Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ZEKATI

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

ZEKATI Empty
MesazhTitulli: ZEKATI   ZEKATI Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 4:46 am

ZEKATI

"Faleni namazin dhe jepni zekatin”

Zekati ėshtė njė prej pesė shtyllave mbi tė cilat ėshtė ngritur Islami. Ai ėshtė ibadet - adhurim qė i kushtohet Allahut xh.sh. dhe njėkohsisht ėshtė institucion mjaft i rėndėsishėm pėr myslimanėt. Pėrmes kryarjes sė kėtij obligimi, myslimani e pastron jo vetėm shpirtin e tij, po edhe pasurinė qė ia ka dhuruar dhe mundėsuar Allahu i Gjithėmėshirshėm. Nė Kuran, nė mbi shtatėdhjetė vende, krahas namazit, Allahu e ka pėrmendur edhe zekatin, qė nė fakt vėrteton vlerėn dhe rėndėsinė qė ka ky institucion. Allahu i Gjithėmėshirshėm nė njė ajet tė Kuranit urdhėron e thotė:

"Merr prej pasurisė sė tyre lėmoshė (fjala ėshtė pėr zekatin), qė t'i pastrosh me tė dhe t'ua shtosh begatitė...".(Et-Teube, 103).

Edhe nė traditėn e Pejgamberit a.s., zekati zė vend tė merituar. Pejgamberi a.s. kur e ka dėrguar Muadh bin Xhebelin nė Jemen, tregohet t'i ketė thėnė: "Mėsoji ata se Allahu ua ka bėrė obligim zekatin pėr pasurinė e tyre, tė merret nga tė pasurit e tyre e t'u jepet tė varfėrve tė tyre". Me njė rast tjetėr, Pejgamberi a.s. urdhėron: “Kini dro Allahun, falni pesė kohėt e namazit, agjėroni muajin e Ramazanit, jepni zekatin e pasurisė suaj dhe respektoni prijėsit tuaj, do tė hyni nė Xhennetin e Zotit tuaj".

Bazuar nė ajetet kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s., tė gjithė dijetarėt islam kanė konfirmuar unanimisht se dhėnia e zekatit ėshtė farz - obligim - pėr myslimanė e myslimane.

Kushtet pėr dhėnien e zekatit



Personi obligohet pėr tė dhėnė zekatin, nėse i plotson kėto kushte:

- Pronari i pasurisė tė jetė mysliman,

- I moshės madhore,

- I shėndoshė psiqikisht,

- Pasurinė ta ketė nė pronė tė plotė tė vetėn,

- Pasuria ta arrinė nisabin (shumėn prej kur obligohet

zekati),

- Pasuria ta ketė vlerėn e nisabit gjatė njė viti (kjo nuk vlen pėr tė mbjella dhe fruta).

Nėse personi ka borxhe, sė pari duhet t'i shlyejė ato, e pėr pjesėn e mbetur, ta japė zekatin.


Zekati nė tė holla, ar dhe argjend


Nisabi (pasuria prej nga fillon tė llogaritet zekati) pėr kėtė kategori ėshtė 91,50 gr. ar apo 642 gr. argjend ose kundėrvlera e njėrės prej tyre nė valutė. Sasia qė duhet dhėnė zekat ėshtė 2.5 %. Prandaj, personi qė posedon gjatė njė viti 91.50 gram ar ėshtė i obliguar ta japė zekatin qė me kėtė rast ėshtė 2.29 gram ar ose kundėrvlerėn e tij nė valutė, pra 22.75 €.

Konkretisht, personi qė ka 200 gr. ar, duhet tė japė zekat 5 gr. ar, ose kundėrvlerėn 50 €.

Edhe pėr valuta monetare pėr bazė merret ari, prandaj mbi kėtė rregull llogaritet edhe nisabi nė tė holla e qė ėshtė 910€. (Kjo llogaritje ėshtė bėrė sipas ēmimit tė arit nė treg me dt. 7.10.2004). P.sh. Nė qoftėse personi gjatė njė viti ka pasur nė dispozicion 1.000 €, ai duhet tė japė 2.5%, gjegjėsisht 25 € zekat.

Edhe pėr arin nė sasi mė tė madhe, vlen i njėjti rregull. Llogaritet e tėrė sasia e arit, dhe pėr aq sa ka, duhet tė jap 2,5%.

Nė tė gjitha rastet lejohet tė jepet kundėrvlera e arit ose argjendit qė posedon, nė tė holla.

Nė qoftėse poseduesi tė hollat i ka tė deponuara nė bankė: nė valutė, nė formė tė ēeqeve ose si letra me vlerė, edhe pėr to ėshtė i obliguar ta japė zekatin sipas rregullit tė sipėrpėrmendur.

Zekati jepet edhe pėr paratė qė personi ia ka dhėnė dikujt hua - borxh. P.sh. nė qoftėse personi ka njė shumė tė tė hollave, p.sh. 2.000 €, kurse 1.000 € tė tjera ia ka huazuar ndokujt, me kėtė rast zekati duhet llogaritur pėr 3.000 €.

Ndėrkaq, nė qoftėse huadhėnėsi ėshtė plotėsisht i bindur se huamarrėsi nuk ka se si t'ia kthejė huanė, atėherė, pėr atė sasi ai nuk obligohet tė japė zekat.


Zekati pėr mallra tregtie



Allahu i Madhėrishėm urdhėron:






"O besimtarė, jepni nga tė mirat qė keni fituar dhe nga ajo qė u dhamė prej tokės..." (El-Bekare, 267).

Sumrete b. Xhundubi tregon e thotė: Pejgamberi a.s. na urdhėronte ta jepnim zekatin e mallit tė pėrgatitur pėr ta shitur".

اdo lloj malli qė personi e dedikon pėr tregti (shitblerje), me qėllim fitimi, si: kafshė, mjete teknike, rroba tė ndryshme, artikuj ushqimorė, drithėra, pemė, perime, ndėrtesa etj., detyrohet ta japė zekatin, natyrisht, nė qoftėse i tėrė ai mall vlen mė shumė se vlera 91.50 gr. ar.

Tek ky lloj malli duhet llogaritur qė sasinė e konsideruar e ka nė dispozicion njė vit, prandaj edhe vlerėsimi i tij bėhet nė fund tė vitit.

Poseduesi ka mundėsi qė zekatin e mallit tė tillė ta japė nga i njėjti mall ose edhe kundėrvlerėn e tij nė tė holla, gjithnjė duke llogaritur 2,5 %.


Zekati pėr tė mbjellat (drithėra)



Allahu i Madhėrishėm nė Kuran thotė:


“... Dhe jepni pjesėn e obligueshme (zekatin) ditėn e korrjes sė tyre". (El-En'am, 141)

Allahu i Gjithėfuqishėm, edhe pėr kulturat bujqėsore, pra, pėr bereqetet e tė mbjellave ka caktuar zekat. Pronari ėshtė i obliguar qė me rastin e korrje-shirjeve ta japė zekatin pėr ato bereqete qė i ka mbjellė, siq janė: gruri, misri, elbi, tėrshėra, thekri, patatet, rrepat e tė ngjashme. Nisabi i prodhimeve bujqėsore ėshtė 653 kg.

Pėr rendimentet e marra nga tė mbjellat qė ujiten vetė ose nga shiu (ujitje natyrore), sasia e zekatit ėshtė 1/10 sasi ose 10%.

- Pėr rendimentet e marra nga tė mbjellat qė ujiten nė mėnyrė artificiale - me angazhimin e njeriut, si me anė tė sistemit tė ujitjes, me hidrofor, cisternė e tė ngjashme, sasia e zekatit ėshtė 1/5 sasi ose 5% e sasisė sė marrė.

- Nė rastet kur ujitja bėhet edhe me njėrėn edhe me tjetrėn mėnyrė, sasia e dhėnies sė zekatit ėshtė 7,5 %.

* Dispozitat e pėrmendura mė lart pėr tė mbjellat, vlejnė edhe pėr pemėt.

Koha e dhėnies sė zekatit tė pemėve ėshtė kur pronari i vjel ato.



Zekati pėr kafshėt



Sheriati ka precizuar dhėnien e zekatit edhe pėr kafshėt qė ka pronari: lopė, buallica, dele, dhi etj.

Pėr kafshėt e sipėrpėrmendura nisabi dhe sasia e zekatit ėshtė si mė poshtė:

- prej 30 - 39 lopė ose buallica duhet dhėnė zekat 1 lopė dyvjetėshe,

- prej 40 - 59 lopė duhen dhėnė njė lopė trevjetshe,

- prej 60 - 69 duhen dhėnė 2 lopė dyvjetshe,

- prej 70 - 79 duhen dhėnė 2 (1 dyvjetshe dhe 1 trivjetshe),

- prej 80 - 89 dhuhet dhėnė 2 lopė trevjetshe,

- prej 90 - 99 duhet dhėnė 3 lopė dyvjetshe,

- prej 100 - 109 duhet dhėnė 3 lopė (2 dyvjetsh dhe 1 trevjetshe).

Kurse pėr dele e dhi zekati jepet sipas kėtij rregulli:

- Prej 40 - 119 dele ose dhi duhet dhėnė njė dele (ose dhi),

- prej 120-219 duhen dhėnė 2 dele,

- prej 220-320 duhen dhėnė 3 dele. Pastaj, pėr ēdo njėqind mė tepėr, jepet njė dele mė shumė.



Kujt duhet t’i jepet Zekati



Allahu i Madhėrishėm ka pėrcaktuar se kujt duhet t'i jepet zekati:






Sipas kėtij ajeti tė Kuranit, dhėnia e zekatit ėshtė pėrcaktuar:

1. pėr tė varfrit,

2. pėr tė ngratėt,

3. pėr punonjėsit (qė e tubojnė atė),

4. pėr ata tė cilėve u duhen pėrfituar zemrat,

5. pėr lirimin e robėrve,

6. pėr ata qė kanė shumė borxhe,

7. nė rrugėn e Allahut, dhe

8. pėr atė qė ka mbetur nė rrugė pa mjete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
ZEKATI
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Zekati-
Kėrce tek: