Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ARROGANCA E KARUNIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

ARROGANCA E KARUNIT Empty
MesazhTitulli: ARROGANCA E KARUNIT   ARROGANCA E KARUNIT Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 5:42 am

Bashkė me Faraonin, Karuni pėrmendet si njėri prej atyre qė u shkatėrruan nė kohėn e Musait.
Kur’ani na njofton se Karuni ishte pronari i njė pasurie tė madhe nė Egjipt, pėrkundėr faktit se ishte pasardhės i fisit Izraelit.
Vargu vijues tregon se Karuni iu kundėrvu Musait sė bashku me Faraonin:

Dhe padyshim qė Ne e dėrguam Musain me Shenjat Tona dhe me autoritet tė qartė te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata e quajtėn dhe i thanė: “Magjistar gėnjeshtar!” (Kur’an, 40:23-24)

Vlen tė pėrmendet se Karuni, i cili ishte me Faraonin, ishte gjithashtu pėrgjegjės i njė thesari tė madh:

Vėrtetė qė Karuni ishte prej popullit tė Musait por ai u soll me kryeneēėsi ndaj tyre. Dhe Ne i dhamė atij gjithė thesaret e begatitė, aq sa ēelėsat ishin njė peshė e madhe pėr t’u mbajtur pėr njė grup tė madh burrash tė fortė… (Kur’an, 28:76)

Pasuria e madhe dhe pozita qė Karuni kishte nė Egjipt, pėr shkak tė afėrsisė sė tij me Faraonin, e bėri atė arrogant dhe tė pėrbuzės ndaj popullit tė tij. Ai refuzoi tė pranoj porosinė e Musait dhe mburrej me pasurinė e tij pėr t’i bėrė tė bijtė e Izraelit tė ndjejnė dashuri ndaj jetės sė kėsaj bote. Nė tė vėrtetė, pasuria e tij e madhe dhe pozita e tij shkaktoi zili tek disa prej njerėzve tė fisit tė Musait. Zoti na pėrshkruan arrogancėn e Karunit dhe zilinė qė ndjenin ndaj tij ata njerėz me besim tė dobėt qė i takonin fisit Izraelit:

Kėshtu ai (Karuni) doli para popullit tė tij me kryelartėsinė e tij. Ata qė ishin tė dėshiruar pėr jetėn e kėsaj bote thanė: “Ah, sikur edhe ne tė kishim ashtu siē i ėshtė dhėnė Karunit! Vėrtetė qė ai ka nė dorė njė fat tė madh.” (Kur’an, 28:79)

Besimtarėt e vėrtetė nga mesi i fisit Izraelit kurrė nuk anuan nga Karuni. Pėrkundrazi, ata kuptuan pozitėn e mjerueshme nė tė cilėn ai ndodhej dhe e paralajmėruan atė:

Kur populli i tij i tha atij: “Mos u ngazėlle (me mosmirėnjohje ndaj Mirėsisė sė Allahut). Vėrtetė qė Allahu nuk i do ata qė ngazėllehen.” Por kėrko me atė pasuri qė Allahu ta ka dhuruar Banesėn e pastajme dhe mos e harro edhe pjesėn e lejuar tė kėnaqėsisė sė kėsaj bote dhe bėn mirėsi ashtu siē ka qenė Allahu i mirė me ty dhe mos kėrko rast pėr tė bėrė padrejtėsi e djallėzi nė tokė. Vėrtetė qė Allahu nuk i do ērregulluesit. (Kur’an, 28:76-77)

Kėta besimtarė tė njėjtė ju dhanė kėshilla pjesėtarėve tė vet fisit tė tyre qė mbanin anėn e Karunit dhe i paralajmėruan tė ruajnė fisnikėrinė e njė besimtari nė sjelljen e tyre dhe kurrė tė mos parapėlqejnė kėnaqėsitė e pėrkohshme tė kėsaj bote mbi mėshirėn e Zotit:

…Thanė ata qė ishin tė dėshiruar pėr jetėn e kėsaj bote: “Ah, sikur edhe ne tė kishim ashtu sisikur edhe ne tė kishim ashtu siē i ėshtė dhėnė Karunit! Vėrtetė qė ai ka nė dorė njė fat tė madh.” Por ata tė cilėve u ishte dhuruar dija (e fesė) thanė: “Tė mjerėt ju! Shpėrblimi i Allahut (nė Jetėn e Pėrtejme) ėshtė tejet mė i mirė pėr ata tė cilėt besojnė dhe punojnė mirėsi e drejtėsi dhe kėtė askush nuk do ta arrijė pėrveē atyre qė janė tė duruar.” (Kur’an, 28:79-80)

Arsyeja kryesore pse Karuni humbi rrugėn ishte besimi i tij se ishte i pushtuar nga “dijenia.” Me fjalė tė tjera, ai kishte njė qėndrim prej mburracaku se ishte mė superior se tė tjerėt.

Ai (Karuni) tha: “Kjo mė ėshtė dhėnė mua vetėm pėr shkak tė zgjuarsisė qė kam unė.” A nuk e dinte ai se Allahu ka shkatėrruar para tij breza tė tėrė mė tė fuqishėm se ai dhe me pasuri tė mbledhur akoma mė tė madhe? Por keqbėrėsit as qė do tė pyeten pėr mėkatet e tyre (sepse Allahu i njeh mirė ata dhe do tė ndėshkohen pa llogari). (Kur’an, 28:78)

Sidoqoftė, nė fund, arroganca e Karunit nuk i solli atij asgjė tjetėr pos dėm. Ai i solli vetes vuajtje tė mėdha duke mos qenė mirėnjohės ndaj Zotit, duke besuar me arrogancė se gjithė pasuria e tij ishte fituar duke iu falėnderuar meritave tė tij. Karuni mė nė fund kuptoi se ai ishte njė shėrbėtor i pafuqishėm dhe i paaftė i Zotit, kur Zoti shkatėrroi plotėsisht pasurinė e tij, qė e kishte bėrė atė tė mburrej aq shumė me tė:

Kėsisoj Ne bėmė qė atė ta pėrpijė toka bashkė me vendbanimin e tij. Pastaj ai nuk pati as njė grusht njerėzish ta ndihmonin atė pėrkundėr Allahut, as nuk ishte prej atyre qė mund tė shpėtonin vetveten. (Kur’an, 28:81)

Ajo qė i ndodhi Karunit ishte njė paralajmėrim dhe njė ndodhi nga e cila ata pėrreth tij, sikurse edhe gjeneratat e ardhshme, do tė nxjerrnin mėsime. Ata tė cilėt ndjenė keqardhje pėr tė menjėherė kuptuan se ajo qė ata kishin dėshiruar aq shumė ishte nė tė vėrtetė e pėrkohshme dhe pėrfundimisht e pavlerė. Ata kuptuan se ata qė mburren pėr pronat dhe pasurinė e tyre kurrė s’mund tė arrijnė shpėtimin dhe se nė fund duhet tė japin llogari pėr veprat e tyre:

Dhe ata qė kishin dėshiruar njė pozitė tė atillė si e atij njė ditė mė parė, filluan tė thonė: “A nuk e dini se ėshtė Allahu ai qė e shton Rizkun (furnizimin dhe mirėsitė) ose e pakėson atė pėr kė ai do pėr robėrit e tij? Po tė mos kishte qenė Allahu i Mėshirshėm ndaj nesh Ai do ta kishte bėrė tokėn t’na gėlltiste ne tė gjithėve! A nuk e dini ju se mosbesimtarėt nuk do tė jenė kurrė tė fituar?!” (Kur’an, 28:82)

Pėrfundimisht, fundi i parapėrgatitur pėr Faraonin dhe Hamanin, ishte fundi i njėjtė me tė cilin u ndesh Karuni:

Edhe Karunin, edhe Faronin, edhe Hamanin (gjithashtu i shkatėrruam Ne). Dhe Musai padyshim qė iu shkoi atyre me Shenja tė Qarta, por ata ishin kryelartė nė tokė, e prapseprap ata nuk mund tė na shmangeshin Neve (Ndėshkimit Tonė). (Kur’an, 29:39)

Tregimi pėr Karunin qartė na mėson se Zoti nuk derdh nga mėshira e Tij mbi ata qė janė arrogant pėr shkak tė pasurisė dhe pronave tė tyre dhe qė e konsiderojnė veten si mė tė menēur dhe mė tė dijshėm se tė tjerėt. Nė Kur’an, Zoti na jap gjithashtu shembuj pėr popujt e tjerė tė sė kaluarės. Shumė qytetėrime tė sė kaluarės kishin arritur zhvillim tė madh dhe pasuri tė mėdha materiale. Prapseprap, tė gjitha kėto qytetėrime u fshinė nga faqja e dheut. Zoti ktheu prapa shpirtėrat e kėtyre njerėzve qė kishin besuar tė ishin sundimtarėt e tokės dhe i shndėrroi pallatet e tyre nė rrėnoja:

Dhe shumė prej vendbanimeve vėrtetė i shkatėrruam Ne, ku ata ishin tė dhėnė pas sė keqes duke mbetur nėn gėrmadha (deri mė sot) si dhe shumė puse uji tė braktisur dhe pallatė madhėshtore! (Kur’an, 22:45)

Nė tregimin pėr Karunin mėsojmė edhe njė tjetėr mėsim: qė tė mos mashtrohemi nga joshja e pasurisė sė pėrkohshme tė kėsaj bote dhe tė atyre qė i posedojnė ato. Ata nga tė cilėt duhet tė anoj njė besimtar janė njerėzit qė pėrballojnė vėshtirėsi nė rrugėn e Zotit, ata qė shpenzojnė pasuritė e tyre dhe jetojnė pėr hir tė Zotit dhe ata njerėz tė pėrkushtuar dhe tė urtė, zemrat e tė cilėve janė pėrplot dashuri pėr Zotin. Siē ka thėnė Profeti Muhamed (saas): “Zoti nuk shikon pamjen tuaj dhe pasuritė tuaja, por Ai shikon nė zemrat tuaja dhe nė veprat tuaja.” (Muslim) Ata qė tė lėnė pėrshtypjen se qojnė njė jetė luksoze dhe tė pėrparuar, nė tė vėrtetė jetojnė njė jetė pa vlera shpirtėrore. Ēdo ditė i shpie kėta njerėz drejt vuajtjeve tė pėrjetshme tė ferrit. Zoti shpjegon kėtė nė kėtė mėnyrė:

Pra, mos t’i marrin mendėt as pasuria e tyre, as fėmijėt e tyre. Nė tė vėrtetė Allahu do qė t’i ndėshkojė ata me kėto nė jetėn e kėsaj bote dhe qė t’u ndahet shpirti qė kėtej duke qenė mosbesimtarė. (Kur’an, 9:55)

Pasuritė nuk duhet kėrkuar vetėm pėr kėnaqėsi dhe pėr salltanet. Duhet tė kemi parasysh se Zoti e vėn nė sprovė njeriun edhe me pasurinė e tij. Kėto pasuri iu sjellin njerėzve kėnaqėsi nėse pėrdoren pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit. Karuni p.sh., pėrfundoi nė mjerim, pėrkundėr pasurisė sė tij tė pallogaritshme. Rasti i Karunit ėshtė me tė vėrtetė njė paralajmėrim pėr tė gjitha gjeneratat, si tė shkuara ashtu edhe tė tashme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
ARROGANCA E KARUNIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: