Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 PERIUDHA E KATASTROFAVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: PERIUDHA E KATASTROFAVE   Sun Oct 28, 2007 5:42 am

PERIUDHA E KATASTROFAVE
dhe
MARRĖZIA E FARAONIT




Zoti dėrgoi fatkeqėsi tė ndryshme mbi Faraonin dhe vartėsit e tij njėrėn pas tjetrės, njė popull kėmbėngulės nė mohim. Sė pari, filloi njė periudhė e thatėsisė sė jashtėzakonshme nė Egjipt. Uji ishte jashtėzakonisht qenėsor pėr Egjiptianėt dhe thatėsia e kėrcėnonte nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė vet jetesėn e tyre. Si rezultat i kėsaj, tė mirat bujqėsore u pakėsuan nė masė tė madhe dhe pasoi uria:

Dhe me tė vėrtetė Ne e shkatėrruam popullin e Faraonit me vite thatėsie dhe me mungesė drithėrash e frutash, me qėllim qė ata tė mund tė pėrkujtonin. (Kur’an, 7:130)

Siē mėsojmė nga vargu i mėsipėrm, uria zgjati disa vjet rresht. Pas ballafaqimit tė tij me magjistarėt, Musai qėndroi nė Egjipt pėr shumė vite pėr tė pėrcjellur porosinė e Zotit. Brenda kėsaj kohe, Zoti kėrkoi nga Musai qė tė ndėrtonte shtėpi pėr popullin e tij pėr t’i kryer lutjet (namazin) e tyre nė siguri. Nė kėtė mėnyrė, besimtarėt gjithashtu u ndihmuan tė qėndrojnė sė bashku:

Dhe Ne e frymėzuam Musain dhe vėllaun e tij (duke ju thėnė): “ Zini vendbanime pėr popullin tuaj nė Egjipt, i bėni edhe vende adhurimi vendbanimet tuaja dhe kryeni rregullisht faljet e pėrcaktuara (falni namazin rregullisht). Dhe pėrgėzo besimtarėt.” (Kur’an, 10:87)

Nė kėto shtėpi, Musai dhe pasuesit e tij i bėnė lutjet e tyre dhe pėrkujtuan Zotin. Populli i Egjiptit, nė anėn tjetėr, vazhduan qė tė inkurajojnė njėri tjetrin nė padituri dhe fajėsuan Musain dhe pasuesit e tij pėr fatkeqėsitė qė ju ndodhėn atyre:

Por, kurdo qė u vinte e mira (viti i begatshėm), ata thoshin: “Kjo ėshtė nė sajėn tonė.” Ndėrsa po t’i goditnin fatkeqėsitė, kėto ia mveshnin shenjave ogurzeza tė lidhura me Musain dhe ata (besimtarėt) qė ishin me tė. Me tė vėrtetė qė shenjat e tyre ogurzeza janė vetėm tek Allahu (si tė dojė Ai), por shumica prej tyre nuk e dinė. (Kur’an, 7:131)

Fatkeqėsitė ndodhnin gjithkund nė vend. Mirėpo pėrkundėr kėsaj, Faraoni dhe paria e tij nuk braktisėn zakonet e tyre tė ēoroditura politeiste; ata ishin plotėsisht tė pėrkushtuar ndaj “religjionit tė tė parėve tė tyre.” As edhe dy mrekullitė e Musait, domethėnė, shfaqja e dorės sė tij tė zbardhur dhe shndėrrimi i shkopit tė tij nė gjarpėr, nuk ndihmuan qė ata tė braktisnin besimet e tyre tė kota. Nė tė vėrtetė, ata pohuan se nuk do t’i besonin atij, madje edhe nėse ai do tė sjellte edhe njė mrekulli tjetėr:

Ata i thane (Musait): “Ēfarėdo Shenjash qė ti mund t’na sjellėsh neve, qė tė punosh mbi ne magjinė tėnde, ne nuk do tė besojmė ty”. (Kur’an, 7:132)

Pėr shkak tė sjelljes sė tyre, Zoti i ndėshkoi ata me njė varg fatkeqėsish si “shenja, tė qarta dhe tė dallueshme” (Kur’an, 7:133), nė mėnyrė qė ata tė shijonin vuajtjet edhe nė kėtė botė. E para prej kėtyre fatkeqėsive ishte thatėsia qė e pėrmendėm mė heret qė shkaktoi njė rrėnje tė dėmshme tė prodhimit tė tė mirave bujqėsore.
Bujqėsia e Egjiptit mbėshtetej nė lumin Nil dhe prandaj nuk ishte e ndikuar nga ndryshimet e kushteve natyrore. Madje edhe nė stinėt mė tė nxehta kur nuk binte shi nė tokėn e Egjiptit, lumi Nil bartte sasi tė bollshme tė ujėrave nga brendia e Afrikės. Mirėpo, pasiqė Faraoni dhe paria e tij vazhduan tė jenė arrogant dhe krenar ndaj Zotit, njė katastrofė qė nė kėtė vend ishte e papritur i goditi ata; njė thatėsi. Kjo thatėsi nė mėnyrė tė qartė pėrgėnjeshtroi fjalėt e Faraonit kur ai tha:

“O populli im! A nuk ėshtė i imi sundimi i Egjiptit dhe i kėtyre lumenjėve qė rrjedhin poshtė meje? A nuk shikoni pra?” (Kur’an, 43:51)

Megjithatė, nė vend se tė “tregoheshin tė vėmendshėm,” populli jobesimtar i konsideronte kėto katastrofa si njė fatkeqėsi qė atyre iu kishte sjellė Musai dhe tė bijtė e Izraelit. Ata ishin plotėsisht tė bindur nė kėtė iluzion pėr arsye tė bindjeve tė tyre nė bestytni dhe nė religjionin e tė parėve tė tyre. Ata pėrjetuan vuajtje tė mėdha, por ajo qė do t’iu ndodhte atyre nuk mbaronte me kėto fatkeqėsi fillestare. Ky ishte vetėm fillimi. Zoti iu dėrgoi atyre njė varg fatkeqėsish. Ato janė tė pėrshkruara nė Kur’an si vijon:

Kėshtu Ne dėrguam mbi ta pėrmbytjen, karkalecat, morrat, bretkocat dhe gjakun si vazhdimėsi tė Shenjave tė qarta dhe tė dallueshme, por prapseprap ata mbetėn mospėrfillės dhe tė mbytur nė mendjemadhėsi dhe ishin popull keqbėrės. (Kur’an, 7:133)

Pėrkundėr gjithė kėtyre fatkeqėsive, ata vazhduan me mohimin e tyre. Madje edhe kur e kishin kuptuar se kėto fatkeqėsi ishin pasojė e mohimit tė tyre, ata kėmbėngulėn nė mohimin e tyre. Faraoni dhe shoqėruesit e tij u pėrpoqėn qė tė mashtrojnė Musain dhe nė kėtė mėnyrė edhe Zotin. Kur iu ndodhėn kėto fatkeqėsi tė tmerrshme, njėra pas tjetrės, ata e thirrėn Musain dhe iu pėrgjėruan atij qė t’i shpėtonte ata nga ato:

Ndėrsa kur u ra ndėshkimi nė kokė, thanė: “O Musa! Lutju Zotit tėnd pėr ne, pėr Premtimin e tij qė tė ka dhėnė ty. Nėqoftėse ti e largon ndėshkimin prej nesh, me tė vėrtetė qė ne do tė besojmė ty dhe do t’i lėmė edhe Beni Israilėt tė vijnė me ty.” Por kur Ne e larguam ndėshkimin prej tyre pėr njė afat tė pėrcaktuar tė cilin ata duhej ta mbėrrinin, kur ē’tė shohėsh! Ata e thyen besėn e dhėnė. (Kur’an, 7:134-135)

Duhet tė pėrmendim se sjellja e mosbesimtarėve ishte shumė e ngjashme me atė tė Shejtanit. Shejtani refuzoi t’i bindej Zotit pėrkundėr pranimit tė ekzistencės e Tij. Po nė kėtė mėnyrė, populli i Faraonit refuzoi t’i nėnshtrohej Zotit dhe tė dėrguarit tė Tij, edhepse ishin tė vetėdijshėm pėr faktin se Zoti, tė cilin ata patėn guxim ta quajnė “Zoti i Musait,” dėrgoi kėto fatkeqėsi. Pėrfundimisht ata pranuan ekzistencėn e Zotit, por megjithatė refuzuan t’i nėnshtrohen Atij pėr shkak tė arrogancės sė tyre dhe besimit tė verbėr nė religjionin e tė parėve tė tyre.
Pėr njė kohė tė gjatė, Musai paralajmėroi fisin e tij dhe iu pėrcolli atyre religjionin e Zotit. Pėr mė tepėr, ai bėri njė varg mrekullish si shenja nga Zoti. Zoti dėrgoi mbi kėta njerėz shumė fatkeqėsi, qė ata t’i ktheheshin Atij, megjithatė, asnjėri nga idhujtarėt nuk braktisi besimin e tij nė shumė zotėra e as nuk iu kthye Zotit tonė tė vėrtetė, Krijuesit. Nė Kur’an, Zoti na bėn me dije se Faraoni i rezistoi Musait pėrkundėr tė gjitha pėrpjekjeve tė tij:

Edhe te Musai gjithashtu ka tregues, kur Ne e dėrguam atė te Faraoni me autoritet tė qartė. Por (Faraoni) u largua (nga tė besuarit) dhe u kthye nga vetja bashkė me krerėt e tij… (Kur’an, 51:38-39)

I kundėrshtuar nga ky refuzim i prerė, Musai iu lut Zotit tė tij tė sjellte vuajtje mbi kėtė komb kryengritės:

Ndėrsa Musai tha: “Zoti ynė! Ti vėrtetė u ke derdhur Faraonit dhe prijėsve tė tij madhėshti dhe pasuri nė jetėn e kėsaj bote. Zoti ynė! Qė tė mund tė t’i largojnė e t’i humbin njerėzit nga Udha Jote. Zoti ynė! Shkatėrroje pasurinė e tyre dhe ngurtėsoji zemrat e tyre qė tė mos besojnė derisa tė shohin dėnimin e dhimbshėm.”
Ai (Allahu) tha: “Padyshim qė duaja (lutja) e ju tė dyve ėshtė e pranuar, kėshtuqė ju pėrmbajuni Udhės sė Drejtė dhe mos ndiqni rrugėn e atyre qė nuk dinė! (Kur’an, 10:88-89)

Zoti iu pėrgjigj lutjes sė Musait. Faraoni dhe njerėzit e tij qė nuk pranuan udhėn e drejtė pėrkundėr tė gjitha paralajmėrimeve, u ndeshėn me njė “ndėshkim tė dhimbshėm.” Fundi i tyre pasqyronte sjelljen e tyre, duke qenė se ata u varrosėn me gjithė pronat e tyre.

A nuk e shohin ata se janė sprovuar njė herė apo dy herė ēdo vit. Prap ata nuk kthehen nė pendim dhe as nuk marrin mėsim. (Kur’an, 9:126)


EKSODI NGA EGJIPTI dhe FUNDOSJA
E FARAONIT NĖ DET

Ka njė kufi pėr frymėzimet qė njė komb mund t’i pranoj. Zoti paralajmėron njerėzit pėrmes librave tė Tij, tė dėrguarve tė Tij apo shėrbyesve tė tij besnik. Tė gjithė njerėzit janė tė ftuar tė besojnė nė ekzistencėn dhe njėsinė e Zotit tonė dhe t’i binden Mbrojtėsit dhe Krijuesit tonė tė Vėrtetė. Ky kumtim mund tė zgjas me vite tė tėra. Megjithatė, nė sytė e Zotit, ekziston gjithmonė njė kufi i paracaktuar pėr kėtė process. Pėr ata qė kėmbėngulin nė mohim, do tė ketė vuajtje gjatė jetės nė kėtė botė, vuajtje qė shtrihet nė pafundėsi nė jetėn e pėrjetshme.
Faraoni dhe paria e tij, njė trup i pabindur, i kthyer nga vetvetja, qė i bėri ballė porosisė pėr vite tė tėra, meritoi ndėshkimin. Ata ngritėn krye kundėr Zotit, duke e akuzuar tė dėrguarin tė jetė i ēmendur dhe gėnjeshtar. Pėr shkak tė mohimit tė tyre, Zoti pėrgatiti pėr ta njė fund poshtėrues.
Para se tė sjellte kėtė ndėshkim mbi ta, Zoti urdhėroi Musain qė tė largonte tė bijtė e Izraelit nga Egjipti:

Dhe Ne e frymėzuam Musain duke i thėnė: “Largohu me robėt e Mi natėn, vėrtet qė do tė ndiqeni (prej Faraonit).” (Kur’an, 26:52)

Nė pajtim me urdhėrin e Zotit, Musai dhe populli i tij fshehurazi u larguan nga Egjipti.
Ikja e tė bijėve tė Izraelit ishte krejtėsisht e papranueshme pėr Faraonin, i cili konsideronte se ishte zoti i tyre. Ai e shihte veten si pronarin e vetėm tė tė gjithė tė bijėve tė Izraelit. Veē kėsaj, kjo do tė thoshte humbje e fuqisė punėtore qė nė fund tė fundit do tė ndihmonte nė dobėsimin e autoritetit tė tij. Prandaj, ai vuri nė lėvizje ushtarėt e tij qė tė vihen nė ndjekje tė tė bijėve tė Izraelit:

Pastaj Faraoni dėrgoi thirrės nė (gjithė) qytetet (duke thėnė): “Vėrtetė qė ata s’janė veēse njė bandė e vogėl dhe sigurisht qė ata kanė bėrė atė qė na ka tėrbuar ne. Por ne siē jemi tė gjithė tė grumbulluar, jemi shumė tė paralajmėruar.”
Nė kėtė mėnyrė Ne i pėrzumė ata nga kopshtet dhe nga burimet, nga thesaret dhe nga ēdo vend tjetėr i nderuar. Kėsisoj (Ne e nxorrėm jashtė popullin e Faraonit) dhe bėmė qė t’i trashėgojnė ato Beni Israilėt. Kėshtu ata i ndoqėn (Bijtė e Israilit) nė mėngjes, me lindjen e diellit. (Kur’an, 26:53-60)

Kur tė bijtė e Izraelit kishin arritur tek bregu i detit, Faraoni dhe ushtarėt e tij i kishin arritur ata. Paniku dhe dėshprimi pushtoi popullin e Musait kur ata panė Faraonin dhe ushtarėt e tij qė iu afroheshin. Faraoni dhe ushtarėt e tij ishin afėr tyre. Nuk kishte mundėsi pėr tė ikur. Ata menduan se ishin zėnė nė kurth:

Dhe kur dy ushtritė panė njėra tjetrėn, njerėzit e Musait thanė: “Padyshim qė do tė kapemi!” (Kur’an, 26:61)

Nė atė moment, mėnyra se si Musai u soll ėshtė njė shembull pėr tė gjithė besimtarėt. Ai pėrkujtoi se kurrė s’duhet tė humbiste besimin nė ndihmėn e Zotit:

Ai (Musai) tha: “Jo kurrė! Sigurisht qė me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė mua.” (Kur’an, 26:62)

Atėherė, ai iu bind frymėzimit qė muar nga Zoti: “Bjeri detit me shkopin tėnd” (Kur’an, 26:63).
Pėr mrekulli, Zoti ndau ujėrat e detit duke lėnė njė udhė tė thatė nė mes, qė tė bijtė e Izraelit menjėherė e ndjekėn. Faraoni dhe ushtarėt e tij u treguan aq kokėkrisur sa tė ndjeknin tė bijtė e Izraelit nė det. Kėtu ndodhi njė mrekulli e qartė; padyshim se ndihma dhe pėrkrahja e Zotit ishte nė anėn e Musait dhe pasuesve tė tij. Sidoqoftė, kjo mrekulli nuk mjaftoi qė Faraoni tė bindej. Sė bashku me ushtarėt e tij, ai verbėrisht u fut nė atė rrugė qė ndau detin nė gjysmė. Mirėpo, pasiqė tė bijtė e Izraelit kishin kaluar tė sigurt nė anėn tjetėr, ujėrat befas filluan tė bashkohen duke pėrmbytur kėshtu Faraonin dhe ushtarėt e tij. Edhepse nė momentin e fundit, Faraoni u mundua tė pendohej, pendimi i tij nuk u pranua:

Kėshtu Ne i morėm Bijtė e Israilit pėrmes detit, ndėrsa Faraoni me ushtritė e tij i ndoqi me agresivitet e tirani derisa kur e mbuloi dallga mbytėse, ai tha: “Unė besoj se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Atij nė tė Cilin besojnė Bijtė e Israilit dhe unė jam prej atyre qė janė muslimanė.” Tani ti beson? Ndėrsa nuk pranove tė besoje mė parė dhe ishe prej tė korruptuarve. Kėshtu kėtė ditė Ne do ta nxjerrim trupin tėnd tė vdekur nga deti qė tė jesh si shenjė treguese pėr ata qė do tė vijnė pas teje! Dhe vėrtetė qė shumė nga njerėzit janė tė pavėmendshėm ndaj Shenjave Tona. (Kur’an, 10:90-92)

Mund tė nxjerrim njė mėsim shumė tė rėndėsishėm nga pendimi i Faraonit nė momentin e fundit tė jetės sė tij dhe mospranimin e pendimit tė tij nga ana e Zotit. Zoti i jap kohė dhe mundėsi tė mjaftueshme ēdonjėrit pėr tė menduar mbi arsyen e ekzistencės sė tyre nė tokė, pėr tė kuptuar se kėtu janė pėr tė qenė shėrbėtorė tė Zotit dhe pėr mėnyrėn se si duhet t’i shėrbejnė Atij. Tė dėrguarit e Zotit, frymėzimet hyjnore dhe besimtarėt i pėrcjellin njerėzimit urdhėrat e Zotit. Ka kohė tė mjaftueshme pėr t’i vlerėsuar kėto porosi dhe pėrkujtime dhe nė fund pėr tė kėrkuar strehim nė mėshirėn e Zotit. Nėse megjithatė, njeriu ēon kohėn e pėrcaktuar pėr kėtė kot dhe pėrpiqet qė tė pendohet vetėm nė momentin kur takon vdekjen e tij – veēse kur kjo ėshtė pėrcaktuar me vullnetin e Zotit – pendimi i tij ėshtė i pavlerė. Sepse, nė momentin e vdekjes, njeriu mund tė ndjejė vėrtetėsinė dhe afėrsinė e jetės sė pėrjetshme dhe dėshmon kėtė tė vėrtetė kur tė ballafaqohet me engjujt e vdekjes. Nė atė ēast, njeriu nuk mundet mė tė mos e pranoj tė vėrtetėn. Ajo qė megjithatė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė njeriu tė jetė i ndėrgjegjshėm dhe i sinqertė gjersa ėshtė ende duke jetuar nė kėtė botė, domethėnė, gjersa ėshtė ende duke u vėnė nė sprovė. Pėrgjatė gjithė kohės sė vėnies nė sprovė, Faraoni bėri pėrpjekje qė tė sillej me mosrespekt dhe pėrbuzje ndaj Zotit. Prandaj, pendimi i tij, i bazuar nė frikė, nuk i solli atij shpėtimin.
Ky do tė duhej tė ishte njė paralajmėrim posaēėrisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė ata qė besuan nė “njė jetė tė shfrenuar” dhe shtynė permbushjen e pėrgjegjėsive tė tyre fetare nė vitet e vonshme tė jetės sė tyre. Mirėpo, pėrmbushja e detyrave fetare nuk do tė duhej tė shtyhej nė asnjė mėnyrė. Pėrveē pėr ata pėr tė cilėt Zoti ka paracaktuar njė gjė tė tillė, njerėzit tė cilėt shtyejnė formimin e njė vetėdijeje fetare nė moshėn e re, nė fund do tė arrijnė fazėn e vonshme tė jetės sė tyre kur besimi dhe pendimi mė nuk kanė vlerėn e njėjtė. Zoti na bėn tė ditur kėtė fakt nė vazhdim:

Allahu pranon vetėm pendimin e atyre qė bėjnė gjynah nga padija dhe marrėzia dhe pendohen menjėherė pas kėsaj dhe janė mu kėta tė cilėt do t’i falė Allahu dhe Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithėdituri, mė i Urti Gjithėgjykues. Dhe pa asnjė pėrfitim ėshtė pendimi i atyre tė cilėt vazhdojnė tė bėjnė vepra tė kėqia derisa t’u vijė pėrballė vdekja dhe pastaj thot: “Tani pendohem”; as edhe pendimi i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Pėr ta Ne kemi pėrgatitur dėnim tė dhimbshėm. (Kur’an, 4:17-18)

Sigurisht qė pėrqafimi i besimit nga ana e Faraonit nė ēastin e fundit dhe kėrkimi i faljes nga ana e tij, nuk u pranuan nga Zoti. Zoti na njofton ne pėr gjendjen e Faraonit dhe shoqėruesve tė tij nė ferr si vijon:

Pėrballė Zjarrit ata do tė sillen mėngjes e mbrėmje dhe ditėn e kur do tė vendoset Ora (do t’u thuhet melekėve): “Futeni popullin e Faraonit nė ndėshkimin mė tė rreptė!” Dhe kur tė jenė duke u grinder nė Zjarr, tė dobėtit do t’u thonė atyre qė ishin kryelartė: “Vėrtetė qė ne ju ndoqėm ju. A mundeni tani tė merrni prej nesh ndopak nga Zjarri?” Ata qė ishin kryelartė do tė thonė: “Ne jemi tė gjithė nė kėtė (Zjarr)! Vėrtetė qė Allahu ka gjykuar mes robėrve tė Tij!” (Kur’an, 40:46-48)

Nė jetėn e pėrjetshme, me Vullnetin e Zotit, tė gjithė ne do tė shohim vuajtjet qė do t’i shkaktohen Faraonit dhe parisė sė tij qė ishin pėrpjekur tė mundojnė Musain dhe besimtarėt qė ndoqėn atė. Nė ndėrkohė, ne do tė duhej t’i lutemi Zotit qė tė jemi prej atyre qė do tė shohin ndėshkimin e rėndė tė Faraonit, jo sikurse ata me tė ne Ferr, por sikurse ata qė janė nė mesin e shėrbėtorėve tė drejtė tė Zotit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
PERIUDHA E KATASTROFAVE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: