Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rregullat, Sunnetet dhe Normat gjatė udhėtimit pėr nė Mekke

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
avatar

Numri i postimeve : 114
Age : 36
Registration date : 26/10/2007

MesazhTitulli: Rregullat, Sunnetet dhe Normat gjatė udhėtimit pėr nė Mekke   Sun Oct 28, 2007 4:43 am

Rregullat, Sunnetet dhe Normat gjatė udhėtimit pėr nė Mekke

HAXHI I DASHUR:

Se pari te rikujtoj disa rregulla, sunete dhe norma rreth haxhit.

1. Porosite familjen tende per obligimet (borxhet)qe ke ndaj te tjereve dhe obligimet qe kane ndaj te teje.

2. Nise rrugen tende per hire te Allahut te Vetem i Cili nuk ka shoke duke patur si qellim kryerjen e obligimt ndaj Tij dhe perfitimin e Kenaqesise se Tij me te gjitha veprat, fjalet dhe shpenzimet tua qe i bere per te.

KUJDES !!!... KUJDES !!!... Ke parasyshe mos te jet shkak i daljes(shkuarjes) tende ne haxh apo umreh per te thene njerezit se je bere haxhi e te drejtojne gishtin nga ti apo per mburrje dhe kryelartesi, per arsye se kjo e tera eshte syefaqesi (rijae), gje qe i shkatrron (humbe) te gjitha veprat e njeriut . Le te jene veprat tua vetem per hire te Allahut dhe arritjes se Kenaqesise se Tij.

3. Le te pershendese familja ty ashtu si na ka mesuar i Derguari (paqja dhe bekimi qofte mbi te)

Esteudiu-llahe dineke ve emaneteke ve havatime ameleke
(Ne mbrojtjen tende qofshin feja jote, besa dhe fundi i puneve tuaja)

Kurse ti thua:

Esteudiukumu-Ilah el-ledhi la tediu veda'iuhu
(U le nen kujdes te Allahut i Cili nuk i humb porosite e Tij)

4. Mos harro duane e hipjes ne mjetin e udhetimit:

Bismilah, Ve-lhamdulilah [subhan-eldhi sehare lena hadha ue ma kun-na lehu mukrinin ue in-na ila Rabbina le munkalibun], elhamdu lilah, (3 here), Allahu ekber, (3 here) subhaneke Allahumme inni dhalemtu nefsi fegfirli, fe innehu la jegfiru dhunube il-la Ente.

(Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Allahut, i Lartemadheruar qofte Ai i cili nenshtroi keto per ne, sepse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete; ne me te vertete te Zoti yne do te kthehemi; falenderimi i qofte Allahut, falenderimi i qofte Allahut, falenderimi 1 qofte Allahut, Allahu eshte me i Madhi, Allahu eshte me i Madhi, Allahu eshte me i Madhi, i Lartesuar qofsh o Zoti im, une 1 kam bere dem (zullum) vetvetes, prandaj me fal mua, sepse askush pervec teje nuk i fale mekatet).

Dhe duane e udhtimit:

Allahu ekber, Allahu ekber , Allahu ekber! Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kun-na lehu mukrinin ve ina ila Rabina lemunkelibun. AII-Ilahum-me inna neseluke fi seferina hadha el-birre ve takva ve minel-ameli ma terda , Allahum-me hev-vin alejna seferena hadha vetvi anna buedehu, Allahum-me inni eudhu bike min veathais-sefer ve keabetil-mendhar ve su-il-munkaleb fi-lmali vel-ehl.

( Allahu eshte me i Madhi, Allahu eshte me i Madhi, Allahu eshte me i Madhi
I Lartmadheruare qofte Al qe i nenshtroi keto per ne, sepse ne nuk do te kishim mundesi ta benim kete. Ne me te vertete te Zoti yne do te kthehemi. O Zoti yne, te lutemi qe ne udhetimin tone te na mundesosh te bejme miresi dhe te jemi te devotshem, te bejme vepra me te cilat Ti je i kenaqur . O Zoti yne, na e lehteso neve udhetimin tone dhe na e bej te rehatshme rrugen. O Zoti yne, Ti je Shoqerues ne udhetim dhe Mbrojtes i familjes sone. O Zoti im, kerkoj qe te me mbrosh nga veshtiresite e udhetimit dhe nga shikimet qellimkeqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje).

5. Behu shoqeruesi me i mire i shokve te tu ne udhetim. Largoju genjeshtres, gibetit(pergojimit )thashe-thenive, pabesueshmerise dhe ndalo(ule) shikimin ndaj gjerave te ndaluara, thote Allahu i Lartesuar:

"Haxhi eshte ne muajt e caktuar e kush ben (ia fillon ta zbatoj) haxhin ne keto muaj, nuk duhet qe ti afrohet gruas, nuk bene te merre neper kembe dispozitat e sheriatit, e as te shkaktoj polemike (grindje)" [El-Haxh, 197]

Fjala ER-REFETH ne kete ajet do te thot sic e kane komentuar mufes-sirinet (shpjeguesit)e Kur'anit; Iargimi nga mardheniet me gruan dhe fjaleve te kota. Kurse EL-FUSUKE-do te thote sharje (ofendim), thirje e njeri-tjetrit me llagape dhe mekatet. EL-XHIDAL-te thelluarit ne debate dhe diskutime pa te drejte.

6. Largoju mekateve te fshehta dhe te dukshmeve, ndihmo ne te mire, urdhero ne te (ne te mire) dhe ndalo nga e keqja.

7. Qendro gjithmone i buzeqeshur, zemermire dhe behu durimtar.

8. Sa here qe te ngjitesh ne ndonje vende te larte thuaj: (Allahu ekber) dhe sa here qe te zbresesh poshte thuaj: (subhan-Allah) sepse kjo eshte ajo qe ka praktikuar i Derguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin gjithmone mbi te).

9. Mos harro asnjehere gjate udhetimit tend, se je nisur per te kryer adhurimin me te madh ndaj Allahut, dhe falenderoje Allahun qe ta lehtesoi ty shkuarjen ne Haxh.

a) Lexim te Kur'anit e ne permendjen e Allahut.

b) Leximin e librave te dobishem dhe lute Allahun te te shtoje dijen qe te ben dobi.

c) Kujdesu qe te falesh namazet me xhemat dhe keshilloi edhe ata qe jane me ty ta kryejne Namazin ne kohe.

d) Shpeshto lutjet (duate) dhe lstigfarin (ti kerkosh Allahut te te fale gabimet).

e) Dije se Allahu xh.sh eshte Mbikqyresi yt dhe kryej veprat me sinqeritet ndaj Tij .

CFARE DUHET BERE KUR TE FILLOJME HAXHIN

Para se te vishet ihrami eshte e preferueshme

1. Marrja e guslit (pastrimi i tere trupit)
2. Parfumosja e trupit duke patur kujdes qe parfumi mos te bie mbi ihrame.
3. Pastrimi i vendeve te turpshme (menjanimi i qimeve).
4. Nuk lejohet veshja e rrobave te qepura si: pantallona, kemisha, etj...nuk lejohet gjithashtu mbulimi kokes dhe eshte e preferueshme qe gjate ihramit te mbathesh pantofla (papuce).

- Kurse sa i perket gruas, i lejohet asaj te veshe cdo gje por te mos jete veshje per burra dhe te jete e gjere. Keto qe permendem me lart duhet te behen ne Mikat ndersa ti meqe udheton me aeroplan dhe nuk qendron ne mikat i ben keto gjera (guslin, pastrimin, parfumosjen...)para se te ngjitesh ne aeroplan kurse veshja e ihrameve dhe njeti (hyrja ne ihram) behet ne aeroplan pas sinjalit nga udheheqesi i udhetimit.

Gjate hyrjes ne ihram thua: "Lebejk Allahum-me umreten mutemetian ilel-lhaxh".

Pas njetit i preferohet haxhiut te thote telbijen derisa ta filloj tavafin.

(Tebija eshte: Leb-bejk Allahum-me leb-bejk, leb-bejke la sherike leke lebejk, in-nel hamde, ve niamete leke, vel mulk, la sherike lek).

Burrat gjate thenies se Telbijes e ngrejne zerin mirpo mos te jet ne menyre grupore per shkak se i Derguari i Allahut dhe sehabet nuk e kane bere ashtu. Gruaja e ule zerin nese eshte ne pranin e burrave.

VEREJTJE: Nese haxhiu frikesohet se nuk do te munde ta perfundoj haxhin per shkak te ndonje semundjeje, apo dic tjeter, atehere thote (kushtezon) kur hyn ne ihram(gjate njetit): "fe in habeseni haabisun fe mehil-li hajthu habesetni". Qellimi i ketij kushtezimi eshte: nese haxhiut i ndodh ndonje pengese qe e ndalon kryerjen e haxhit i lejohet ta nderprese ate, duke mos kompensuar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://mujahideen.forumotion.com
 
Rregullat, Sunnetet dhe Normat gjatė udhėtimit pėr nė Mekke
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enigma e udhėtimit nė kohė
» Hilmi Saraēi: Aziz Zhilivoda luftėtar dhe udhėheqės i shquar pėr Shqipėrinė etnike (1912 - 1994) (VI)
» Shevki Sh. Voca: Mitrovica nė udhė pėrshkrimin e Branislav Nushiqit
» Tė respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhėtarėve
» Haradinaj: Me Kosovėn po udhėheqin flliqanat, sllovenėt dashuri pėr Serbinė (Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Haxhxhi-
Kėrce tek: