Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 GJYKIMI I SHTREMBĖRUAR I FARAONIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: GJYKIMI I SHTREMBĖRUAR I FARAONIT   Sun Oct 28, 2007 5:39 am

GJYKIMI I SHTREMBĖRUAR I FARAONIT





Nė Malin Sinai, sė bashku me frymėzimin, Musait iu dhurua njė urtėsi e madhe nga Zoti ynė. Atje Zoti ia ndriēoi mendjen Musait nė veēanti nė lidhje me dy ēėshtje: fatin dhe mbėshtetjen e njeriut nė Zotin. Musai kishte kuptuar se e gjithė jeta e tij kishte qenė pėrbrenda kufijve tė njė fati tė pėrcaktuar dhe kishte ndjekur rrugėtimin e tij nė pajtim me atė fat. Gjithashtu, ai kishte kuptuar se s’duhej tė kishte frikė nga Faraoni, por duhej tė kishte besim nė Zotin sepse Zoti ėshtė me tė, e sheh atė dhe i ndihmon atij. Me kėtė bindje, Musai dhe Haruni kishin shkuar te Faraoni dhe paria e tij e ngusht, tė cilėve Kur’ani iu referohet si “njė popull keqbėrės”:

Mė vonė pas tyre Ne dėrguam Musain dhe Harunin me Shenjat Tona te Faraoni dhe prijėsit e tij, por ata u sollėn me arrogancė dhe qenė njerėz keqbėrės (mosbesimtarė, mėkatarė). (Kur’an, 10:75)

Dialogu mes Musait dhe Faraonit rrėfehet nė Kur’an. Njė vlerėsim i hollėsishėm i pėrgjigjeve qė Faraoni i dha Musait zbulon mėnyrėn e tij tejet tė paarsyeshme dhe joracionale tė tė menduarit. Nga ajo qė ai tha ne kuptojmė se nė vend qė tė merrte parasysh fjalėt e Musait ai kėrkonte rrugė pėr ta mposhtur atė dhe pėr ta akuzuar. Pėr kėtė qėllim, Faraoni u pėrpoq qė tė bindte njerėzit rreth tij ose tė impononte arsyen e tij tė shtrembėruar tek tė tjerėt. Dialogu mes Musait dhe Faraonit ishte si vijon:

Faraoni tha: “Kush ėshtė pra Zoti juaj, o Musa?”
Ai (Musai) tha: “Zoti ynė ėshtė Ai i Cili i dha ēdo gjėje qė krijoi formėn dhe llojin e vet (me krijim tė pėrsosur) dhe pastaj e udhėzoi drejt.”
Ai (Faraoni) tha: “Po pėr brezat e parė, ē’thoni atėherė?”
Ai (Musai) tha: “Dija pėr ta ėshtė me Zotin tim nė shkresėn e duhur. Zoti im as nuk ėshtė i pavetėdijshėm dhe Ai as nuk harron.”
Ai ėshtė i Cili e ka bėrė tokėn pėr ju si shtrat (tė shtrirė) dhe ka hapur nė tė pėr ju rrugė e lidhje, ka zbritur edhe ujė nga qielli me anė tė tė cilit Ne kemi nxjerrė lloj-lloj bimėsie (secila nė llojin e vet). Hani ju dhe kullotni bagėtinė tuaj nė tė. Vėrtetė qė kėtu ka Shenja e prova pėr njerėzit e brumosur me arsye. Prej saj (tokės) Ne ju kemi krijuar dhe atje Ne do t’ju kthejmė ju, dhe prej saj Ne do t’ju nxjerrim pėrsėri edhe njėherė tjetėr. (Kur’an, 20:49-55)

Nė vend se tė vlerėsonte kėtė porosi me mendje tė shėndoshė dhe ndėrgjegje tė pastėr, Faraoni dhe paria e tij e vlerėsuan duke u mbėshtetur nė mėnyrėn e tyre tė zakonshme tė tė menduarit, tė bazuar nė religjionin e tė parėve tė tyre. Sipas besimeve tė tyre tė kota, Faraoni ishte hyjni, larg prej pranimit tė idesė sė ekzistencės sė Zotit:

Por kur Musai ua solli atyre Shenjat Tona tė Qarta, ata thanė: “Kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse magji e trilluar. Ne kurrė s’kemi dėgjuar pėr diē tė tillė nga baballarėt tonė tė parė.” (Kur’an, 28:36)

Siē bėhet e qartė nė vargun e mėsipėrm, populli i Faraonit mendonin se qėllimi i Musait me shpalljen e ekzistencės dhe njėsisė sė Zotit, ishte pėr tė fituar fuqi nė tokė, duke shfuqizuar sistemin e trashėguar nga tė parėt e tyre. Religjioni i vjetėr i japte tė drejtė Faraonit dhe parisė sė tij pėr pėrparėsi tė qarta dhe ndryshimi i kėtij religjioni nėnkuptonte humbjen e fuqisė sė Faraonit dhe zhvendosjen e autoritetit tek Musai. Prandaj, ata besuan se Musai thjeshtė kishte ardhur qė tė shtypte popullin, nė tė njėjtėn mėnyrė si Faraoni. Kjo formė e kufizuar e tė kuptuarit tė tyre mė sė miri shprehet nė pėrgjigjen qė Musai dhe Haruni morėn nga Faraoni dhe paria e tij:

Ata thanė: “A ke ardhur te ne t’na largosh nga ai besim tė cilin i gjetėm baballarėt tonė ta ndjekin dhe qė ju tė dy tė mund tė keni madhėshti nė tokė? Ne nuk do t’ju besojmė ju tė dyve.” (Kur’an, 10:78)

Megjithatė, akuza e shprehur nė fjalėt ”A keni ardhur te ne pėr tė pėrfituar madhėshti (pushtet) nė tokė” nga Faraoni dhe pasuesit e tij ishte thjeshtė njė tentim shpifjeje pa ndonjė arsyetim tė sinqertė. Qėllimi i Musait ishte larg dėshirės sė tij pėr tė sunduar Egjiptin; ai vetėm kishte kėrkuar nga Faraoni qė tė lejonte fisin Izraelit tė largohej nga Egjipti me tė. Kėrkesa e Musait ishte lirimi i bijve tė Izraelit, njė kombi tė robėruar qė ishin duke jetuar nė kushte tė mjerueshme:

Musai tha: “O Faraon! Vėrtetė unė jam i Dėrguar nga Zoti i gjithė botėrave, i detyruar tė them pėr Allahun vetėm tė vėrtetėn e asgjė tjetėr. Padyshim qė unė kam ardhur tek ju nga Zoti juaj me Shenjė tė Qartė, kėshtuqė lėre fisin e Israilit tė largohet bashkė me mua.” (Kur’an, 7:104-105)

Megjithatė, Faraoni duke refuzuar kėrkesėn e tij, provoj mėnyra tjera tė ndryshme kundėr Musait. Njė nga kėto hile ishte shpėrdorimi emocional. Duke ia pėrkujtuar Musait se si ishte rritur nė pallat, u pėrpoq ta pėrkujtonte atė pėr besnikėrinė qė ai ia kishte borxh atij dhe parisė sė tij. Pėr mė tepėr, ai u pėrpoq ta detyronte atė duke ia pėrmendur burrin Egjiptian qė ai kishte vrarė paqėllim. Reagimi i Musait ndaj gjithė kėtij keqtrajtimi ishte njė reagim i veēantė pėr njė besimtar tė vėrtetė i cili pa kushte i nėnshtrohet fatit tė tij dhe ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm pėr pasojat:

Ai (Faraoni) tha: “A nuk tė rritem ne ty nė mesin tonė si fėmijė dhe a nuk kalove shumė vite tė jetės tėnde me ne? Prapseprap ti bėre atė qė bėre (krim duke vrarė njė njeri) dhe ishe mosmirėnjohės.”
Ai (Musai) tha: “Atė e bėra atėherė kur isha nė padije (pėr Zotin tim dhe Mesazhin e Tij), kėshtuqė ika prej jush kur kisha frikė nga ju, por Zoti im mė dha mua gjykimin e drejtė (urtėsinė, pejgamberinė) dhe mė bėri prej tė Dėrguarve tė Tij.” (Kur’an, 26:18-21)

Musai i shpjegoi Faraonit se rritja e tij nė pallat nuk ishte njė mirėsi por pasojė e shtypjes sė tij tė egėr:

Dhe kjo ėshtė mirėsi e kaluar me tė cilėn ti mė qortove mua, ti qė ke skllavėruar fisin e Israilit! (Kur’an, 26:22)

Pėrkundėr ēfarėdo ngurrimi qė mund tė kishte ndier mė parė, Musai ia pėrcolli porosinė pa u trembur dhe haptazi Faraonit dhe parisė sė tij sunduese, i vetėdijshėm se Zoti e kishte pėrkujtuar atė pėr shoqėrimin e Tij. Faraoni sė pari pyeti Musain pėr Zotin tonė:

Faraoni tha: “E ēfarė ėshtė Zoti i gjithė botėrave?”
Ai (Musai) tha: “Zoti i qiejve dhe tokės dhe i gjithēkaje qė ndodhet ndėrmjet tyre, nėse doni tė bindeni plotėsisht.”
Ai (Faraoni) u tha njerėzve pėrreth tij: “A nuk e dėgjoni se ēfarė thot?”
Ai (Musai) u tha: “Zoti juaj dhe Zoti i tė parėve tuaj, i popujve tė mėparshėm.” (Kur’an, 26:23-26)

Nė pėrgjigjen e tij, Musai ishte duke shpjeguar se religjioni i tė parėve tė Faraonit ishte i pavlefshėm ngase edhe ata ishin gjithashtu mėkatarė. Allahu ishte Zot i atyre gjithashtu. Duke mos pasur ē’tė thoshte nė kėtė, Faraoni iu kthye shpifjeve dhe kėrcėnimeve ndaj Musait:

Ai (Faraoni) tha: “Vėrtetė qė i Dėrguari qė ėshtė sjellė tek ju ėshtė i ēmendur.”
Ai (Musai) u tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perėndimit dhe i gjithēkaje qė ndodhet ndėrmjet tyre, veē sikur ta kuptonit (tė mendonit).”
Ai (Faraoni) i tha: “Nėse ti zgjedhė zot tjetėr pėrveē meje, sigurisht qė do tė fus nė burg.” (Kur’an, 26:27-29)

Siē shihet, shpjegimet e ngjeshura tė Musait dhe shenjat e qarta e vunė Faraonin nė pozitė tė vėshtirė, gjė qė e shtyri atė tė akuzonte Musain pėr ēmendi. Brenga parėsore e Faraonit kėtu ishte qė t’i kundėrpėrgjigjej ndikimit tė fuqishėm qė Musai po ushtronte nė njerėz. Mėnyra e ēiltėr dhe bindėse e fjalimit tė Musait e xhindosi Faraonin. Nė fund ai iu kėrcėnua Musait me burgim poqese do tė vazhdonte tė mohonte hyjninė e tij. Ky veprim ishte thjeshtė njė shfaqje tjetėr e karakterit tė egėr tė Faraonit.
Nė kėtė pikė, Musai deklaroi se kishte ardhur me shenja qė dėshmonin pejgamberinė (profecinė) e tij dhe i demonstroi dy mrekullitė qė Zoti ia dhuroi:

Ai (Musai) i tha: “Edhe sikur tė sjell ndonjė gjė tė qartė dhe tė pamohueshme?”
Ai (Faraoni) tha: “Sille pra atė nėse vėrtetė flet tė drejtėn.”
Kėshtu ai (Musai) hodhi shkopin, kur ē’tė shohėsh, ai u shndėrrua nė njė gjarpėr tė vėrtetė. Dhe nxori dorėn e tij, kur ē’tė shohėsh, ajo ishte plotėsisht e bardhė nė sy tė tė gjithė shikuesve. (Kur’an, 26:30-33)

Faraoni dhe paria e tij qė po shihnin me sytė e tyre dy mrekullitė e mėdha tė Zotit tė demonstruara nga dora e Musait, menduan se ato mund tė realizoheshin vetėm me anė tė magjisė. Pėr t’mos pranuar se ishin magjepsur nga kėto mrekulli, e bindėn njėri tjetrin tė mendojnė nė kėtė mėnyrė:

Ai (Faraoni) u tha krerėve rreth tij: “Vėrtetė qė ky ėshtė njė magjistar tepėr i ditur i cili dėshiron t’ju largoj nga toka juaj me magjinė e tij. Atėherė ēfarė kėshille jepni dhe ēfarė urdhėroni?” (Kur’an, 26:34-35)

Mendėsia e ilustruar kėtu ėshtė tipike pėr ata tė cilėt e mohojnė tė vėrtetėn. Nė shumė rrėfime qė rrėfehen nė Kur’an, ekzistojnė shembuj tė shumtė tė njerėzve tė ngjashėm dhe tė pėrgjigjeve tė tyre qė dėshmojnė njė pėrsiatje tė mangėt. Kjo gjendje mendore, e nėnshtruar verbėrisht nė ndjekjen e besimit tė tė parėve tė tyre dhe nė mohimin e tė vėrtetės pėrkundėr shenjave tė qarta, nuk ishte e veēantė vetėm pėr Faraonin dhe parinė e tij. Gjatė historisė, mohuesit gjithnjė kėrkonin rrugė tė ngjashme shpėtimi. Bindjet e njė personi mendjemadh rrėfehen kėshtu nė Kur’an:

Unė do ti largoj nga Shenjat e Mia tė gjithė ata qė do tė sillen me kryelartėsi dhe me kundėrshti nė tokė pa asnjė tė drejtė. Por edhe sikur ata t’i shohin tė gjitha Shenjat, ata s’do t’i besojnė ato. Edhe sikur ta shohin rrugėn e udhėzimit tė drejtė, ata pėrsėri nuk do ta bėjnė pėr vete atė (si udhe tė tyre). Por nėse ata shohin udhėn e gabuar, kjo ėshtė udha qė ata do tė pėrqafojnė…(Kur’an, 7:146)

Faraoni dhe paria e tij parapėlqenin nė mėnyrė tė qartė tė ndjeknin udhėn e mohimit dhe tė keqes nė vend se tė zgjidhnin tė jenė tė udhėzuar drejtė. Pėrkundėr kėtyre mrekullive, ata vendosėn qė t’i kundėrvihen Musait. Pėr kėtė qėllim, ata kėrkuan tė ashtuquajturit kundėrshtarė tė Musait, pėr tė cilin besuan se ishte njė “magjistar”:

Ata thanė: “Ndaloni atė dhe vėllaun e tij dhe dėrgoni lajmetarė nė gjithė qytetet tė sjellin magjistarėt mė tė ditur.” (Kur’an, 7:111-112)

Faraoni pohonte se mrekullitė e Musait ishin iluzione magjistari dhe besonte se mund tė ēbėheshin nga magjistarėt e tij. Prandaj, planifikoi tė mposhtte Musain pėr tė rifituar epėrsine e tij. Ai mund tė kishte vrarė Musain dhe Harunin. Megjithatė, duke shpresuar pėr njė fitore mė madhėshtore dhe mė jetėgjatė, ai pranoi kėshillėn e atyre rreth tij. Kjo i dukej e logjikshme atij. Nė tė vėrtetė, ata megjithatė ishin tė dėnuar qė tė pėrjetonin njė disfatė tė plotė nga Zoti. Pėr mė tepėr, disfata e tyre pasoi ashtu sikur askush nuk e priste.
Tė sigurt nė fitoren e tyre pėrfundimtare, ata lejuan Musain tė pėrcaktonte kohėn dhe vendin pėr ballafaqim:

Ai (Faraoni) tha: “A ke ardhur t’na largosh ne nga toka jonė me magjinė tėnde, o Musa? Atėherė sigurisht qė ne mund tė sjellim tė njėjtėn magji si e jotja. Na cakto njė takim mes nesh dhe teje qė as ne as ti t’mos dėshtojmė t’i pėrmbahemi nė njė vend tė hapur ku tė dy palėt do tė kenė mundėsi e rast tė barabartė (dhe ku shikuesit do tė dėshmojnė garėn).”
Ai (Musai) tha: “Takimi juaj ėshtė dita e festės. Dhe njerėzit do tė duhej tė mblidhen paradite.” (Kur’an, 20:57-59)

Musai zgjodhi “ditėn e festės” nė mėnyrė qė tė gjithė njerėzit tė mund t’ishin dėshmitarė tė ballafaqimit. Kjo ishte me tė vėrtetė njė zgjidhje e menēur; nė kėtė mėnyrė, tė gjithė njerėzit do tė dėgjonin porosinė e Musait dhe do tė ishin dėshmitarė tė disfatės sė Faraonit dhe tė magjistarėve tė tij. Faraoni pranoj kohėn e caktuar:

Kėshtu Faraoni u tėrhoq, thurri grackėn e tij dhe pastaj u kthye prap.
Musai u tha atyre: “Tė mjeret ju! Mos trilloni gėnjeshtra kundėr Zotit, qė Ai t’mos ju shkatėrrojė plotėsisht me ndėshkimin e Tij. Dhe vėrtetė qė trilluesit e gėnjeshtrave do tė dėshtojnė sa s’ka mė keq.”
Pastaj ata e rrahėn mirė ēėshtjen mes tyre pėr atė qė duhej tė bėnin, por e mbajtėn tė fshehtė fjalėn e tyre.
Ata thanė: “Vėrtetė qė kėta tė dy janė magjistarė dhe dėshirojnė qė t’ju dėbojnė nga toka juaj me magji dhe tė zhvlerėsojnė mėnyrėn tuaj tė shkėlqyer tė jetesės, kėshtuqė bashkėrendoni pėrbetimin tuaj dhe pastaj vihuni nė rradhė dhe do tė jetė vėrtetė triumfues ai qė fiton epėrsi kėtė ditė.” (Kur’an, 20:60- 64)






TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANĖ NĖ KUR’AN





Musai nuk ishte profeti i vetėm qė kishte jetuar nė Egjiptin e lashtė. Profeti Jusuf gjithashtu kishte jetuar nė Egjipt shumė kohė para Musait.
Nė rrėfimet pėr Musain dhe Jusufin nė Kur’an ndeshemi me njė element qė vlen tė pėrmendet. Pėr t’ju referuar sunduesit tė Egjiptit nė kohėn e Jusufit, fjala “malik” (Mbreti) pėrdoret nė Kur’an:

E mbreti (Malik) tha: “Ma sjellni atė (Jusufin) menjėherė qė ta mbaj pranė meje.” Kur i foli atij (Jusufit) i tha: “Vėrtetė qė kėtė ditė ti qėndron lartė nė radhėt tona dhe plotėsisht i besuar.” (Kur’an, 12:54)

Nė kohėn e Musait, megjithatė, sunduesit tė Egjiptit i referohet me emrin “Faraon”:

Vėrtetė qė Ne i dhamė Musait mė parė nėntė Shenja tė qarta. Pyetni atėherė Bijtė e Izraelit kur ai shkoi tek ata dhe Faraoni i tha: “O Musa! Mė duket se ti me tė vėrtetė je i magjepsur.” (Kur’an, 17:101)

Tė dhėnat historike tė disponueshme tani japin shpjegime pėr emėrtimet e ndryshme tė pėrdorura pėr tė emėruar kėta dy sundues tė Egjiptit. Nė Egjiptin e lashtė, emėrimi “Faraon” fillimisht i referohej pallatit mbretėror. Gjatė sundimit tė mbretėrive tė lashta, sunduesit nuk kishin njė titull tė tillė. Emri “Faraon” filloi tė pėrdorej si njė sinonim pėr mbretin Egjiptian nėn Mbretėrinė e Re (duke filluar me dinastinė e 18tė, 1539-1292 p.e.r.), dhe qė nga dinastia e 22-tė pėrdorej si njė epitet i respektit.1
Prap kėtu, edhe njėherė dėshmohen cilėsitė e mrekullueshme tė Kur’anit. Pasiqė Profeti Jusuf jetoi shumė kohė para Mbretėrisė sė Re, Kur’ani i referohet mbretit Egjiptian qė ishte bashkėkohės i Jusufit me emrin “malik” e jo me emrin “faraon.” Nė anėn tjetėr, Musai jetoi nė kohėn e Mbretėrisė sė Re dhe prandaj, sunduesit tė Egjiptit qė ishte bashkėkohės i Musait i referohet nė Kur’an me emrin “faraon.”
Nė mėnyrė tė qartė, njė dallim i tillė nėnkupton njė njohje tė historisė sė Egjiptit tė lashtė. Megjithatė, siē u pėrmend mė heret, historia e Egjiptit tė Vjetėr u harrua plotėsisht nė shekullin e 4tė, pasiqė shkrimi me hieroglife nuk u deshifrua gjer nė shekullin e 19tė. Prandaj, gjatė periudhės kohore nė tė cilėn u shpall Kur’ani, nuk ishte e disponueshme njė njohuri e thellė e historisė sė Egjiptit. Ky fakt ėshtė edhe njė pjesė tjetėr e dėshmisė, nė mesin e dėshmive tė panumėrta, qė vėrtetojnė faktin se Kur’ani ėshtė Fjala e Zotit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
GJYKIMI I SHTREMBĖRUAR I FARAONIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skandaloze:Gjykimi i Imamit
» Nxitėsi pėr vrasjen e Triumf Rizės, Enver Sekiraqa gjendet nė Irlandė
» Emocionohet imami Krasniqi: All-llahu i madhėruar nuk ta kthen shpinėn

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: