga individė mė tė shpejtė dhe mė tė fuqishėm. Mirėpo, nė mėnyrė tė padiskutueshme, ky mekanizėm nuk do tė shkaktojė evoluimin e drerėve dhe shndėrrimin e tyre nė njė lloj tjetėr gjallese, pėr shembull, nė kuaj.
Prandaj, mekanizmi i pėrzgjedhjes natyrore nuk ka fuqi evolutive. Darvini ishte gjithashtu i vetėdijshėm pėr kėtė fakt dhe iu desht tė pohonte kėtė nė librin e tij Zanafilla e Gjallesave:
Pėrzgjedhja natyrore nuk mund tė bėj asgjė gjersa tė ndodhin dallime apo ndryshime mė tė favorshme individuale.12

Ndikimi i Lamarkut
Prandaj, si do tė mund tė ndodhnin kėto “ndryshime tė favorshme”? Darvini u pėrpoq tė japte pėrgjigje nė kėtė pyetje nga kėndvėshtrimi i tė kuptuarit primitiv tė shkencės nė kohėn e tij. Sipas biologut Francez Lamark, i cili jetoi para Darvinit, gjallesat bartėn tiparet qė fituan gjatė jetės sė tyre tek gjenerata e ardhshme dhe kėto veti, duke u akumuluar nga njė gjeneratė nė tjetrėn, shkaktuan formimin e gjallesave tė reja. Pėr shembull, sipas Lamarkut, gjirafat evoluan nga antilopat, duke u pėrpjekur tė hanė gjethet e drunjėve tė lartė, qafat e tyre u zgjatėn nga njė gjeneratė nė tjetrėn.
Darvini dha gjithashtu shembuj tė ngjashėm dhe nė librin e tij “Zanafilla e Gjallesave”, pėr shembull, tha se disa arinjė duke shkuar nė ujė pėr tė gjetur ushqim u shndėrruan nė balena me kalimin e kohės.13
Mirėpo, ligjet e trashėgimisė tė zbuluara nga Mendeli dhe tė vėrtetuara nga shkenca e gjenetikės qė lulėzoi nė shekullin e XX, krejtėsiht rrėnuan legjendėn sipas sė cilės vetitė u bartėn tek gjeneratat pasuese. Pra, pėrzgjedhja natyrore u zhvlerėsua si njė mekanizėm evolutiv.

Neo-Darvinizmi dhe Mutacionet
Pėr tė gjetur njė zgjidhje, Darvinistėt pėrparuan “Teorinė Moderne Sintetike”, ose si njihet pėrgjithėsisht, Neo-Darvinizmin, kah fundi i viteve tė 1930-ta. Neo-Darvinizmi shtoi mutacionet, tė cilat janė ērregullime tė krijuara nė gjenet e gjallesave pėr shkak tė faktorėve tė jashtėm si rrezatimi ose gabimet gjatė shumėzimit (pėrsėritjes), si “shkaktarė tė ndryshimeve tė favorshme” pėrveē mutacionit natyror.
Sot, modeli qė pėrfaqėson evolucionin nė botė ėshtė Neo-Darvinizmi. Sipas kėsaj teorie, miliona gjallesa tė pranishme nė tokė u formuan si rezultat i njė procesi pėrmes tė cilit organe tė shumta komplekse tė kėtyre organizmave siē janė veshėt, sytė, mushkėritė dhe krahėt, iu nėnshtruan “mutacioneve”, domethėnė, ērregullimeve gjenetike. Mirėpo, ekziston njė fakt i prerė shkencor qė plotėsisht gėrryen themelet e kėsaj teorie: Mutacionet nuk shkaktojnė zhvillim tė gjallesave, pėrkundrazi, ato gjithmonė iu shkaktojnė dėm atyre.
Arsyeja pėr kėtė ėshtė shumė e thjeshtė: ADN-ja ka njė pėrbėrje shumė komplekse dhe efektet e rastėsishme mund vetėm t’i shkaktojnė dėm asaj. Studiuesi Amerikan i gjenetikės B.G. Ranganathan e shpjegon kėtė nė kėtė mėnyrė:
Mutacionet janė tė vogla, tė rastėsishme dhe tė dėmshme. Ato rrallė ndodhin dhe mundėsia mė e mirė ėshtė qė ato do tė jenė tė padobishme. Kėto katėr karakteristika tė mutacioneve nėnkuptojnė se mutacionet nuk mund tė shpien drejt njė zhvillimi evolutiv. Njė ndryshim i rastėsishėm nė njė organizėm tejet kompleks ėshtė ose i padobishėm ose i dėmshėm. Njė ndryshim i rastit nė njė orė nuk mund tė ndikojė pėr tė mirė. Me siguri se ose do ta dėmtoj atė ose nė rastin mė tė mirė do tė jetė i padobishėm. Njė tėrmet nuk mund tė ndikoj pėr tė mirė nė njė qytet, por sjell shkatėrrim.14
Nuk ēudit aspak fakti se deri mė sot nuk ėshtė vėnė re asnjė shembull i mutacionit qė do tė dėshmohej si i dobishėm apo qė tė ketė ndikuar nė zhvillimin e kodit gjenetik. Tė gjitha mutacionet janė dėshmuar tė jenė tė dėmshme. Ėshtė kuptuar se mutacioni qė ėshtė paraqitur si njė “mekanizėm evolutiv,” ėshtė nė tė vėrtetė njė ndodhi gjenetike qė dėmton gjallesat dhe i paaftėson ato (Efekti mė i zakonshėm i mutacionit nė qeniet njerėzore ėshtė kanceri). Padyshim, njė “mekanizėm shkatėrrimtar” nuk mund tė jetė “mekanizėm evolutiv”. Pėrzgjedhja natyrore, nė anėn tjetėr, “nuk mund tė bėj asgjė vetvetiu” sikur pranoi edhe Darvini. Ky fakt na tregon se nuk ka “mekanizėm evolutiv” nė natyrė. Pasiqė nuk ekzistojnė mekanizmat evolutiv, atėherė as edhe ndonjė proces i trilluar (imagjinar) i quajtur evolucion nuk mund tė ketė ndodhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
KEQKUPTIMI I EVOLUCIONIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: