Thirrja Islamike
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrja Islamike

Selam Alekum Vellazun e Motra Mir Se Erdhet Ne Forum Thirrja Islamike Ne Ket Forum Dot Gjeni Video Ligjerata Filma Nga Mujahideen e Shum Gjera Tjera Po Ashtu Mudeni Ta Nidgjoni RAdio Pendimi 24 Ore Online Ju Deshiroj Te Kaloni Qaste Sa Ma Te Bukura
 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pozita e femrės para dhe pas Islamit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Pejonalija
Admin
Pejonalija


Numri i postimeve : 114
Age : 43
Registration date : 26/10/2007

Pozita e femrės para dhe pas Islamit Empty
MesazhTitulli: Pozita e femrės para dhe pas Islamit   Pozita e femrės para dhe pas Islamit Icon_minitimeSun Oct 28, 2007 4:28 am

Pozita e femrės para dhe pas Islamit
Para Islamit gjithė popujt e tokės e ulnin dhe e zhvlerėsonin femrėn. Derisa mė sė shumti nga ajo qė kishin arritė ata ishte gjykimi i tyre perfundimtar: pranimi dhe miratimi i femres si qenie njerėzore, e qe nuk mund tė diskutohej vlera, nderimi dhe barazia e saj me mashkullin ne tė drejta dhe obligime. Ajo tek disa popuj konsiderohej vetėm si mjet zbavitje dhe shfrenimi dhe kėtė mund ta kuptojmė mė mirė tek fjalėt e Dimostinit, i cili tha: "Ne i marrim laviret pėr kėnaqėsi dhe marrim tė dashurat pėr pėrkujdesjen shėndetit tonė dhe i marrim gratė qė tė kemi femijė tė ligjshėm".
Tek romaket kishte tė drejtė prindi apo burri ta shesė atė pėr ke tė dojė. Ndėrsa tek arabet kishte tė drejtė i biri i burrit tė saj ta trashėgojė atė ashtu siē i trashėgon gjitha gjėrat tjera nga prindi i tij. E shpetimi mė i madh i saj ishte nėse ajo nuk varrosej pėr sė gjalli. Kėshtu njejtė trajtohej edhe tek persianet, indianet dhe popujt e tjerė.
Deri nė kėtė kohė askush nuk mendoi pėr ndonjė kthese rrenjėsore nė kėtė drejtim, e as qė ndėrmori dikush gjė pėr tė drejtat e saja. Deri kur?
Deri kur erdhi Islami, i cili njohu barazinė e saj me mashkullin dhe ia dha tė drejtat e saja tė plota, qė ta shpėtojė nga ky trajtim i tmerrshėm dhe i turpshėm, dhe ta ngritė atė nė vendin e saj tė duhur dhe meritues.
Si e ndryshoi Islami kėtė gjendje dhe ēfarė tė drejta dhe barazime i dha asaj?


Barazia nė zanafille tė njerėzimit:
Erdhi vendimi islam dhe nė formė tė prerė sqaroi prejardhjen dhe origjinen e llojit njerėzor dhe atė ne shumė ajete, si: "O ju njerėz, kinie frikė Zotin tuaj, i Cili ju krijoi prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra." [En-Nisa, 1]
Si dhe nė ajetin tjeter ku thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju njerėz, vėrtetė Ne u krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndėrmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqiat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshem dhe hollesisht i njohur pėr ēdo gjė."



Barazia nė pėrfundim dhe gjykim (llogaritje):
Ashtu siē erdhi vendimi pėr krijimin e llojit njerėzor nė fillim, ashtu do tė jetė edhe perfundimi i tyre, qofshin ata meshkuj apo femra, tė gjithė do tė gjejnė shperblimin apo ndeshkimin e tyre, varesisht nga puna qė kanė punuar nė dunja.
Siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qe ka punuar. Dhe se mundi i tij mė vonė (Diten e Gjykimit) do tė shihet. Pastaj, ai shperblehet me shperblimin mė tė plotė. Dhe se kthimi i fundit do tė jetė tė Zoti yt."
Apo siē thotė: "Zoti i tyre iu pėrgjigj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humbi mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr."
Si dhe nė ajetin: " Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull apo femėr duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u behet fare padrejtesi."



Barazia nė tė drejta dhe obligime fetare:
All-llahu [subhanehu ve teala] dėrgoi pejgamberė dhe zbriti libra drejtuar njerėzimit, drejtuar meshkujve dhe femrave pa kurrfar dallimi. Dhe personaliteti femėror krahas me atė mashkullor ėshtė i njejtė nė urdhėrat dhe ndalesat e Islamit. Dhe nga ajo kėrkohet qė tė besojė nė All-llahun Njė, nė librat dhe pejgamberėt e Tij, dhe gjithashtu tė ketė kujdes dhe mos tė afrohet nė prostitucion, alkool, etj. Ajo ka pėrgjegjėsi tė plotė nė tė gjitha kėto, sikurse mashkulli.
Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Nuk ka dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e All-llahut e shumė pėrmendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje (mekatėsh) e shpėrblim tė madh."
Si dhe ajeti: "Atyre qė mohuan (pabesimtarėt), Allahu ju sjell shėmbull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato tė dyja ishin nė kurore tė dy robėrve tė mirė nga roberit Tanė, por ato tė dyja i tradhtuan (ne fe) ato tė dy dhe kėta tė dy nuk mund t'i mbrojnė fare tek Allahu, e atyre dyjave u thuhet: "Hyni tė dyjat nė zjarrė sė bashku me ata qė hyjnė". E atyre qė besuan, Allahu u solli shembull gruan e Faraonit, kur ajo tha: "Zoti im, mė bė njė vend pranė meshirės Sate nė xhennet dhe me shpeto prej Faraonit e brutalitetit tė tij dhe mė shpėto prej popullit mizor! Edhe Merjemen bijen e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e Ne prej anės Sonė i frymezuam njė shpirt e ajo i besoi fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme."



Barazia para drejtėsise dhe gjykatės:
Femra gjithashtu ka edhe mborjtjen e shtetin dhe ka tė drejtė tė paraqet nė gjyq nėse i behet shtypje a dhunė.
Thote All-llahu [subhanehu ve teala]: "O ju qė besuat, vazhdimisht tė jeni deshmues tė drejtė pėr hirė tė All-llahut edhe nėse ėshtė kundėr vetvetės suaj, kunder prindėrve ose kurndėr tė afėrmėve, le tė jetė ai pasanik ose varfnjak, se All-llahu di mė mirė pėr ta. Mos ndiqni pra emocionin e t'i shmangeni drejtesise."
Dhe shumė prej grave, tė cilat shkonin tė Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dhe ankoheshin pėr padrejtėsitė qe u bėheshin nga tė afėrmit e tyre, apo nga dikush tjeter, e ai [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i ndihmonte dhe largonte padrejtesine prej tyre. Siē ėshtė rasti me atė tė cilėn e ndaloi vėllau i saj tė martohet me atė qė ajo dėshironte, dhe ajo shkoi dhe iu ankua Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pastaj zbriti ajeti: "Nėse pelqejne mes vete ashtu si kerkojnė rregullat, mos i pengoni qe te martohen per burrat e tyre".
Poashtu edhe rasti i asaj, tė cilėn deshti ta martoi babai i saj, per atė qė ajo nuk dėshironte, e pastaj ajo iu ankua Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ai ia dha tė drejtėn qė tė zgjedhe ajo vet, e ajo tha: "Une pranoj ate qė ka dashur babai im, por deshta t'ua bėj me dije grave tė tjera,s e nuk ka prindi nė kėtė ēėshtje tė drejtė."



Barazia nė rrethin familjar:
Paraqet Islami barazinė ndėrmjet tė drejtave dhe obligimeve ndaj gruas nė rrethin familjar, ku thotė All-llahu [subhanehu ve teala]: "Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė bashkėshortėsi."
Gjithashtu Islami paraqet tė drejtėn e saj nė konsultimin familjar, nė lidhje me ēėshtjet e familjes, femijėve siē thotė Allahu [subhanehu ve teala] nė lidhje me ndėrprerjėn e gjidhėnies sė fėmiut: "E nėse pas njė konsultimi dhe pelqimi (prinderit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen (me heret) e gjirit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta."
Keshtu pra Islami e ngriti femren dhe ia dha vlerėn dhe tė drejtėn qė i takon dhe e meriton.
Ve subhaneke Allahumme ve bihamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke e etubu ilejke
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://mujahideen.albanianforum.net
 
Pozita e femrės para dhe pas Islamit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Thirrja Islamike :: Feja dhe shoqėria-
Kėrce tek: