Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 HISTORIA E MUSAIT (AS)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: HISTORIA E MUSAIT (AS)   Sun Oct 28, 2007 5:38 am

HISTORIA E MUSAIT (AS)
dhe
FSHEHTĖSIA E FATIT











Nė Malin Sinai, Zoti i dha Musait lajmin e mirė se Ai do ta lejonte vėllaun e tij Harunin ta shoqėronte. Pastaj, Zoti ia pėrkujtoi Musait mirėsitė qė Ai mė parė ia kishte dhuruar atij:

Dhe sigurisht qė Ne tė dhamė mirėsi ty edhe njė herė tjetėr mė parė, kur Ne frymėzuam nėnėn tėnde, duke i thėnė: “Vendose atė nė arkė dhe hidhe nė lum (det), pastaj lumi (deti) do ta nxjerrė nė breg, ku njė armik i Imi dhe i tij do ta marr atė.” Dhe Unė tė brumosa ty me dashuri prej meje me qėllim qė ti tė rritesh nėn mbikqyrjen (syrin) Time. Kujto kur motra jote shkoi dhe tha: “A t’ju tregoj unė njė grua qė do tė kujdeset pėr tė?” Kėshtu Ne tė rikthyem te nėna jote, qė asaj t’i qetėsoheshin sytė dhe t’mos pikėllohej. Pastaj ishe ti qe e mbyte njė njeri dhe Ne tė shpėtuam nga njė fatkeqėsi e madhe dhe tė sprovuam me shumė sprova. Pastaj ti qėndrove disa vite nė mesin e popullit tė Medjenit. Pastaj ti erdhe nė kohėn e pėrcaktuar qė Unė urdhėrova pėr ty, o Musa! Dhe Unė tė zgjodha ty pėr Veten Time. (Kur’an, 20:37- 41)

Kėto vargje shfaqin fshehtėsinė e fatit, pėr tė cilin mjaft njerėz janė tė pavetėdijshėm ose mezi e kuptojnė. Qė nga koha kur ishte foshnje gjer nė kohėn kur ai ishte zgjedhur si i dėrguar, Musai kaloi ēdo moment tė jetės sė tij nė pajtim me atė qė Zoti paracaktoi pėr tė nė tė kaluarėn e pėrjetshme. Pėrbrenda kėtij fati nuk ka asgjė tjetėr pėrveē pėrmbushjes sė vullnetit tė Zotit. Pėr shembull, siē e thamė edhe mė heret, me mijėra hollėsi tė ēastit tė paracaktuara nga Zoti pėr fatin e Musait bėn tė mundshme arritjen e arkės tek familja e Faraonit.
Ėshtė gjithashtu e mundshme pėr tė parė shtrirjen nė tė cilėn fazat e mėvonshme tė jetės sė Musait ishin pėrbrenda kufinjėve tė fatit tė tij. Musai pėrfshihet nė njė zėnkė dhe ikė nga qyteti pėr nė Medjen, ku ai takon dy gra. Kėto gra s’mund t’u japnin deleve tė pijnė ujė sepse iu shmangeshin barinjėve. Nė kėtė situatė, Musai iu ofroi ndihmė. Musai fitoi besimin e kėtyre grave dhe si shpėrblim pėr mirėsinė e treguar, filloi njė jetė tė re nė Medjen pas propozimit tė babait tė tyre plak. Kur erdh koha e pėrcaktuar, Musai lėshoi Medjenin me familjen e tij. Duke u kthyer, pa njė zjarr ku atij iu drejtua Zoti dhe u zgjodh si i Dėrguar i Zotit.
Arka qė bartte Musain foshnje duke lundruar me hamendje nėpėr lumin Nil, marrja e tij nga familja e Faraonit, rritja e tij nė pallat, vrasja e paqėllimt qė ai kryejti, ikja e tij nga Egjipti, takimi i tij me dy vajzat, shumė vite tė kaluara me plakun, mėnyra se si krijoi familje, kthimi nė Egjipt, drejtimi i Zotit atij dhe hollėsi tjera tė panumėrta tė cilat nuk pėrmenden nė Kur’an, tė gjitha ndodhėn nė pajtueshmėri me fatin e Musait, qė Zoti veēse kishte paracaktuar para lindjes sė tij. As edhe njė ngjarje e vetme nga kėto ngjarje s’ka mundur tė mos ndodhte apo tė ndodhte ndryshe. Sepse jetėrat tona janė tė ngjashme me njė film tė xhiruar nė njė video kasetė; ėshtė e pamundshme tė largohet edhe njė tablo e vetme nga fati i njė njeriu, sikur qė s’mund tė bėhet kjo me njė tablo nga shiriti filmik. Fati i njė njeriu, me secilin moment tė veēantė nė tė, ėshtė njė tėrėsi e pacenueshme.
Gjithashtu nė vargjet e cituara mė lartė, pėrmendet fakti se udhėtimi i Musait nė luginėn e shenjtė tė Tuvas ishte nė pajtueshmėri tė plotė me fatin e tij:

…Pastaj ti erdhe kėtu nė kohėn e pėrcaktuar qė Unė urdhėrova pėr ty, o Musa! (Kur’an, 20:40)

Kjo ēėshtje kėrkon t’i dhurohet vėmendje e posaēme. Fati pėr tė cilin bėhet fjalė kėtu nuk ėshtė njė gjė e veēantė vetėm pėr Musain. Lindja e Musait ishte pjesė e fatit tė nėnės sė Musait. Qė ajo do tė lindte Musain nė njė ditė tė caktuar dhe bile edhe nė njė orė tė caktuar, ishte gjithashtu pjesė e fatit tė saj. Por nėna e Musait kishte prindėr gjithashtu. Ishte fati i nėnės sė nėnės sė Musait ta lindte atė. Kjo mėnyrė e tė menduarit gjithashtu vlen edhe pėr babain e Musait dhe pėr anėtarėt e tjerė tė familjes sė tij.
Zdrukthėtari i cili punoi arkėn qė barti Musain teposhtė lumit gjithashtu konstruktoi atė sepse nė fatin e tij ishte paracaktuar qė ai ta bėnte kėtė. Punimi i arkės nga ai ishte paracaktuar pėr tė para se ai tė lindte. Prindėrit e kėtij zdrukthėtari gjithashtu jetuan jetėt e tyre nė harmoni me njė fat tė caktuar.
Le tė marrim parasysh zėnkėn nė tė cilėn u pėrfshi Musai. Kjo zėnkė ndodhi po nė atė moment kur Musai ndodhi tė ishte aty. Nga njė pikėpamje mė e thjeshtėsuar, njeriu do tė mund tė thoshte, “po tė kishte ndodhur kjo nė njė kohė tjetėr, Musai s’do tė kishte qenė atje dhe ngjarjet do tė kishin marrė njė rrjedhė krejt tjetėr.” Megjithatė ky do tė ishte njė vlerėsim i gabueshėm. Zėnka ndodhi po nė atė moment qė duhej tė ndodhte dhe u zhvillua nė atė mėnyrė si duhej tė zhvillohej. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se edhe zėnka ishte e paracaktuar nga Zoti. E njėjta rregull e fatit gjithashtu vlen edhe pėr pjesėmarrėsit e tjerė nė zėnkė, arsyet qė shkaktuan zėnkėn, si edhe njeriu qė e kėshilloi Musain tė ikė nga qyteti, duke i treguar se po bėhej konspiracion kundėr tij. Nė fund tė fundit, edhe barinjėt afėr lumit tė Medjenit, si edhe dy femrat qė Musai i takoi, tė gjitha kėto pėrbėnin pjesėt e domosdoshme tė kėtij fati.
Janė profetėt e Zotit ata qė mė sė miri kuptuan faktin se gjithēka ndodhė sipas urdhėrave tė paracaktuara nga Zoti. Profeti Muhamed (saas), i cili ėshtė njė shembull i shkėlqyeshėm pėr tė gjithė besimtarėt ka thėnė:
Nėse tė ndodhė ndonjė fatkeqėsi, mos thuaj: “Vetėm po tė kisha vepruar nė kėtė apo nė atė mėnyrė, do tė kishte qenė kėshtu apo ashtu;” por mė mirė thuaj: “Zoti e ka urdhėruar (kėtė) dhe ka bėrė ēfarė Ai ka dashur, sepse vėrtetė, (fjala) (nėse) i hap udhėn tė bėrave tė Shejtanit.” (Muslim)
Kur tė vlerėsohen tė gjitha kėto sė bashku, bėhet e qartė se jo vetėm Musai, por gjithashtu edhe gjithēka qė kishte tė bėj me jetėn e tij e krijoi njė pjesė tė fatit tė tij. Njė vlerėsim mė i thellė dhe mė i detajuar do t’na ndihmonte tė kuptojmė se ne tė gjithė jemi pjesė tė tė njėjtit fat. Nė jetėrat tona, ne gjithashtu i ekspozohemi ngjarjeve tė paracaktuara nė tė kaluarėn e pėrjetshme nga Zoti i gjithėfuqishėm. Ne tė gjithė ishim tė lidhur me fatin e paracaktuar pėr ne. Momenti i vdekjes sonė do tė jetė gjithashtu pjesė e tė njėjtit fat. Fati ėshtė nė realitet njė dituri hyjnore qė rrethon gjithēka ekziston. Sikurse tė gjitha hollėsitė e jetės sė Musait, duke pėrfshirė edhe bėrjen e tij tė dėrguar, ishin tė paracaktuara pėr tė, tė gjitha hollėsitė qė lidhen me jetėrat e gjithė njerėzimit, sikur edhe vet jetėrat tuaja, tė gjitha janė tė paracaktuara. Pėr mė tepėr, fakti qė ju do ta lexonit kėtė libėr dhe tė informoheshit pėr jetėn e Musait ishin tė gjitha tė paracaktuara pėr ju shumė kohė para se tė lindte Musai. Fati ėshtė njė tėrėsi nė vetvete dhe mbulon gjithēka. I lirė nga vullneti i ēfarėdo qenieje tjetėr pėrveē Allahut, fati pėrcaktohet vetėm nga Ai.







PĖRCJELLJA E POROSISĖ FARAONIT
dhe MĖNYRA E DUHUR
NĖ TĖ CILĖN KJO DUHET TĖ BĖHEJ





Zoti paralajmėroi Musain dhe Harunin para se tė vizitonin Faraonin dhe ju tėrhoqi vėmendjen qė gjithnjė ta pėrkujtonin Atė dhe qė t’mos prajnė sė pėrkujtuari Atė:

“Shko, ti dhe vėllau yt, me Shenjat e Mia dhe mos u bėni tė plogėsht e tė dobėt nė tė pėrmendurit Mua.” (Kur’an, 20:42)

Zoti urdhėroi Musain dhe Harunin qė tė shkonin te Faraoni, sunduesi i Egjiptit. Zoti ju shpjegoi atyre se Faraoni ishte i pacipė dhe grindavec, por megjithatė, Ai i urdhėroi ata tė pėrdornin njė mėnyrė tė butė tė komunikimit tė porosisė sė Tij tek ai:

“Shkoni tė dy te Faraoni, se vėrtetė ai i ka tejkaluar gjithė kufijtė (nė mosbesim). Dhe i flisni atij butė e shtruar, mbase mund tė marr qortim ose tė frikėsohet (prej Meje).” (Kur’an, 20:43-44)

Siē u theksua nė vargjet mė lartė, pėrdorimi i njė gjuhe tė kėndshme ėshtė njė qasje tejet e dobishme qė do tė duhej gjithnjė tė pėrdorej gjatė komunikimit tė fesė. Nė shumė vargje tė Kur’anit, rėndėsia e zgjidhjes sė fjalėve tė buta theksohet si njė rregull i pėrgjithshėm. Nė tė vėrtetė, Zoti e urdhėron njeriun tė flas me butėsi bile edhe kur ai me tė cilin flet ėshtė mendjemadh, duke e bėrė tė qartė rėndėsinė e pėrdorimit tė sjelljes sė tillė nė komunikimin e porosisė sė Zotit.
Nė kėtė urdhėr tė Zotit, Musai edhe njėherė hapur shprehi frikėn qė ndjente nė zemėr. Ai i tha Zotit pėr brengosjen e tij, domethėnė, pėr frikėn se mund tė vritej nga Faraoni:

Ata i thanė: “Zoti ynė. Nė tė vėrtetė ne kemi frikė mos ai shpejton t’na ndėshkojė ose se mos i tejkalon kufijtė (nė mosbesim apo kundėr nesh).” (Kur’an, 20:45)

Ai (Musai) tha: “Zoti im! Unė kam vrarė njė njeri prej tyre dhe kam frikė se do t’mė vrasin.” (Kur’an, 28:33)

Kėtu Zoti edhe njėherė e pėrkujtoi Musain se Ai ishte me tė, duke shikuar dhe dėgjuar gjithēka qė ai bėnte. Pėr mė tepėr, Zoti i urdhėroi Musait dhe Harunit tė shkojnė te Faraoni dhe tė kėrkojnė prej tij qė t’i lejoj bijtė e Izraelit tė largohen:

Shkoni pra te ai dhe thuani: “Me tė vėrtetė qė ne jemi tė Dėrguarit e Zotit tėnd, kėshtuqė lėre fisin e Izraelit tė vij me ne dhe mos i ndėshko ata. Ne tė kemi sjellur ty njė Shenjė nga Zoti yt. Paqja qoftė mbi ata qė ndjekin udhėzimin.” (Kur’an, 20:47)

Vlen tė pėrmendim se nuk sprovohej kėtu vetėm Faraoni. Kjo gjithashtu ishte edhe sprovė pėr Profetin Musa. Musai i frikėsohej mundėsisė sė vrasjes nga Faraoni. Megjithatė, ēfarė kėrkonte Zoti nga Musai ishte mė shumė se thjeshtė njė vizitė te Faraoni; Musai do tė shkonte tė kėrkonte nga Faraoni qė tė gjithė Izraelitėt tė largoheshin me tė. Tė shkosh para sunduesit tė padiskutueshėm tė Egjiptit, tė cilit i gjithė kombi i nėnshtrohej si njė hyjnie, ishte me tė vėrtetė njė detyrė shumė e rrezikshme. Edhe mė e rrezikshme ishte t’i thuhej Faraonit nė mėnyrė tė qartė se ai ishte nė rrugė tė gabuar dhe pastaj t’i kėrkohej t’i japte lirinė njė kombi tė robėruar, domethėnė tė bijve tė Izraelit. Sidoqoftė, tė vetėdijshėm se ishin nėn mbrojtjen e plotė tė Zotit, Musai dhe Haruni vazhduan detyrėn e tyre me sigurinė dhe lehtėsinė qė Zoti ynė ua dhuroi atyre. Zoti i pėrkujtoi ata pėr kėtė tė vėrtetė, duke i urdhėruar qė t’mos frikėsoheshin:

Ai (Allahu) u tha: “Mos u frikėsoni. Padyshim qė Unė jam me ju duke dėgjuar dhe shikuar ēdo gjė.” (Kur’an, 20:46)

Ftoji nė Udhėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe me thirrje tė ndershme dhe tė bukur dhe bisedo me ta nė mėnyrėn mė tė mirė. Nuk ka dyshim se Zoti yt e di mė sė miri se kush ėshtė larguar e ka humbur nga Rruga e Tij dhe Ai ėshtė me i Dituri pėr ata qė janė udhėzuar. (Kur’an, 16:125)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
HISTORIA E MUSAIT (AS)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KĖNGA LABE DHE HISTORIA E SAJ MIJĖRAVJEĒARE
» Historia e lashtė
» Historia e Prekazit ėshtė histori e lavdishme
» Selim Hasanaj: Tė dihet e vėrteta, historia e dy familjeve
» Skandaloze: Pėr gjashtėmijė euro, shkodranen ia shesin njė plaku tė Kosovės (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: