Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 IKJA PĖR NĖ MEDJEN dhe VENDOSJA E TIJ ATJE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: IKJA PĖR NĖ MEDJEN dhe VENDOSJA E TIJ ATJE   Sun Oct 28, 2007 5:37 am

Musai la pas vetes Faraonin, njeriun i cili e kishte rritur, sikurse edhe popullin e Faraonit dhe shkoi nė Medjen (Medjeni ėshtė njė rajon pėrtej shkretėtirės sė Sinait nė lindje tė Egjiptit, qė korrespondon me skajin jugor tė Jordanit tė sotėm.)
Tek ujėrat e Medjenit, Musai takoi dy gra qė nuk mund t’u japnin pėr tė pirė ujė tufės sė tyre tė deleve duke dashur t’ju shmangeshin barinjėve tė tjerė. Por siē rrėfejnė vargjet e Kur’anit, nga pamja e jashtme, Musai dukej si njė njeri tejet i edukuar dhe i besueshėm. Pra, gratė nuk ngurruan t’i afrohen atij. Ato i shpjeguan se ato duhej tė kullotnin tufėn e deleve tė babait tė tyre ngase ai ishte njė njeri i thyer nė moshė, por s’kishin mundur ta bėjnė kėtė pėr shkak tė barinjėve. Atėherė Musai ju ndihmoi atyre duke quar tufėn e tyre tė deleve pėr t’u dhėnė ujė:

Dhe kur arriti te ujėrat e Medjenit, gjeti aty disa burra qė po u japnin ujė bagėtive dhe aty pranė pa dy gra qė po e ndalonin prapa tufėn e tyre. Ai u tha: “Si ėshtė puna me ju?” Ato thanė: “Ne nuk mund t’i japim ujė tufės sonė, derisa barinjtė t’i kenė larguar tufat e tyre. Dhe babai ynė ėshtė burrė tepėr i thyer nė moshė.” Kėshtu ai u dha pėr to ujė tufės sė tyre… (Kur’an, 28:23-24)

Vargjet ofrojnė njė shembull tė karakterit tė sjellshėm dhe mirėdashės tė Musait; ai iu afrohet dy tė huajave, i ndihmoi ato dhe fitoi respektin e tyre. Nė anėn tjetėr, duhet tė nėnkuptohet se njerėzit, tė pėrmendur si “barinjė,” japnin pėrshtypjen e njė qėndrimi krejtėsisht tė kundėrt me atė tė Musait. Kjo ėshtė e qartė nga fakti se femrat me sa duket iu shmangeshin atyre ndonėse zgjodhėn tė bisedojnė me Musain. Kėta njerėz mund tė jenė dukur tė dyshimtė pėr nga pamja e tyre (Zoti di mė sė miri.)
Mund tė arrijmė nė pėrfundimin se njė Musliman duhet me kujdes t’i shmanget sjelljes karakteristike pėr njerėzit e pėrmendur kėtu si “barinjė.” Muslimanėt duhet tė jenė shembull si Musai, i cili u soll me mirėsi, modesti dhe ēiltėrsi. Siē sugjeron shembulli i Musait, njė Musliman duhet tė zhvillojė sjellje tejet tė kultivuar dhe tė jetė i besueshėm, cilėsi kėto qė duhet tė jenė menjėherė tė dallueshme nė tė.
Gjithashtu duhet tė pėrmendim faktin se Musai gjithnjė shfaq njė temperament qė shėrben si shembull i nėnshtrimit tė sinqertė ndaj Zotit. Duke lėnė gjithēka tė dashur nė tokėn e Egjiptit ku ishte rritur, ai nuk e kishte fare idenė se ēfarė i sillte e ardhmja. E vetmja gjė e sigurt ishte se asgjė nė jetėn e tij mė s’do t’ishte si mė parė. Megjithatė, edhepse ai nuk e dinte, Zoti tashmė kishte paracaktuar se ēfarė do t’i ndodhte. Musai u lut kėsisoji:

…dhe pastaj u ktheu shpinėn dhe shkoi nėn njė hije dhe tha: “Zoti im! Sigurisht qė unė kam nevojė pėr ēfarėdo mirėsie qė Ti mund t’mė dhurosh.” (Kur’an, 28:24)

Sinqeriteti i njeriut nė lutje ėshtė dėshmi e tė kuptuarit tė tij tė faktit se Zoti ka fuqi tė bėj ēdo gjė, se tė gjitha tė mirat dhe fatkeqėsitė vijnė vetėm prej Tij dhe se njeriu s’ka tjetėr ndihmues a mbrojtės pėrveē Zotit. Lutja e Musait e cituar nė vargjet e mėsipėrme ėshtė njė lutje e bėrė nė nėnshtrim tė plotė ndaj Zotit, nga dikush qė ka vetėdije tė plotė pėr kėtė tė vėrtetė. Me tė vėrtetė, Zoti iu pėrgjigj lutjes sė sinqertė tė Musait dhe derdhi prej mėshirės sė Tij mbi tė.
Mirėsia qė tregoi Musai ndaj dy grave rezultoi me njė fillim tė njė jete plotėsisht tė re pėr tė. Gjersa Musai ishte duke pushuar, njėra prej dy grave iu afrua dhe e njoftoi pėr ftesėn e babait tė saj nė shenjė falėnderimi pėr ndihmėn e tij:

Pastaj atij iu afrua njėra nga dy gratė duke ecur e turpėruar dhe tha: “Babai im tė fton qė tė mund tė tė shpėrblejė pėr atė qė u dhe ujė pėr ne tufės sonė.” Kėshtu kur shkoi tek ai dhe i tregoi gjithēka i kishte ndodhur, ai tha: “Mos u frikėso. Ti ke shpėtuar prej njė populli keqbėrės.” (Kur’an, 28:25)

Musai iu lut Zotit tonė me sinqeritet, duke iu lutur pėr ēfarėdo mirėsie qė Ai do t’i dhuronte. Zoti iu pėrgjigj lutjes sė tij dhe pas kėrcėnimit qė iu kanos pėr jetė e udhėzoi atė tek njerėzit qė do t’i ndihmonin dhe ofronin siguri. Musai kishte karakter tė fortė dhe ishte njeri i besueshėm pėr shkak tė sjelljeve tė tij. Me tė vėrtetė, femrat, pavarėsisht nga ajo qė ishin tė kujdesshme ndaj barinjėve, i besuan Musait dhe i folėn atij. Pėr mė tepėr njėra nga femrat e luti babain e saj qė tė punėsonte Musain duke e parė se ishte i fortė dhe i besueshėm:

Dhe njėra prej tyre tha: “Punėso atė, baba! Vėrtetė qė njeriu mė i mirė pėr tu punėsuar ėshtė dikush qė ėshtė i fortė dhe mund t’i besosh.” (Kur’an, 28:26)

Me kėto fjalė, vajza nė mėnyrė tė qartė i shprehi babait tė saj se ajo e konsideronte Musain si njė njeri tė besueshėm. I bindur pėr besueshmėrinė e tij, plaku vendosi qė tė martojė vajzėn e tij me Musain. Mirėsjellja e dallueshme e Musait ishte faktori kryesor qė ndikoi nė vendimin e plakut, i cili ia bėri kėtė propozim atij:

Ai i tha: “Vėrtetė qė unė dėshiroj qė ti tė marrėsh pėr grua njėrėn prej kėtyre dy bijave tė mia me kusht qė ti t’mė shėrbesh mua pėr tetė vjet tė plota, por nėse i mbush dhjetė vjet, do tė jetė njė mirėsi prej teje. Por nuk kam pėr qėllim qė tė vė nė vėshtirėsi. Nėse do Allahu, ti do t’mė gjesh mua prej tė drejtėve.” Ai (Musai) tha: “Kjo u vendos mes meje dhe teje. Cilindo prej afateve qė unė i pėrmbush, nuk pėrbėn padrejtėsi pėr mua. Allahu ėshtė dėshmitar pėr ēfarė po themi.” (Kur’an, 28:27-28)

Musai pranoi propozimin e plakut, i cili siē kuptojmė nga Kur’ani duhet tė ketė qenė prej besimtarėve tė vėrtetė dhe filloi jetėn e tij nė Medjen. Kėshtu Zoti sė pari e i Musain duke bėrė qė ujėrat e Nilit ta bartin atė tek Pallati i Faraonit pa u fundosur. Mandej, gjersa kishte jetėn nė rrezik nė Egjipt, Ai e shpėtoi atė pėr tė dytėn herė dhe e udhėhoqi nė njė jetė tė qetė nė Medjen.

Ata qė bėjnė vepra tė mira do tė shpėrblehen me mirėsi mė tė mėdha dhe s’do tė kenė pse tė frikėsohen nė atė Ditė. (Kur’an, 27:89)







ARRITJA E TIJ NĖ LUGINĖN TUVA
dhe
FRYMĖZIMI I PARĖ

[/b]




Musai respektoj marrėveshjen qė bėri me plakun dhe qėndroi nė Medjen pėr shumė vite. Nė fund tė kohės sė pėrcaktuar, domethėnė, kur marrėveshjes i erdh fundi, Musai dhe familja e tij u larguan nga Medjeni. Gjatė udhėtimit, Musai pa njė zjarr nė largėsi, nė njėrėn anė tė Malit Sinai, kah i cili po kalonte me familjen e tij. Musai mendoi se do tė mund tė sjellte njė degė tė ndezur nga zjarri pėr tu ngrohur ose tė merrte ndonjė lajm qė andej:

Pasiqė Musai e kishte pėrmbushur afatin e pėrcaktuar dhe po udhėtonte me familjen e vet, vėrejti njė zjarr nė njėrėn anė tė Malit Tur. Ai i tha familjes sė vet: “Qėndroni kėtu, kam parė njė zjarr. Mbase mund t’ju sjell qė andej ndonjė lajm ose ndonjė degė tė ndezur nga zjarri qė tė mund tė ngroheni.” (Kur’an, 28:29)

(Kujto) kur Musai i tha familjes sė vet: “Vėrtetė qė pashė njė zjarr. Unė do t’ju sjell qė andej ndonjė lajm ose sė paku njė degė tė ndezur qė tė mund tė ngroheni.” (Kur’an, 27:7)

Kujto) kur ai pa njė zjarr dhe i tha familjes sė tij: “Pritni kėtu! Vėrtetė qė shoh njė zjarr. Mbase mund t’ju sjell njė degė qė andej ose mbase gjej ndonjė udhėzim atje.” (Kur’an, 20:10)
Kjo ngjarje ėshtė treguese e edhe njė tipari tjetėr tė karakterit shembullor tė Musait. Musai ėshtė njė person shumė i vėmendshėm, i cili me kujdes vlerėson ēdo gjė qė ndodh rreth tij. Ai e din qė Zoti paracakton tė gjitha ndodhitė nė pajtim me njė fat tė caktuar dhe me urtėsinė hyjnore. Pėr kėtė arsye, Musai gjithmonė i mirėpret ngjarjet apo rrethanat e ndryshme duke shpresuar tė nxjerrė ndonjė pėrfitim prej tyre. Vėrejtja e zjarrit nė mal dhe vlerėsimi i situatės nga ai ėshtė mėnyrė e tė menduarit tė veēantė tė njė besimtari vigjilent. Vendimi i tij qė tė shkoj vetėm duke lėnė familjen prapa pėr t’u siguruar pėr sigurinė e tyre ėshtė gjithashtu njė urtėsi shembullore qė iu dhurua nga Zoti.




BISEDA E ZOTIT ME MUSAIN (AS)




Kur Musa shkoi te zjarri nė mal ai u mirėprit nga njė ngjarje e mrekullueshme. Atij iu drejtua Zoti nga njė shkurre. Aty, Zoti rrėfen pėr kėtė frymėzim tė parė nė Kur’an si vijon:

Por kur arriti aty njė zė e thirri atė nga ana e djathtė e luginės sė bekuar, nga njė shkurre: “O Musa! Unė jam Zoti yt, Zoti i gjithė botėrave.” (Kur’an, 28:30)

Dhe kur arriti aty, njė zė e thirri nė emėr: “O Musa! Unė jam Zoti yt. Zbathi kėpucėt (sandalet), se ti me tė vėrtetė qė ndodhesh nė luginėn e shenjtė Tuva. Dhe Unė tė kam zgjedhur ty, kėshtuqė dėgjo mirė se ēfarė tė frymėzohet ty. Sigurisht qė Unė, vėrtetė Unė jam Allahu. Nuk ka zot tjetėr pos Meje, kėshtuqė Mė adhuro dhe plotėso rregullisht faljen e namazit pėr Pėrkujtimin Tim.” (Kur’an, 20:11-14)

Ky ishte frymėzimi i parė qė Musai pranoi, qė e nderonte atė si tė dėrguar tė Zotit, rangu mė i lartė qė njė qenie njerėzore mund tė arrij nė kėtė botė.
Njė pikė e rėndėsishme meriton vėmendje kėtu; Zoti i drejtohet Musait…Zoti e thėrret Musain nga njė dru. Zoti ishte mjaft afėr Musait sa t’i drejtohej atij drejtpėrdrejt. E vėrteta megjithatė ėshtė, Zoti ėshtė gjithnjė aq afėr sa pėr t’ju drejtuar kujtdo. Pėr shembull, gjatė leximit tė kėtyre rreshtave, Zoti ėshtė afėr teje. Ėshtė aq afėr sa tė flas me ty, tė dėgjoj zėrin tėnd dhe t’ju bėj tė dėgjoni zėrin e Tij. Ai mund t’na dėgjoj edhe nėse ne pėshpėrisim. Zoti rrėfen kėtė fakt nė Kur’an me kėtė varg “Zoti ėshtė mė afėr njeriut se sa vet vena e qafės sė tij.” (Kur’an, 50:16)
Pasiqė i tha Musait se zėri qė dėgjon i takon Zotit tė tij, Zoti e pyeti atė pėr shkopin e tij:

“Dhe ē’ėshtė ajo qė ke nė dorėn tėnde tė djathtė, o Musa?” Ai u pėrgjigj: “Ky ėshtė shkopi im mbi tė cilin unė mbėshtetem, me tė cilin shkund gjethe nga pemėt pėr delet e mia dhe mė shėrben edhe pėr punė tė tjera.” (Kur’an, 20:17-18)

S’ka dyshim se Zoti e dinte ēfarė Musai mbante nė dorė. Megjithatė pėr ta udhėzuar Musain dhe pėr t’ia njoftuar atij urtėsinė e Tij, Zoti i tha qė ta hudh shkopin:

“Hidhe shkopin tėnd!” Por kur ai e pa atė tė pėrdridhej si tė ishte gjarpėr u kthye dhe iku dhe nuk shiqoi prapa…(Kur’an, 27:10)

Kur Musai pa shkopin e tij tė shndėrrohej nė gjarpėr e pushtoi frika. Megjithatė, kjo ngarje ishte paraparė tė jetė njė mėsim me anė tė cilit Zoti mėsoi Musain tė mos frikėsohej ndaj askujt pėrveē Tij dhe tė mos i nėnshtrohej askujt tjetėr pos Tij:

…”Mos ke frikė Musa! Vėrtetė qė tė Dėrguarit nuk frikėsohen para Meje.” (Kur’an, 27:10)
Ai tha: “Kape atė dhe mos ke frikė, Ne do ta kthejmė nė gjendjen e mėparshme.” (Kur’an, 20:21)

Nė pajtim me urdhėrin, Musai muar shkopin e tij. Ky shkop mė vonė do tė bėhet njė mrekulli qė do tė pėrdoret kundėr Faraonit. Pas kėsaj, Zoti i dha Musait mrekullinė e dytė:

Fute dorėn tėnde nė gji, do tė dal plotėsisht e bardhė dhe e padėmtuar fare…(Kur’an, 28:32)

Siē na njoftojnė vargjet e mėsipėrme, dora e Musait u shfaq plotėsisht e bardhė, si njė mrekulli nga Zoti. Musai u shqetėsua dhe u ndje i frikėsuar nga kėto gjėra. Megjithatė, Zoti e urdhėroi tė merrte veten dhe tė shkonte me kėto mrekulli te Faraoni:

…Dhe vėri duart nė ije qė tė ēlirohesh nga frika. Kėto janė dy dėshmi nga Zoti yt pėr Faraonin dhe krerėt e tij. Vėrtetė qė ata janė njė popull nė rrugė tė gabuar. (Kur’an, 28:32)




MUSAI (AS) KĖRKON HARUNIN (AS)
SI SHOQĖRUES TĖ TIJ






Pėrgjigjet e Musait ndaj frymėzimeve tė Zotit janė pėrplot me shembuj tė shumtė tė sinqeritetit tė tij. Musai i tha Zotit sinqerisht se kishte frikė, se ngurronte dhe ndjente pasiguri dhe kėrkoi udhėzimin e Zotit. Pėr shembull, ai shprehi brengėn e tij se do tė mund tė vritej nga ndonjė Egjiptian qė kėrkon hakmarrje, pėr shkak se kishte vrarė njė Egjiptian tjetėr. Ai gjithashtu tha se ishte i brengosur pėr paaftėsinė e tij qė tė shprehej rrjedhshėm, duke u frikėsuar se s’do tė mund t’i drejtohej Faraonit ashtu si i takonte njė tė dėrguari. Pėr kėtė arsye kėrkoi qė vėllau i tij Haruni, qė fliste mė rrjedhshėm se ai, ta shoqėronte:

Ai tha: “Zoti im! Unė kam vrarė njė njeri prej tyre dhe kam frikė se do t’mė vrasin. Dhe vėllaun tim Harunin qė ėshtė mė i aftė nė tė shprehur se unė, dėrgoje pra edhe atė me mua si ndihmues pėr t’mė vėrtetuar mua. Vėrtetė se kam frikė se do t’mė quajnė gėnjeshtar.” (Kur’an, 28:33-34)

“Harunin, vėllaun tim. Ma shto fuqinė me tė dhe bėje tė ketė pjesė nė detyrėn time, qė ne tė lavdėrojmė Ty shumė dhe tė pėrkujtojmė Ty shumė.” (Kur’an, 20:30-34)

Prandaj, duhet tė kuptojmė se arsyeja tjetėr pse Musai kėrkoi qė Haruni tė ishte shoqėruesi i tij ishte qė t’i ndihmonte qė mė mirė tė pėrkujtonte Zotin. Ai mendoi se shoqėrimi nga njė person tjetėr do ta shtynte atė qė ta lavdėronte dhe ta lartėsonte Atė mė shumė. Me tė vėrtetė, shoqėrimi me besimtarė tjerė dhe inkurajimi shpirtėror reciprok i tyre janė thelbėsore nė shmangjen e pavėmendshmėrisė, pėr tė cilėn arsye, nė shumė vargje tė Kur’anit, Zoti i kėshillon besimtarėt tė jenė tė bashkuar. Ky ėshtė njė mėsim tjetėr qė besimtarėt duhet ta nxjerrin nga tregimi pėr Musain.
Kėrkesat e Musait u pranuan nga Zoti. Zoti shpalli se Harunit i ishte lejuar ta shoqėronte Musain nė mėnyrė qė ta mbėshteste atė nė misionin e tij te Faraoni si edhe pėr t’i dhėnė forcė atij:

Ai (Zoti) tha: “Padyshim qė Ne do ta forcojmė krahun me vėllaun tėnd dhe me anė tė Shenjave Tona do t’ju japim tė dyve fuqi, qė ata tė mos jenė nė gjendje t’ju dėmtojnė ju. Ju tė dy dhe ata qė do t’ju ndjekin pas, do tė jeni fitimtarė.” (Kur’an, 28:35)

Edhe njė varg tjetėr na rrėfen tė njėjtėn ngjarje si vijon:

Ai i tha: “O Zoti im! Ma hap mua gjoksin dhe lehtėsoma detyrėn time. Dhe zgjidhma nyjen nga gjuha (ma largo mangėsinė e tė shprehurit), qė ata tė kuptojnė fjalėn time. Mė cakto njė ndihmės nga familja ime.” (Kur’an, 20:25-29)

(Musai i tha): “Vėrtetė qė Ti je pėr ne gjithnjė Gjithėvėzhgues .” Ai (Zoti) i tha: “Tė ėshtė pranuar tashmė kėrkesa, o Musa!” (Kur’an, 20:35-36)

Me vlerėsimin e kėrkesave tė Musait, shohim se ai i shfaqi tė gjitha dobėsitė e tij vetjake me ēiltėrsi para Zotit dhe se u lut dhe kėrkoj udhėzim nga Zoti. Ēiltėrsia e lutjes sė tij ėshtė shembull pėr gjithė njerėzit. Njeriu duhet t’i lutet Zotit me pėrulje dhe me sinqeritet duke qenė i vetėdijshėm se ėshtė i dobėt dhe i kufizuar nė praninė e Zotit, i Cili pėrmban gjithēka nėn kontrollin e Tij tė pėrgjithshėm. Zoti din gjithēka dhe dėshmon pėr secilėn vepėr nė tė cilėn pėrfshihet njeriu. Pėr mė tepėr, Ai din edhe mendimet e njeriut. Duke qenė kėshtu, s’ka nevojė qė tė mbahet fshehur ēkadoqoftė nga Zoti.
Si pėrfundim, secili duhet t’i drejtohet Zotit me sinqeritetin dhe zemėrdėlirėsinė qė ai pėrndryshe s’do t’ia shfaqte njerėzve tė tjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
IKJA PĖR NĖ MEDJEN dhe VENDOSJA E TIJ ATJE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vazhdon ikja masive e tė rinjve (Foto)
» Jahė Sadrija: Tė gjithė bashkė nė Gllogjan, atje nė Dukagjin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: HZ. MUSA (a s)-
Kėrce tek: