Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 MUSAI (AS) DHE NJĖ NJERI I DITUR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: MUSAI (AS) DHE NJĖ NJERI I DITUR   Sun Oct 28, 2007 5:45 am

Edhe njė tregim pėr Musain rrėfehet nė Suren Kahf. Duke e lexuar tregimin, ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet saktėsisht se gjatė cilės pjesė tė jetės sė Musait ndodhėn kėto ngjarje. Mund tė supozojmė, megjithatė, tė kenė ndodhur pas largimit tė Musait nga Egjipti me tė bijtė e Izraelit. Tipari dallues i kėtij tregimi ėshtė shpjegimi i ngjarjeve tė rrėfyera nė mėnyrė simbolike. Tregimi mbėshtetet nė njė dialog nė mes tė Musait dhe tė njė njeriu tė urtė. Nė fillim tė tregimit, Musai bėn njė udhėtim me ndihmėsin (shėrbyesin) e tij tė ri:

Kujto edhe kur Musai i tha shėrbyesit tė tij: “Nuk do tė ndalem derisa tė arrijė vendin ku takohen dy detet ose derisa tė kaloj vite e vite nė udhėtim.”
Por kur ata mbėrritėn nė vendin e bashkimit tė dy deteve, ata harruan peshkun e tyre i cili e hapi rrugėn e tij pėr nė det (si njė tunel). Kėshtu kur ata shkuan mė tej (pėrtej vendit tė caktuar pėr takim), Musai i tha djaloshit: “Na e sjell ushqimin e mėngjesit, vėrtetė qė jemi lodhur shumė nė kėtė udhėtimin tonė.”
Ai (shėrbyesi i Musait) tha: “A e sheh ēfarė ndodhi? Kur ne shkuam tė gjejmė strehim te shkėmbi, unė e harrova peshkun. Askush pėrveē Shejtanit nuk mė bėri qė tė harroj ta kujtoj. Ai gjeti rrugėn pėr nė det nė mėnyrė tė habitshme!”
Ai (Musai) i tha: “Kjo ėshtė ajo qė po kėrkonim.” Kėshtuqė ata u kthyen prapa duke ndjekur gjurmėt e tyre tė para. (Kur’an, 18:60-64)

Mėsime tė rėndėsishme mund tė merren nga kėto vargje. Thėnia “Na e sjell ushqimin e mėngjesit, vėrtetė qė jemi lodhur shumė nė kėtė udhėtimin tonė,” tregon se Musai ushqehet nė tė njėjtėn kohė kur ndalet pėr tė pushuar, gjersa tė tjerėt me gjasė do tė pushonin dy herė pėr tė pėrmbushur kėto dy nevoja. Nė thelb, ky vendim i tij tregon se njė Musliman do tė duhej tė shfrytėzonte kohėn e tij me menēuri.
Edhe njė mėsim tjetėr hyjnor qė kėto vargje zbulojnė ėshtė tė harruarit e ushqimit gjatė udhėtimit dhe roli i Shejtanit nė tė harruarit e tij. Ndikimi i padiskutueshėm qė Shejtani ka nė njerėz, domethėnė, fakti qė ai mund ta bėj njeriun tė harroj, theksohet kėtu. Pėr shembull, Shejtani bėn qė njeriu tė harroj nė mėnyrė qė ta pengoj atė qė tė kyēet nė diē tė mirė pėr religjionin dhe pėr hir tė Muslimanėve. Qėllimi i tij kryesor ėshtė qė t’i pengoj njerėzit nė pėrkujtimin e Zotit dhe nė tė menduarit pėr Tė. Gjėja mė e mirė qė njė besimtar mund tė bėj pėr t’iu kundėrvėnė pėrpjekjeve tė Shejtanit ėshtė qė tė mbaj veten tė zėnė me pėrkujtimin e Zotit.
Mėsimi i tretė hyjnor qė nxjerrim nga dialogu nė fjalė ėshtė vigjilenca e Musait ndaj shenjave tė Zotit. Me tė vėrtetė, ai menjėherė e merr tė harruarit e ushqimit nga ana e tij si njė shenjė dhe prandaj ndėrron drejtim. Kjo tregon se Musai ėshtė njė njeri qė vazhdimisht ėshtė i zėnė me pėrkujtimin e Zotit, qė e bėn atė plotėsisht tė vetėdijshėm qė Zoti paracakton (urdhėron) tė gjitha rrethanat nė jetė. Kjo e bėn atė njė njeri tė ditur, tė aftė qė tė arrijė deri te pėrfundime tė shėndosha pėr ato qė ndodhin rreth tij.
Musai dhe shoqėruesi i tij i ri e muarėn harresėn e tyre si shenjė dhe u kthyen duke ndjekur gjurmėt e tyre prapa. Mė vonė, Musai e takoi njė person. Kur’ani nuk pėrmend emrin e kėtij personi, tė cilit Zoti i dhuroi menēuri tė madhe, por tradita e quan atė Khidr. Edhepse Musai ishte i gatshėm qė tė mėsonte nga menēuria e tij, ky njeri i menēur haptazi i tha se nuk do tė mudn tė ishte i durueshėm. Tregimi ėshtė si vijon:

Pastaj ata gjetėn njė nga robėt Tonė, tek i cili Ne kishim dhuruar mėshirė prej Nesh dhe tė cilit Ne i kishim mėsuar dije nga e Jona. Musai i tha atij (Khidrit): “A mund tė tė vijė pas, qė ti t’mė mėsosh mua diēka nga ajo dije qė tė ėshtė mėsuar ty nga Allahu?” Ai (Khidri) i tha: “Sigurisht qė ti nuk do tė jesh nė gjendje tė kesh durim e pėrmbajtje me mua. Dhe si mund tė kesh durim pėr njė gjė qė ti nuk e di?”
Musai i tha: “Nė dashtė Allahu, do t’mė gjesh mua tė durueshėm dhe nuk do tė tė kundėrshtoj nė asgjė.”
Ai (Khidri) i tha: “Atėherė, nėse ti mė ndjekė mua, mos mė pyet pėr asgjė, derisa unė vet tė ta zė nė gojė.”
Kėshtu vazhduan ata tė dy bashkė derisa, kur hipėn nė njė anije, ai (Khidri) e shpoi atė. Musai i tha: “A e shpove qė t’i fundosėsh njerėzit nė tė? Vėrtetė qė ke bėrė njė gjė (punė) tė keqe e tė urryer.”
Ai (Khidri) i tha: “A nuk tė thashė se ti nuk do tė jesh nė gjendje tė kesh durim me mua?”
Musai i tha: “Mos mė qorto pėr ēfarė harrova dhe mos ji i ashpėr me mua duke mė sjellė vėshtirėsi nė ēėshtjen time me ty.” Pastaj ata vazhduan tė dy derisa takuan njė djalė tė cilin ai e mbyti. Musai i tha: “Ke mbytur njė njeri tė pafajshėm i cili s’ka vrarė kėnd! Vėrtetė qė ke bėrė njė punė tė shėmtuar e tė tmerrshme!”
Ai (Khidri) i tha: “A nuk tė thashė se ti nuk do tė jesh nė gjendje tė kesh durim me mua?” Musai i tha: “Nėqoftėse tė pyes mė ndonjė gjė pas kėsaj, atėherė mos mė mba mė nė shoqėri me ty. Tashmė e tutje ke marrė arsye tė plotė prej meje.”
Pastaj tė dy vazhduan derisa takuan njerėzit e njė qyteti. U kėrkuan atyre pėr tė ngrėnė, por ata nuk pranuan qė t’i mirėpresin. Pastaj ata tė dy gjetėn atje njė mur gati tė rrėzuar, ndėrsa ai (Khidri) e rindėrtoi atė. Musai tha: “Po tė kishe dashur, sigurisht qė do tė kishe marrė pagesė pėr tė!”
Ai (Khidri) i tha: “Kjo ėshtė ndarja mes meje e teje. Unė do tė tregoj shpjegimin e urtėsinė pėr ato gjėra qė ti nuk qe nė gjendje tė tregoje durim. Sa pėr anijen, ajo u takonte njerėzve tė varfėr qė punonin nė det, kėshtuqė unė desha ta bėjė me difekt pėr punė, sepse pas tyre vinte njė mbret i cili merrte ēdo anije me forcė. Sa pėr djalin, prindėrit e tij ishin besimtarė dhe ne patėm frikė se mos ai do t’u shkaktonte atyre dhimbje duke ngritur krye dhe duke mos besuar. Kėshtuqė ne dėshiruam qė Zoti i tyre t’ua ndėrronte atyre atė me njė mė tė mire, mė tė drejtė, mė tė pastėr dhe mė tė dhembshėm se ai. Ndėrsa pėr murin, ai u takonte dy jetimėve tė atij qyteti dhe nėn tė ishte njė thesar qė u takonte atyre. Babai i tyre ishte njeri i drejtė dhe Zoti yt dėshironte qė ata tė arrinin moshėn e pjekurisė se plotė dhe ta merrnin thesarin e tyre si mėshrė nga Zoti yt. Dhe unė nuk e bėra kėtė sipas vullnetit tim (por sipas udhėzimit tė Zotit). Ky ishte shpjegimi e urtėsia pėr ato gjėra qė ti nuk ishe nė gjendje tė tregoje durim.” (Kur’an, 18:65-82)

Mėsimi i paraqitur kėtu meriton vėmendje tė veēantė. Lehtė mund tė ndodhė se pas ngjarjeve qė duket tė jenė ngjarje tė kėqija, Zoti mund tė dhurojė tė mira pėrmes tyre. Fundosja e barkės pa ndonjė arsye tė dukshme ose mbytja e njė fėmije qė nuk ka bėrė asnjė tė keqe, mund tė duken vepra tė kėqija nėse vlerėsohen pa u kuptuar nė masėn e duhur. Megjithatė, sikurse rrėfehet nė tregimin e mėsipėrm, ka tė mira dhe urtėsi prapa kėtyre ngjarjeve tė paracaktuara nga Zoti, qė as nuk janė tė dukshme dhe as tė kuptueshme menjėherė. Ėshtė e qartė se ndodhitė e rrėfyera nė tregim kishin tė gjitha rėndėsinė e fshehur tė tyre. Ato nuk ishin tė zakonshme, ndodhi tė pėrditshme. Ato ishin tė rezervuara pėr njė person tė caktuar bujar tė caktuar (emėruar) posaqėrisht nga Zoti.
Njerėzit, megjithatė, do tė duhej tė mendonin pėr tė mirėn e pandarė nė ēdo gjė qė bie mbi ta nė jetėrat e tyre tė pėrditshme. Sot, me siguri se ka njė qėllim hyjnor prapa gjėrave nė dukje tė kėqija qė po ndodhin dhe pėr tė cilat shumica thonė: “Pse gjithė kėto fatkeqėsi bien mbi njerėzimin?” Nėse njeriu ėshtė i durueshėm dhe pėrpiqet nė mėnyrė tė sinqertė tė kuptoj qėllimet hyjnore tė tyre, Zoti lehtė mund ta bėj atė qė tė kuptoj kuptimin e tyre tė fshehtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
MUSAI (AS) DHE NJĖ NJERI I DITUR
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milazim Kadriu: Pėrpellaci fshati nė tė cilin nuk jeton mė njeri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: