Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe   Sun Oct 28, 2007 5:44 am

FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe
ADHURON VIĒIN E ARTĖ




Pasiqė Faraoni dhe ushtarėt e tij u fundosėn nė det, Musai shkoi me fisin e tij nė njė vend mė tė sigurt. Gjatė udhėtimit tė tyre, megjithatė, u paraqitėn dėshmi tė mėtejshme tė besimit tė dobėt tė Izraelitėve dhe prirja e tyre nga mėkatshmėria.
Populli i Egjiptit praktikonte njė religjion politeist. Ata adhuronin idhuj tė shumtė. Gjatė qėndrimit tė tyre nė Egjipt, tė bijtė e Izraelit u ndikuan gjithashtu nga ky religjion. Tė bijtė e Izraelit dėshtuan nė tė pėrkujtuarit e Zotit dhe kėshtu, dėshtuan nė ndjekjen e udhės bujare tė religjioneve monoteiste qė ata trashėguan nga Profetėt Ibrahim (Abraham), Ishak (Isak) dhe Jakub (Jakob), paqja qoftė mbi tė gjithė ata. Me kohė, ata ranė nėn ndikimin e kulturės Egjiptiane, duke pėrqafur disa nga zakonet dhe idetė e tyre tė ēoroditura. Takimi i tyre me njė fis idhujtar gjatė udhėtimit tė tyre nxorri nė shesh pikėrisht kėtė prirje tė tyre drejt idhujtarisė. Disa nga Ēifutėt nxitėn njė prirje tė dėmshme drejt praktikave idhujtare tė kėtyre njerėzve dhe kėrkuan nga Musai qė t’ju japte njė idhull:

Dhe Ne i sollėm tė sigurtė Bijtė e Israilit pėrmes detit derisa erdhėn tė njė popull i dhėnė nė adhurimin e idhujve tė tyre. Ata thanė: “O Musa, na bėj edhe ne njė zot siē kanė edhe kėta zotėrat e tyre.” Ai (Musai) u tha: “Vėrtetė qė ju jeni njė popull qė nuk dini”. Padyshim qė kėta njerėz do tė shkatėrrohen pėr ēfarė po veprojnė (adhurimin e idhujve) dhe e gjitha kjo qė po veprojnė ėshtė krejt boshe dhe e kotė. (Kur’an, 7:138-139)

Kjo prirje drejt idhujtarisė do tė dilte prap nė shesh. Nė mesin e popullit tė Musait, kishte prej atyre qė nuk ndjenin frikėn e duhur ndaj Zotit dhe prandaj ishin tė prirur nga mosbesimi.
Musai dhe fisi i tij u nisėn nė drejtim tė Malit Sinaj. Siē na informon Kur’ani, aty, Zoti do tė “bėnte njė marrėveshje” me Musain gjatė qėndrimit tė tij nė mal pėr njė periudhė prej dyzet ditėsh. Musai me padurim la fisin e tij dhe u nis heret. Ai la fisin e tij nėn kujdesin e Harunit, gjithashtu i dėrguar i Zotit, i cili duhej tė printe fisin Izraelit gjatė mungesės sė Musait. Para se tė nisej, ai e kėshilloi Harunin:

Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetė netė duke i shtuar edhe dhjetė tė tjera dhe ai e plotėsoi kohėn e pėrcaktuar nga Zoti i tij prej dyzet netėsh. Dhe Musai i tha vėllait tė tij, Harunit: “Zėre vendin tim te populli im, vepro nė Rrugėn e Drejtė dhe mos ndiq rrugėn e keqbėrėsve.” (Kur’an, 7:142)

Pasiqė kishte lėnė popullin e tij pas vetes, Musai arriti malin e Horebit nė kohėn e pėrcaktuar. Zoti na bėn me dije nė Kur’an se, atje, Ai iu drejtua Musait edhe njėherė:

Dhe kur erdhi Musai nė kohėn dhe vendin e pėrcaktuar prej Nesh dhe atij i foli Zoti i tij, ai tha: “O Zoti im! M’u shhfaq qė tė shoh ty hapur.” Allahu tha: “Ti nuk mė sheh dot mua, por shiko malin, nėse ai do tė mundet tė qėndrojė nė vendin e tij, atėherė ti do t’mė shohėsh Mua.” Kėshtu kur Zoti iu shfaq malit, Ai e bėri atė hi e pluhur, ndėrsa Musai ra pa ndjenja. Pastaj kur erdhi pėrsėri nė vete tha: “Lavdi tė qoftė Ty! Tė kthehem Ty me pendim dhe unė jam i pari (dhe mė i pėrkushtuari) i besimtarėve.” All-llahu i tha: “O Musa, Unė tė kam zgjedhur ty mbi gjithė njerėzit me Mesazhet e Mia dhe me tė Folurit Tim. Kėshtu pra, mbaje fort atė qė tė kam dhėnė dhe ji prej falėnderuesve. Dhe Ne shkruam pėr tė nė Pllaka mėsimet pėr ēdo gjė dhe shpjegimet pėr gjithēka (dhe i thamė): Mbahu fort pas tyre dhe urdhėro popullin tėnd tė zbatojė e tė kapė mė tė mirėn prej tyre. Shpejtė do t’ua tregoj vendbanimin tė pabindurve, tė panėnshtruarve ndaj Allahut. (Kur’an, 7:143-145)

Nė ndėrkohė, mosbesimtarėt nga fisi i Musait shfrytėzuan largimin e tij. Duke u sjellė me pėrbuzje ndaj Harunit, ata mbaruan njė idhull nė formėn e viēit, si nė religjionin Egjiptian:

Ndėrsa nė mungesė tė tij, populli i Musait bėri nga stolitė njė figurė viēi (pėr ta adhuruar) qė lėshonte njė zė sikur (pallte)… (Kur’an, 7:148)

Nė ndėrkohė, Zoti pyeti Musain pėr fisin e tij dhe pėr arsyen qė e shtyri atė tė largohej mė heret:

“E ē’tė bėri ty tė nxitohesh prej popullit tend, o Musa?” Ai tha: “Ata janė pranė gjurmėve tė mia dhe nxitova drejt Teje, o Zoti im, qė ti tė mund tė ishe i kėnaqur.” (Kur’an, 20:83-84)

Musai nuk ishte i vetėdijshėm pėr kėtė shkarje (gabim) tė bėrė nga populli i tij. Zoti na bėn me dije pėr kėtė shkelje dhe pėr ekzistencėn e njė dyfytyrėshi nė mesin e tyre me emrin Samiriji (Samaritani) dhe se si ai iu dha materialeve tė caktuara formėn e njė idhulli, formėn e njė viēi:

All-llahu i tha: “Me tė vėrtetė qė Ne tashmė e kemi sprovuar popullin tėnd nė mungesėn tėnde dhe Es-Samiriji i ēoi nė rrugė tė gabuar.” (Kur’an, 20:85)

Pastaj, me marrjen e pllakave, Musai u kthye tek populli i tij:

Pastaj Musai u kthye te populli i tij i inatosur dhe i pikėlluar. Ai thirri: “O populli im! A nuk ju bėri Zoti juaj njė premtim tė drejtė e tė vyer? A ju duk atėherė i largėt ky premtim? Apo mos deshėt qė t’ju zbriste Zemėrimi i Zotit tuaj mbi ju dhe kėshtuqė ju e thyet premtimin qė ma dhatė mua?”
Ata i thanė: “Ne nuk e thyem premtimin ndaj teje nga dėshira jonė, por u detyruam tė mbajmė peshėn e zbukurimeve tė popullit tė Faraonit, pastaj i hodhėm ato (nė zjarr) dhe kėtė na e shtiu nė mendje Es-Samiriju.” Pastaj ai nxorri (nga zjarri) pėr ta njė statujė viēi qė lėshonte njė zė sikur pėlliste. Ata thanė: “Ky ėshtė zoti juaj dhe zoti i Musait, ndėrsa Musai e ka harruar (Zotin e vet).” (Kur’an, 20:86-88)

Ky tregim na jap hollėsi tė qarta pėr mėnyrėn se si pjesėtarėt e njė komuniteti, qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, mund tė joshen nga njė dyfytyrėsh tė shmangen nga pėrkujtimi i Zotit. Pėr tė krijuar kaos dhe ērregullim, njerėzit dyfytyrėsh gjithmonė kėrkojnė disa situata qė iu shkojnė pėr shtati. Gjatė mungesės sė Musait, rrethanat ishin tė pėrshtatshme qė hipokritėt tė largojnė nga udha e drejtė njerėzit qė tashmė kishin treguar prirje ndaj mėkatshmėrisė. Samiriji (Samaritani) u paraqit mu nė njė kohė tė tillė; ai ishte i vetėdijshėm pėr dobėsinė e kėtyre njerėzve, pėr prirjen e tyre nga idhujtaria. Sidoqoftė, ai e dinte se ata kishin kėrkuar mė parė nga Musai qė t’ju bėnte njė idhull. I vetėdijshėm pėr kėtė prirje tė tyre, ai pėrpunoi njė metodė pėr t’u siguruar qė t’i largonte ata nga udha e drejtė; ai punoi njė shtatore tė njė viēi dhe pėr t’i arsyetuar veprimet e tij, ai pohoi se shtatorja ishte e zotit tė pėrparshėm tė Musait, por tė cilin ai e harroi mė vonė.
Sikur qė Musai ishte i paepur nė besimin e tij dhe udhėzoi popullin e tij nga drejtėsia kur u konfrontua nga Faraoni dhe ushtarėt e tij nė breg tė detit, Samiriji (Samaritani) udhėzoi po tė njėjtit njerėz nė mėkatshmėri. Kjo ėshtė dėshmi e ndikimit tė dobishėm qė njė person besimtar mund tė ketė mbi njė shoqėri dhe tė dėmit qė njė njeri dyfytyrėsh mund t’i sjellė asaj.
Nė tė vėrtetė, Haruni kishte paralajmėruar fisin e tij dhe iu kishte shpjeguar qė po shmangeshin nga rruga e drejtė. Megjithatė, njerėzit nuk i vunė veshin paralajmėrimit tė tij:

Edhe Haruni padyshim qė iu kishte thėnė atyre mė parė: “O populli im!
Ju po sprovoheni me kėtė gjė dhe nuk ka dyshim qė Zoti juaj (Allahu) ėshtė i Gjithmėshirshmi, andaj mė ndiqni mua dhe bindjuni urdhėrit tim.”
Ata i thanė: “Ne nuk do tė ndahemi sė adhuruari atė (viēin), derisa tė kthehet Musai tek ne.” (Kur’an, 20:90-91)

Vargu paraprirės qartė dėshmon faktin se populli i Musait ndoqi atė vetėm pėr arsye se e pranuan si udhėheqės. Po t’kishte qenė bindja tyre e bazuar nė besim tė thellė, situata atėherė do tė ishte ndryshe, ata gjithashtu do tė ndiqnin menjėherė Harunin, duke parė se ai gjithashtu ishte njė i dėrguar i Zotit. Megjithatė, duke mos e pranuar atė si udhėheqės tė tyre ata nuk iu pėrgjigjen thirrjeve tė tij. Ēka ėshtė edhe mė e keqe, ata madje u pėrpoqėn ta vrisnin atė kur ai u pėrpoq t’i parandaloj ata nga ndjekja e udhės sė gabuar:

Ai (Musai) tha: “O Harun! Ēfarė tė ndali ty kur i pe ata qė po gabonin, dhe nuk mė ndoqe mua (siē tė kėshillova)? A e ke thyer urdhėrin tim?”
Ai (Haruni) tha: “O biri i nėnės sime! Mos mė kap pėr mjekre e as pėr koke. Nė tė vėrtetė unė kisha frikė se mos thua: “Ti ke shkaktuar ndonjė mosmarrėveshje mes Bijėve tė Israilit dhe nuk e ke respektuar fjalėn time!” (Kur’an, 20:92-94)

Haruni tha: “O biri i nėnės sime! Vėrtetė qė populli mė quajti mua tė dobėt dhe gadi s’mė vranė, kėshtuqė mos i bėj armiqtė e mi tė qeshin me mua dhe mos mė quaj mua se jam me popullin keqbėrės.”
Musai tha: “O Zoti im! Mė fal mua dhe vėllain tim dhe na shtjerė nė Mėshirėn Tėnde, sepse Ti je mė Mėshirėploti i mėshiruesve.” (Kur’an, 7:150-151)

Nė pėrgjigjen e Harunit, Musai liroi atė dhe iu drejtua Samirijit (Samaritanit), personit tė vėrtetė pėrgjegjės pėr kėtė devijim nga ana e fisit. Ai i bėri atij pyetje pėr keqbėrjen e tij. Nė njė pėrpjekje pėr tė shfajėsuar veten, Samiriji (Samaritani) shpjegoi se atė qė kishte bėrė ai, kishte bėrė pėr njė arsye; ai pohoi tė kishte vėrejtur gjėra qė tė tjerėt s’kishin mundur t’i vėrejnė. Ai gjithashtu shtoi se uni i tij e kishte shtyrė atė tė bėnte atė qė kishte bėrė:

I tha (Musai Samirijit): “Dhe si ėshtė puna me ty, o Samirij? (Pse veprove kėshtu?)”
(Samiriju) i tha: “Unė pashė atė qė ata nuk e pane; kėshtu unė mora njė grusht (pluhur) nga gjurma e tė dėrguarit (gjurma e kalit tė Xhibrilit) dhe e hodha atė (nė zjarrin nė tė cilin ishin hedhur stolitė e popullit tė Faraonit). Kėshtu mė shtyri tė bėj shpirti im.”
(Musai) i tha: “Ik qė kėtej atėherė! E padyshim se ndėshkimi yt nė kėtė jetė do tė jetė qė tė thuash, “Mos mė prekni! (Dhe do tė jetosh i vetėm e i braktisur larg njerėzve)”; dhe sigurisht qė (pėr ndėshkimin e ardhshėm) ti do tė kesh njė premtim qė nuk do tė harrojė. Shihe edhe tė adhuruarin tėnd (viēin) tė cilit ti i qe pėrkushtuar. Sigurisht qė ne do ta djegim e ta shkrijmė dhe hirin e tij do ta shpėrndajmė nėpėr det”. (Kur’an, 20:95-97)

Kėtu duhet tė pėrmendim se Samiriji (Samaritani) i bėri kėto vepra tė kėqija nėn pėrshtypjen e rrejshme se ai ishte mė i menēur dhe mė largpamės se tė tjerėt. Kjo arrogancė e tij mund qartė tė dallohet nė fjalėt e tij “Unė pashė atė qė ata nuk kishin parė.” Kėto ndjenja tė madhėshtisė dhe krenarisė ndikuan qė Samiriji (Samaritani) tė devijoj me lehtėsi nga prirjet negative tė shpirtit tė tij dhe nga Shejtani. Nėn kėto ndikime negative, ai nuk mundi t’i shpėtojė joshjes qė tė “bėj diē tė ndryshme” dhe qė tė bėhej udhėheqės pėr tė larguar fisin nga udha e drejtė.
Pėrkundrazi, njė besimtar i vėrtetė kurrė nuk vepron duke pandehur se ėshtė mė i menēur apo mė superior se tė tjerėt. Ai ėshtė i vetėdijshėm pėr mospėrkryerjen e tij dhe kėrkon strehim/mbrojtje tek Zoti nga bėrja e mėkateve. Edhe poqese vėren gjėra qė tė tjerėt dėshtojnė t’i vėrejnė, ai e merr kėtė si njė bekim dhe sprovė nga Zoti dhe sillet nė pajtim me tė. Po tė ndodhte kėshtu, ai vetėm thot: “Zoti mė bėri tė shoh kėtė; urtėsia i takon vetėm Zotit.”
Mirėpo, nė rastin e Samirijit (Samaritanit), ajo qė ai vėrejti ishte vetėm ajo qė e drejtoi atė kah mėkatshmėria dhe e keqja. Nė lidhje me kėto zhvillime, Musai ndėrmori dy masa tė rėndėsishme kundėr tė keqės qė Samiriji (Samaritani) kishte bėrė. Ai sė pari dėboi Samirijin (Samaritanin), burimin e sė keqes dhe mėkatit nė fis. Masa e dytė ishte tė shkatėrrohej idhulli tėrėsisht. Idhulli qė fisi adhuroi duhej tė digjej tėrėsisht dhe hiri i tij tė hudhej nė det, nė mėnyrė qė askush t’mos ishte nė gjendje ta gjente prap.
Nė mėnyrė tė qartė, Musai ishte shumė i sinqertė dhe shumė i pėrkushtuar ndaj fesė. I brengosur pėr atė qė kishte ēuar popullin nė mosbesim, Musai ndėrmori masa tė vendosura dhe tė duhura pėr ta ērrėnjosur atė. Ky vetbesim ėshtė njė cilėsi e pėrbashkėt pėr tė gjithė profetėt dhe udhėheqėsit besnik qė kanė ndjekur rrugėn e tyre.
Pas shkatėrrimit tė tė gjitha burimeve tė ligėsisė, Musai i predikoi fisit tė tij, duke i thirrur ata qė tė pendohen dhe t’i binden Zotit:

Kujtoni edhe kohėn kur Musai i tha popullit tė vet: “O populli im! Me tė vėrtetė qė ju i bėtė padrejtėsi vetes suaj duke adhuruar viēin. Kthehuni pra me pendim te Krijuesi juaj dhe vrisni veten tuaj (tė pafajshmit le tė vrasin keqbėrėsit nga mesi juaj). Kjo do tė jetė mė mirė pėr ju para Krijuesit tuaj.” Pastaj Ai e pranoi pendimin tuaj, Sigurisht qė Ai ėshtė i Cili gjithnjė pranon pendimin (e robėrve tė Tij), Mėshirėploti. (Kur’an, 2:54)

Fjalėt e Musait patėn ndikim tė vogėl nė popullin e tij. Fillimisht, tė bijtė e Izraelit i kushtuan vėmendje paralajmėrimeve tė tij, u penduan dhe u kthyen nga Zotit i tyre. Mirėpo, ky ndryshim ishte i pėrkohshėm. Siē do tė shihet nė faqet vijuese, tė bijtė e Izraelit shfrytėzuan secilin rast pėr t’mos iu bindur Musait, duke e munduar atė psiqikisht dhe emocionalisht nė ēdo kuptim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
FISI I MUSAIT (AS) DEVIJON dhe
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Murat Koltraka:Vojsaja Kastrioti nuk ishte serbe por arbnore nga fisi i Muzakajve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: